BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Edi Rama, bëhu “gjeneral me katër yje”

Edi Rama, bëhu “gjeneral me katër yje”

Me sa duket kryeministri i sotëm i vendit Edi Rama nuk e përktheu siç duhet thelbin e 1 milion votave që e mbajtën në pushtet ose nuk do t’i kuptojë. Ato nuk ishin vetëm dashuri e votuesve ndaj tij por ishin edhe një shfryrje e inatit ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe shpurave të tyre. Shkurt ato ishin edhe një mosaprovim ndaj drejtimit të shtetit prej këtyre të fundit dhe ishin njëkohësisht këmbana të fuqishme për t’i kujtuar Edi Ramës se nuk duhet të kishte asgjë të përbashkët me kulturën e tyre drejtuese dhe prisnin me padurim një kthesë rrënjësore nga ekipi i tij, meqë tashmë kishte edhe timonin edhe tepsinë vetëm për vete, siç e kishte kërkuar. Tjetër pritshmëritë dhe tjetër realiteti. Sepse siç ka thënë i zgjuari popull “nga e thëna në të bërë shkon në mes një lumë i tërë”. Dikur ka qenë lumë sot është bërë det. Në këtë kuadër po i kujtojmë kryeministrit ato që prisnim dhe jo ato që ka realizuar sepse këto të fundit na i kujton ai vetë përditë përmes televizionit të tij dhe përmes postimeve të çdo mëngjesi në FB. Dhe meqë jemi tek TV, ky është një tejkalim i paparashikuar i tij ndaj ish-paraardhësit të cilin e kritikonte se dilte në ekran disa herë në ditë. Ai vetë tashmë është gjithë ditën në ekran sa na është bërë si pjesëtar familje. Por ajo që kryeministri i sotëm nuk mundi të ndryshonte nga paraardhësit është shpura që ai mban me vete në drejtim. Kabineti i tij është ngjashëm i me ata të mëparshmit. Nëse vetë kryeministri edhe mund të krahasohet me një makinë luksi si Mercedes Benz, ata që ka marrë me vete për të drejtuar janë nga makinat më të dobëta në qarkullim. Duke mos vlerësuar nivelin intelektual apo profesionalizmin në përzgjedhjen e ministrave ai zgjodhi të ndjekë praktikën e paraardhësve: ata që punuan shumë në fushatën elektorale do të jenë “gjeneralët” e mi. Por gjeneralët me sa duket nuk i kanë merituar gradat dhe tashmë atij i duhet të drejtojë edhe me “kapitenë” e “majorë” dhe që nuk përputhet grada me vendin e punës. Kjo ka vazhduar edhe poshtë, në drejtimin vendor. Vetëm drejtuesit e partisë kanë marrë poste drejtuese dhe edhe kur drejtojnë me paterica, ata vetëm thjesht qarkullojnë në një institucion tjetër. Me sa duket në lëvizjet e fundit kryeministri e ka kuptuar këtë çalim dhe po merr masa për ta korrigjuar. Më mirë vonë se sa kurrë. Por defekti më kryesor i kryeministrit, pasojë edhe e praktikave të mëparshme është mos ndëshkimi. Në gjithë historinë njerëzore njerëzit fajtorë janë ndëshkuar sipas nivelit të fajit që kanë bërë. Për të mos rënduar shkrimin nuk po marrim shembuj që janë të shumtë. Vetëm kryeministri ynë nuk e njeh këtë shembull. Të paktën deri tani ai nuk ka “kamzhikuar” asnjë prej vartësve të tij, madje ka dalë në mbrojtje edhe të atyre që opozita ia ka demaskuar me fakte e dokumenta. Fillimi i ndëshkimit për ata që nuk mbajnë ritmin e punës dhe sukseseve që kërkon kryeministri nuk do të ishte thjesht vetëm një veprim i barasvlershëm me pastrimin e ndërgjegjes së drejtimit, por do të ishte edhe një shkollë e menduar mirë për ata që do të vinin të punonin me kryeministrin. Do të ishte një paralajmërim