BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja cilat janë dyshimet kryesore të policisë

Zhdukja e Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja cilat
x
BREAKING NEWS

Antitank dhe snajper, gjendet arsenal armësh në një ndërtesë në Tiranë

Antitank dhe snajper, gjendet arsenal armësh në një
x

Opinion / Editorial

Edi Rama dhe Albin Kurti, më mirë dy vëllezër apo dy burra shteti?

Edi Rama dhe Albin Kurti, më mirë dy vëllezër apo dy burra

Entuziastëve se “sapo të kemi katër kryeministra shqiptar ( tashmë I kemi tre, na mungon vetëm ai I Maqedonisë së Veriut) çështja kombëtare është e vetëzgjedhur, sikur ka filluar t’u bjerë pak euforia. Kjo vetëm duke parë dhe analizuar marrëdhëniet midis dy kryeministrave shqiptar Edi Rama dhe Albin Kurti. Qysh në zanafillë ato nuk ishin të ngrohta por u kalua me atë se “ fillimi gjithmonë është I vështirë”. Edhe pasfillimi madje dhe deri tani ato nuk janë vëllazërore. Askush nuk ka një përcaktim përfundimtar se përse ndodh kështu por në korridoret e politikës shqiptare pëshpëritet se ka qenë Rama iniciator I kësaj krisje kur së bashku me Grenell e kompani kanë punuar nën rrota për ta përmbysur Kurtin e parë si kryeministër. Hakmarrja kosovare pastaj ka qenë më e madhe dhe fare hapur: Kurti krijoj seksione të partisë së tij të Vetëvendosjes në Tiranë madje shkoj edhe më tej kur kërkoj të merrte pjesë me kandidatët e tij në zgjedhjet parlamentare shqiptare. Nuk mjaftonin deklaratat e mospajtimeve por duheshin edhe veprime konkrete që dëshmonin përçarjen shqiptare. Përtej buzëqeshjeve diplomatike madje butaforike kur takohen qeveritë, të gjithë ne e ndjejmë akullin që ekziston midis dy liderëve tanë. Akull që nuk mbetet aty por shtrihet edhe në marrëdhëniet midis dy qeverive tona. Shikoni vetëm marrëveshjet që firmosen publikisht në çdo takim qeverish. Bëhen deri tani thuajse 180 marrëveshje por praktikisht ato që realizohen ende numërohen me gishtat e dorës. Nuk duam të besojmë se nga inati I njëri tjetrit ata nuk realizojnë edhe detyra që janë në të mirë të popullit të tyre sepse nuk kanë mëndët e asaj nuseje që për inat të vjerrës vinte flinte me millonanë. Dy kryeministrat tanë janë aq të pjekur politikisht, intelektualisht por edhe shoqërisht se tashmë nuk përfaqësojnë thjeshtë një Rama apo Kurti apo njërën dhe tjetrën parti por një popull të tërë që ndonëse është I njëjtë I duhet të drejtohet si dikur fiset, më dy kryeministra. Dhe me media nga pas që në vend që të jenë zjarrfikëse, bëjnë të kundërtën, I japin zjarr edhe ndonjë fjalë të thënë në shpejtësi e sipër sikur ishte ai kur Rama I tha Erdoganit “vëllai im” dhe Kurtit “miku im” dhe kjo u quajt si gafa e shekullit. Furtunë në një gotë me ujë. Sido që ta thërrasin njëri tjetrin Rama dhe Kurti, ata janë dy vëllezër që nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë analizë mjekësore. Të dy ata janë vëllezër që në gjenezë, janë me një AND të përbashkët që është në gjakun lumë që është derdhur në shekuj nga pjesë të të dy anëve të kufirit imagjinar dhe me armë në dorë kanë mujtur të mos shpërbëhen por të mbeten të njëjtë. Vëllazëria e tyre është skalitur në përpjekjet shekullore për të mbetur bashkë dhe për të përballuar shuplakat