BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Edi Rama bëje qeverinë dhe administratën “Robin Hudin” shqiptar

Edi Rama bëje qeverinë dhe administratën “Robin

Është i njohur nga të gjithë legjenda Robin Hud, hero i folklorit anglez. Shquhej në përdorimin e harkut dhe shpatës. Është i njohur pasi ai u vidhte pasurinë të pasurve dhe ua shpërndante të varfërve, i ndihmuar nga një grup që njiheshin me emrin "Shokët e Lumtur". Robin Hudi u bë një figurë popullore e folklorit duke filluar që në kohët e mesjetës e në vazhdim përmes letërsisë moderne, filmave dhe televizionit. Në burimet e hershme Robin Hudi është je njeri i thjeshtë. Në aspektin politiko- ekonomik nuk ka asnjë përngjasim midis Anglisë mesjetare të kohës së Robin Hudit dhe Shqipërisë së sotme por unë mendoj se kësaj Shqipërie i duhet një i ngjashëm me këtë hero të popullit anglez. Një i përngjashëm në thelbin e veprimit dhe jo në metodat që ai ka përdorur, sepse thjeshtë duhet pohuar se sot shpata është një relikte e kohës dhe vetëm kaq. Unë nuk them një i përngjashëm nën petkun folklorik por në atë real. Dhe konturin e Robin Hudit në Shqipërinë e sotme e bën vetëm qeveria dhe administrata që ajo ka në varësi. Nuk them që si trimi anglez kjo qeveri dhe administratë të marrë thasët me vete dhe të shkoj ku të mundet e ti mbushë tek më të pasurit e këtij vendi por përmes ligjeve fiskale dhe tatim–taksave të çojë në “depot” e qeverisë ç’ka i takon qeverisë që më pas po sipas ligjeve bën një rindarje të këtyre fitimeve, po në rrugë ligjore. Është thirrja e tretë që i bëj kryeministrit shqiptar Edi Rama që ti përngjajë figurave të suksesshme njerëzore dhe reale. Përpara gati një viti i kërkoja atij të bëhej “gjeneral me katër yje” nën shembullin nga ushtria më e fortë në botë, ajo amerikane që drejtimin e qeverisë të mos e bënte si sot duke shkelur çdo rrugë e çdo kanal në vend, por përmes zyrës së mbledhjeve të qeverisë dhe ku të kërkonte llogari deri më një nga ministrat dhe ata që nuk i përgjigjeshin ritmit të tij të hapte krahun dhe t’ia linte vendin një profesionisti të suksesshëm. Përpara pak kohësh ia kërkova po qetësisht të bëhej “buldozeri shqiptar” nën shembullin e presidentit të Tanzanisë që nën ligje dhe rregulla të forta e luftojë në pak vjet korrupsionin. Kryeministri mesa kam parë nuk e ka vënë ujin në zjarr. Nuk është faji im. Unë lapsin dhe mendjen kam dhe në këtë kuadër po i drejtohem për një përngjasim të tretë me idenë se “e treta e vërteta”: Zoti Kryeministër, ktheje qeverinë dhe administratën tënde në Robin Hudin shqiptar. Detyroji ata që të çojnë në arkën e shtetit, ajo që është e shtetit sepse duke e pasur këtë arkë plot, do të kesh mundësi ti japësh minimumin jetik çdo shqiptari. Së pari bëje me administratën atë që bëri Napoleon Bonoparti gati dy shekuj më parë. Thirri mbledhje me më të mëdhenjtë e shtetit Bonaparti i madh dhe i pyeti se si ishin me korrupsionin dhe kur i thanë se ishte i lartë, dha urdhër të rritej rroga për administratën. Pas gjashtë muajsh i mblodhi prapë të mëdhenjtë e shtetit dhe kur i pyeti përsëri për korrupsionin, i thanë se ishte përgjysmuar. Ai dha të njëjtën urdhër: Rrisni rrogën e administratës! E pa se donin ta kundërshtonin por ai nuk e ktheu prapa urdhrin. Kur pas gjashtë muajsh i raportonin se korrupsioni ishte përgjysmuar në përgjysmimin e parë dha urdhër të prerë: Tani pushkatojini të korruptuarit. Meqë pushkatimi tashmë nuk lejohet, rriti së pari rrogat e administratës që përmes saj të plotësojnë kërkesat jetësore dhe ata që nuk binden futi tek “shtatë penxheret”. Pallavrat se këtë duhet ta bëjë drejtësia, janë të kota në këtë rast sepse populli ta ka dhënë votën për të qenë prokurori, avokati dhe gjykatësi i Shqipërisë dhe shqiptarët ndaj ata sytë nga ty i kanë që të gjejnë jo vetëm drejtësi por edhe një jetë normale. Nuk mendoj se e ke të vështirë Kryeministër! Harxhoji dy gjysma ore për të pirë dy kafe në dy lokale të zakonshme në kryeqytet, konstato siç ndodh që nëpër tavolina nuk ka kupon tatimorë, gjobit më një shumë të madhe pronarin mendjemadh që nuk zbaton ligjet e miratuara nga qeveria juaj, klientin që pranon ta pijë kafen pa kupon, shkarko dhe gjobit inspektorët përkatës dhe jam i sigurt se lajmi merr