BREAKING NEWS

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me
x

Opinion / Editorial

Edi Rama konfirmon qëndrim të gjatë në pushtet: Kjo situatë do zgjasë vite, prandaj kam ashpërsuar masat

Edi Rama konfirmon qëndrim të gjatë në pushtet: Kjo

Më në fund kryeministri e konfirmoi se ka ndërmend të qëndrojë shumë vite si kryeministër, pasi në vend nuk do pushojë gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe për këtë arsye nuk do të ketë zgjedhje, fushata, grumbullime, etj.

 Edi Rama ka kujtuar ashpërsimin e masave dhe paralajmëron qartë se kush do të tentojë të dalë, do përballet me masat e ashpra të ligjit. Koronavirusi tashmë është alibia e duhur që vendi të jetë sa më larg demokracisë reale, për tu sunduar nga pushteti i koronaramës.

Ndryshimet në kodin penal janë një hap i frikshëm i sundimit drejt një autokracie pa frerë.

Në momentin kur u pyet nga Eni Vasili se a ka një datë kur fillon hapja . “Hapja nuk do jetë si një ditë çlirimi, do jetë një periudhë tranzitore dhe do bashkëjetojmë me armikun. Mund të zgjasi 2, 3, 5, 10 muaj dhe kjo mund të zgjasi edhe shumë vite”, u përgjigj Edi Rama.

“Maji do jetë muaji ku do shtrëngohen masat për shkelësit. Kjo bëhet për të dhënë një mesazh të qartë se do hapemi por nuk  do luajmë. Shifrat deri sot janë inkurajuese dhe nuk mund të hapim menjëherë restorantet dhe baret, por po punojmë për këtë”, është shprehur Rama.

Duke dëgjuar ç’u tha më lart, nuk është e vështirë për tu kuptuar se kush është e ardhmja e shqiptarëve në ditët në vijim. Një vend i hutuar, i lidhur, me ekonomi të shkatërruar, me papunësi galopante dhe me shpresë zero. Në të vërtetë kjo do të ndodhte në një vend si Rusia, Turqia apo ndonjë shtet totalitar, por në Shqipëri do të jetë e vështirë. Vetëm kryeministri mendon për nëjqind vite në pushtet, për të marrë shkopin e çobanit dhe të udhëheqë kopenë sipas qejfit. Po troket kriza e bukës dhe kjo krizë nuk zgjidhet as me biskotat e Maria Antuanetës dhe as me tanket e Olta Xhackës.