e kësaj Europe plakë që na ka goditur në shekuj. Edi Rama, Albin Kurti, Dritan Abazoviç dhe kryeministri I katërt që presim të vijë nga Maqedonia e Veriut, mund të bëjnë çfarëdo deklarate politike apo individuale por se nuk janë vëllezër me njëri – tjetrin nuk mund ta bëjnë. Ata mbase nuk do ta duan me gjithë forcën e shpirtit njëri – tjetrin për arsye politike por se në shpirt nuk I ndan dot njeri. Se ne shqiptarët nga vetë natyra duam më shumë baxhanakun se vëllain dhe kjo më sjell ndërmend edhe një ndodhi nga koha që kemi lënë pas, për të qarë e për të qeshur. Megjithëse me ligj ndalohej prona private, lezhjanët, shkodranët dhe mirditorët e rrisnin nga një derr fshehurazi. Në këtë kuadër, një shkodran mëson se një lezhjan rriste derra të mirë dhe shkon një ditë tek ai. I kërkon dy derra me porosinë që t’ia zgjedh të mirë dhe të urtë.  I zgjodhën dy, u dhanë edhe nga një dopjo raki, sepse derri kur pi raki fle gjumë dhe drejt e tek treni. Askush nuk I diktojë. Kur lezhjani po bënte gjumin me ëndrra me lekët nën jastëk, pa zbardhur e nesërmja dëgjon bubullima tek porta. Del dhe sheh shkodranin tepër të nevrikosur. “ Ore mik, po unë të thashë më gjej dy derra të urtë ore. Unë të thashë të më gjeje dy baxhanakë ore ti më ke dhënë dy vëllezër. Këta qysh nga mesnata që u ka dalë rakia e kanë grirë njëri tjetrin. Na merri, në ke dy baxhanak mi jep në mos më jep lekët se gjej tjetërkund”. Unë nuk I dua kryeministrat e mi të jenë baxhanak. Unë I dua vëllezër me të mirat e me të këqijat e tyre. Edhe me impulset e inatit që ua jep gjaku shqiptar dhe që ta duan, ta miratojnë por edhe ta kundërshtojnë njëri tjetrin, por gjithmonë duke patur devizë çështjen kombëtare. Nuk ka pse e quan ulje hunde Albin Kurti faktin që ta dëgjojë më shumë Edi Ramën se në fund të fundit ky është kryeministër I shtetit amë, është më I përvojë dhe di një cikë më shumë edhe në aspektin ndërkombëtar por edhe Edi Rama të mos e quaj kohë të humbur kur takohet me Albin Kurti dhe dëgjon prej tij ide në të mirë të çështjes kosovare. Vëllezërit e mençur e dëgjojnë me vëmendje njëri tjetrin dhe marrin prej tjetrit më të mirën. Në këtë kuadër, duke mos e vënë në asnjë moment të vetëm të bënit apo jo vëllezër Rama dhe Kurti unë do të doja që ata të ngrihen në nivelin e burrit të shtetit. Të dy janë kryeministra të zgjedhur me votat e popullit të tyre. E kanë ligjërisht të drejtën për të komanduar shtetin e tyre. Le ta bëjnë këtë sipas ligjeve në fuqi, të jenë kryelartë në detyrën që kanë marrë dhe pastaj kanë kohë edhe të mendojnë për njëri tjetrin. Së pari ata të jenë kryelartë me detyrat shtetërore dhe këtu duhet ti instalojnë ingranazhet e këtij shteti. Pastaj të mendojnë se drejtojnë edhe parti që tashmë janë parti votash. Sepse duket që këtu prishet kandari. Kthyer vëmendja e gjithë nga votat edhe harrohen detyrat shtetërore. Është e sigurtë se nëse edhe Rama edhe Kurti bëhen shtetarë në kuptimin e plotë të fjalës, edhe marrëdhëniet midis tyre do ti përmirësojnë dhe do ti bëjnë më dashamirëse. Prandaj nëse do të na duhej të zgjidhnim midis Edi Ramës dhe Albin Kurti për të qenë vëllezër të mirë apo pushtetarë të mirë unë do të votoja për të dytën ndërkohë që e para as që vihet në diskutim.