dhenë dhe askush nuk do të guxojë të mos çojë nëpër tavolina kuponin përkatës. Kjo është më banalja dhe më e thjeshta. Kam një përvojë vetjake nga jeta në emigracion. Në mjetet e transportit atje nuk kishte fatorino. Shoferi kishte afër ndenjëses së tij një aparat ku kontrolloheshin abonentë (unë kisha një të tillë) dhe biletat. Ai nuk mbante asnjë përgjegjësi nëse dikush hynte pa abone apo pa biletë. Kur shkova njëherë nga njëri qytet në tjetrin me një vendali, tregova abonenë dhe ika në fund të autobusit. Kur erdhi miku i thashë me mentalitetin tim se “kot preve biletë, me kaq shumë njerëz sa ka këtu nuk i kontrollon dot kush”. Miku qeshi dhe nuk foli. Pas dy stacionesh në autobus hipën dy punonjës kontrollor të firmës që siguronte transportin dhe bëri pa ndaluar autobusin kontrollin e biletave një më një. Ne me abone na kërkonin edhe kartën e identitetin që të bindeshin se aboneja ishte e imja dhe jo e tjetërkujt. Kur ata u larguan miku më shpjegojë se bileta që ai kishte prerë kishte kushtuar vetëm 2 euro e 50 cent ndërkohë që gjoba që merrte nëse nuk e kishte biletën ishte 52 euro. Ndaj vetë udhëtari ishte i interesuar që të kishte një biletë, sepse aty “Robin Hudët” nuk njihnin mikë dhe gjobën e kishin gati. “Robin Hudët” e tu “thelën e majme” e marrin tek ndërmarrjet e mëdha që po ta deklarojë me të madhe që edhe sot e kësaj dite punojnë me dy bilance dhe as që duan t’ja dinë për shtetin tënd. Që ende paguajnë punëtorët që punojnë edhe më shumë se 8 orë në ditë, edhe të shtunë e të diel, me më pak se 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Dhe jo vetëm kaq por edhe mburren se po i mbajnë në punë. Të gjithë e dimë se ç’halle mbyll një familje prej katër vetësh me këtë rrogë. Kam qenë i ftuar në një ceremoni të begatë të një prej firmave më të fuqishme në vend që festonte një përvjetor krijimi. Presidenti më kërkoj në mënyrë koefidenciale disa pika referimi në fjalën përshëndetëse dhe me kënaqësi ia plotësova dëshirën. Ndërkohë që shumë prej punëtorëve që panë afrimitetin me të, më ankoheshin se paguheshin shumë pak në krahasim me punën që bënin. Presidenti gjatë përshëndetjes tha edhe një fjali që unë nuk ia kisha rekomanduar: Firma jonë për ju punon, ja shikoni, këtu janë rreth 1500 punëtorë që gëzojnë dhe po hanë gjithë të mirat”. Në fakt tavolinat ishin plot. Kur u gjenda vetëm me presidentin i vura në dukje se me atë fjali e kishte prishur. Habisë së tij iu përgjigja se “ishim ne që po hanim gjithë të mirat nga djersa e tyre”. Nuk jam që fitimet që merr firma ti ndajë në mënyrë të barabartë me punëtorët por ka një përqindje fitimi që vetëm “Robin Hudët” e tu e vërtetojnë këtë dhe marrin masat përkatëse. Unë jam i sigurt se nëse çdo njësi tregtare, çdo firmë prodhuese, më saktë çdo subjekt që vepron në hapësirën shqiptare derdh në arkën e shtetit atë që duhet të derdhë, të mbledhurat janë të mjaftueshme për të plotësuar minimumin jetik për çdo shqiptar. Kjo nuk do të thotë se ata që janë papunë kështu duhet të jenë gjithmonë. Edhe këtu hyn në lojë administrate jote. Përmes punëve publike, siç ndodh në shtetet modern ata aktivizojnë të papunët dhe ata që refuzojnë ua ndërpret dhënien e asistencës. Po të jap një tjetër shembull nga emigracioni im Kryeministër: Pyes kryetaren e Komunës se si e përcaktonin ata minimumin jetik dhe ajo më shpjegonte se ”janë bërë përllogaritje të sakta që ai që paguhet me të ushqehet dhe blen rroba të zakonshme për vete dhe fëmijët por nuk ka mundësi të shkojë në kinema apo stadium. Dhe kjo sjell që tek ne, sipas saj është tendenca që qytetarët ti largohen asistencës sepse janë nën presionin e fëmijëve që kërkojnë edhe ata të shkojnë në kinema, në stadium apo në “uikende" jashtë vendit, siç shkojmë ne që kemi rroga shtetërore”. Mesa kuptova për aq kohë që qëndrova aty, në atë shtet “Robin Hudi” nuk flinte gjumë por ishte në çdo kohë vigjilentë dhe në shërbim. Ndiqe shembullin e tyre kryeministër dhe vetëm respektin e qytetarëve ke për të fituar, për të mos thënë se edhe vetë ata ke për ti kthyer më të interesuar ndaj punës. Mos ke frikë se prej frikës së ligjit, ata s’do të urrejnë, përkundrazi prej asaj frike ata do të ndërgjegjësohen se ndaj shtetit dhe ligjeve të tij duhet të jenë korrekt.