që atyre do t’u vinte sipas praktikës: nëse edhe ju nuk jeni të aftë të ndiqni ritmin e qeverisë sime i njëjti fat ju pret. Por me sa duket vënia në poste drejtuese e militantëve të partisë ia mbyll gojën kryeministrit dhe ia ul nivelin e mprehtësisë së sëpatës së ndëshkimeve edhe me faktin se këta militantë i ka të gatshëm të bëjnë njërën për të marrë votat që i duhen në çdo votim. Harron kryeministri se duke marrë nën sqetull një drejtues të paaftë largon nga kutia e votimit dhjetra qytetarë që gjatë katër viteve vetëm ankesën kanë si armë, por kur vjen puna njëherë në kaq kohë kanë “topin” e votës që ia shkërmoqin atij fitoren. Duke marrë shkas nga fakti që kryeministri i sotëm merr pjesë dhe është i pranishëm në çdo eveniment edhe tek ata të parëndësishmit dhe duke ma lejuar edhe vetë mosha dhe përvoja jetësore më e madhe do ta këshilloja atë të bëhej “gjeneral me katër yje”. Nëse nuk e di apo nëse nuk ia kanë thënë këshilltarët e tij të shumtë po ia kujtoj publikisht. Që të bëhesh gjeneral me katër yje, që në nivel drejtimi barasvlerësohet me postin komandues si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane në SHBA, ku ne marrim gjithmonë më të mirat në drejtim, duhet me patjetër që të planifikosh, të drejtosh dhe të fitosh një luftë reale. Nëse shikon edhe historinë botërore jo më kot në pothuajse njëherë në katër vjet do të bëhet një luftë në terren. Mirëpo kandidati për gjeneral me katër yje nuk mund të ndodhet në vijën e frontit. Sidomos në ditët e sotme kur teknologjia ka arritur nivele të paimagjinueshme dikur, kandidati drejtimin e bën me qindra-mijëra kilometra larg frontit. Por ai në çdo moment njihet deri në centimetra me atë front. Ai ndodhet në një vendkomandë të sigurtë në vendin e tij dhe përmes hartave dixhitale jep udhëzimet përkatëse për çdo gjeneral, kolonel, major e oficer të gradave më të ulta e deri tek ushtari më i thjeshtë, me të cilët do kurorëzojë fitoren që do ta çojë në postin që ëndërron dhe pretendon. Ndaj edhe ju kryeministër bëhuni “gjeneral me katër yje”. Nuk ka nevojë të inspektosh çdo rrugë, çdo ndërtim të ri apo çdo kanal që hapet. Bëje një herë në muaj transparente dhe publike mbledhjen e qeverisë dhe përmes “hartave dixhitale” bëj ballafaqim të çdo ministri me detyrat që mori në fillim të muajit me realizimet. Ai që ka mbajtur hapin me ritmin tënd le të rrijë në kolltukun e ministrit. Ai që nuk ka mundur ta bëjë këtë le të shkojë me shokët. Doni një shembull të gjeneralit me katër yje në vendin tonë shoku kryeministër? Ka qenë Bujar Leskaj, në drejtim të KLSH. (Mund të mos ju pëlqejë krahasimi ngaqë ai është në krahun tjetër të politikës, por unë e them të vërtetën edhe kur ajo më godet mua). Ai mbase nuk e di se ku e kanë ndërtesën dhjetëra ish-komuna dhe bashki, por ka çuar aty “gjeneralët” e tij që kanë zbërthyer çdo dokument dhe kanë nxjerrë konkluzione pa parë se ajo njësi drejtimi është e majtë apo e djathtë. Këtë e vërteton dengu me denoncime që ai ka çuar në prokurori për shkeljet e vërejtura. Është tjetër histori fakti se prokuroria deri tani ka fjetur mbi këto denoncime. Ndaj edhe ju kryeministër, bëhuni “gjeneral me katër yje” se edhe vetë do të ndjeheshit më të qetë në drejtim, por jam i sigurt se edhe punët do të ecin më me ritëm.