BREAKING NEWS

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë në Mamurras, plagosen rëndë dy efektivë, nisen me urgjencë në spital

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë
x

Opinion / Editorial

Edhe z.Sali Berisha duhet të jetë subjekt i dekriminalizimit

Edhe z.Sali Berisha duhet të jetë subjekt i dekriminalizimit

Dihet që është në interes të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, që të ketë në Parlamentin e tij njerëz me integritet të lartë dhe patjetër me një figurë të pastër morale dhe politike. Deri tani faktet kanë treguar se anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë janë zgjedhur njerëz pa integritet dhe me rekorde kriminale të fshehura prej drejtësisë shqiptare prej kohësh. Këta njerëz me veprimet e tyre dashakeqe duke qenë në postet drejtuese të shtetit apo Parlamentit i kanë bërë dëm Shqipërisë, duke sjellë destabilizim në jetën politike dhe ekonomike të Shqipërisë në çdo aspekt të jetës. Këta drejtues shtetërorë gjithashtu i kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë shqiptare. Me veprimet e tyre në interes të pushtetit personal, karriges së tyre, partisë së tyre apo dhe interesave të familjes së tyre, ata kanë dëmtuar dhe janë bërë pengesë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ngjarjet e skemave piramidale, destabilizimi i vendit 1997 me hapjen e depove dhe pajisjen e popullit me armë luftarake, manipulimet zgjedhore të 1996, shpërthimet në Gërdec, dalja e opozitës nga Parlamenti, vrasja e njerëzve në bulevard, vazhdimi i luftës së klasave, pushimet masive nga puna për motive politike, janë ngjarje të dënueshme nga populli shqiptar, ku organizatorët dhe zbatuesit e tyre duhet të jenë subjekt i dekriminalizimit. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të japin llogari ligjore përpara drejtësisë shqiptare. Ambasadorja amerikane Kim ka përsëritur vazhdimisht, por edhe tani me rastin e zgjedhjeve që: “Udhëheqësit e partive për zgjedhjet e 25 prillit të sigurojnë lista të pastra, ku partitë politike të distancohen nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit”. Ambasadorja Kim ka rënë dakord me përfaqësues të shoqërisë civile dhe drejtuesit e partive, që ata të angazhohen seriozisht për të verifikuar kandidatët e tyre, duke bërë të mundur të sigurojnë lista sa më të pastra. Ajo në një takim në qytetin e Elbasanit u shpreh se: “Disa kandidatë duhet të skualifikohen, pasi ata përbëjnë rrezik për SHBA,si rrjedhim edhe për Shqipërinë”. Sipas saj: Janë tre persona, që sekretari amerikan i shtetit ka përcaktuar dhe që nuk duhet të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo deklaron: “Votuesit shqiptarë duhet të bazohen edhe te dyshimet e SHBA”. Ambasadorja ka kërkuar që: patjetër të bëhet vetingu i kandidatëve. Ambasadorja amerikane në bazë të Departamentit Amerikan të shtetit dhe vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit më prill 2018 se :- i ka ndaluar publikisht Tom Doshit hyrjen në SHBA si: “I përfshirë në mënyrë sinjifikative në korrupsion”, siç ka bërë edhe për Adriatik Llallën. Në fakt edhe kryetari i Partisë Demokratike z Lulzim Basha në bisedë me kreun e CDU -Armin Laschet dhe si përfaqësues i politikës austriake ka deklaruar se: “Në listën e PS ka ende njerëz me rekorde të zeza kriminale”. Faktet flasin që edhe në Partinë Demokratike të z. Lulzim Basha, në listat e saj për zgjedhjet e 25 prillit, ka njerëz me rekorde kriminale dhe që duhet të jenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, i cili po kërkohet të zbatohet jo formalisht, po vetë nga PD. Mendoj që subjekt i dekriminalizimit dhe i figurës duhet të jetë edhe ish-presidenti, ish-kryeministri i Shqipërisë, deputet i Shqipërisë në të gjitha legjislaturat dhe ish-kryetar i Partisë Demokratike z Sali Berisha. Skemat piramidale zënë fill qysh 1991 me Hajdin Sejdinë dhe pastaj në 1993 nga Sudja, Vefa, Gjalica dhe kështu me radhë. Funksionimi i tyre nuk kishte një bazë ekonomike. Ajo nuk bazohej te puna dhe prodhimi i të mirave materiale, por funksiononte si një piramidë në bazë të së cilës qëndronte interesi në një përqindje. Dihet që sipas logjikës ekonomike falimentimi ishte i pashmangshëm. Qeveria e asaj kohe me në krye z. Sali Berisha duhet të ndërhynte për ndalimin e tyre. Ai jo vetëm që se bëri këtë gjë, por z. Sali u shpreh atëherë se: Këto para ishin të pastra dhe se mos kini frikë nga kjo. Falimentimi i tyre solli revolta të mëdha dhe destabilizim të vendit, krijimin e bandave dhe vrasjeve masive të njerëzve dhe sulmim të institucioneve shtetërore. Revolta e njerëzve solli hapjen e depove ushtarake dhe pajisjen e popullsisë shqiptare me këto armë. U plaçkitën depot ushtarake dhe djersa e popullit shqiptar gjatë gjithë kësaj kohe. Z. Berisha jo vetëm që nuk u mundua ta ndalonte këtë tragjedi, por dha urdhër që të mos mbroheshin depot ushtarake “nga populli”. Gjithë ngjarjet dhe vrasjet kriminale që po ndodhin sot, e kanë pikënisjen qysh nga ajo periudhë e rrëmbimit të armëve nga depot ushtarake. Brutaliteti i tij vazhdoi me manipulimet zgjedhore të 1996, ku manipulimet ishin brutale dhe të dhunshme. Ato u dënuan nga Amerika dhe BE. Sulmi ndaj institucioneve, marrja e televizionit me dhunë, dalja e tankeve në bulevard, janë dorë keqdashëse e këtij zotërie. Edhe ngjarjet e Gërdecit, ku shpërthimi mori jetën e 27 njerëzve të pafajshëm disa edhe fëmijë, ishte një pakujdesi dhe nënvleftësim i situatave dhe rregullave ushtarake, që mund të ndodhin nga materialet shpërthyese ushtarake. Zbatimi i luftës së klasave si në periudhën e diktaturës ishin direkt vepër e këtij njeriu. Kundërshtarët politikë ai i shihte si armiq të pushtetit të tij dhe i persekutonte deri lirinë dhe në uri. Ai arriti deri aty sa; edhe të vdekur njerëzit në varreza t’i ndante në parcela, ku të persekutuarit qëndronin më vete, njëlloj si kulakët e Enverit. Edhe festimi i ditës së çlirimit me dy data ku partia e tij festonte më 28 nëntor është një vepër e tij për të përçarë popullin duke edhe mohuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dalja nga Parlamenti i opozitës ishte një veprim ekstremist dashakeq i tij, duke patur si qëllim të prishë dhe acaruar jetën politike në Shqipëri, duke nxitur fillimin e revoltave deri në destabilizimin e vendit. Largimi i opozitës nga Parlamenti u dënua nga të gjitha vendet europiane dhe Amerika. Gjykoj që veprimet e tij kanë qenë destabilizuese dhe dashakeqe gjatë gjithë periudhës së tij në pozitë dhe opozitë. Mendoj që ai patjetër duhet të jetë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.