BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Opinion / Editorial

Edi Rama nga vallja e shpatave rikthehet i penduar në shtratin bashkëshortor me Ilir Metën

Edi Rama nga vallja e shpatave rikthehet i penduar në shtratin

Politika shqiptare ka filluar ti shtrëngojë më shumë se kurrë radhët duke krijuar një koracë mbrojtëse ndaj fenomenit të spastrimit antikorrupsion të strukturave të krijuara nga SHBA dhe BE. 

Pas një lufte frontale kundër Ilir Metës ka qenë vetë Edi Rama që ka ulur armët duke i shtrirë dorën e kompromisit armikur dhe mikut të tij për dy dekada rresht. Të ndërgjegjësuar nga e keqja që po ju vjen të gjithë bashkë kanë lëshuar këmbamnat e alarmit për tu bërë bllok kundër krijimit të institucioneve të reja. Pas pakti për ndryshimin e kodit Penal, Edi Rama i çoi në tepsi Ilir Metës kokën e Ardian Dvoranit dhe më pas me një marrëveshje dypalëshë emëroi një noname në krye të KLSH. Megjithëse pati një shqetësim momental me zhvillimet e papritura në komisionin Hetimor, Ilir Meta mori një dhuratë tjetër nga Edi Rama, atë të këshillimit nga ky komision.

 Më në fund Edi Rama mbylli pa asnjë ekuivok rrugët e drejtësisë për të marrë të pandehur Ilir Metën. Pas këtij amnistimi të gjithë u bënë bashkë për të shkuar në Komitetin Politik të Refomës zgjedhore me një zë. Edi Rama më në fund është zbythur nga të gjitha luftërat e tij politike. 

Pasi fashiti luftën ndaj  Ilir Metës dhe i fali imunitet deri në vitin 2022, Edi Rama kërkon me çdo kusht një mandat të tretë. Në qarqet e brendshme brenda PS është shtuar euforia për freskim mandati. Edi Rama ka lëshuar urdhrin të fillojë fushata e punësimeve në administratë dhe të uzurpojnë çdo qelizë të territorit me zyra elektorale. 

Ndërkohë që vetë Rama ka filluar ulet në tavolinat e të fortëve për ti mobilizuar për fushatën e radhës. Pavarësisht dëshirave të Edi Ramës dhe ëndërrave të tij për një mandat të tretë duket se ndërkombëtarët janë më të ngurtë dhe shumë mosbesues ndaj tij dhe qeverisjes së tij, e cila ka një ezaurim katastrofal mandatin e dytë.

 Ambasadorja amerikane nëpërmjet një mesazhi të qartë i kujtoi se nuk mund të bëjnë lojëra treshe kundër Reformës në Drejtësi, dhe ata (SHBA) nuk do tolerojnë në këtë aspekt.

 Ndryshe nga herët e tjera më pranë kësaj ambasade është parë Lulzim Basha i cili është pritur në rezidencën e ambasadores Kim për disa orë. Duke parë se si vendosen rezultatet në shtetet-katund si Shqipëria dhe nisur nga sinjalet e SHBA, vihet re një pezmatim i qartë i Edi Ramës.

 Në deklaratat e fundit ai i ka mëshuar më shumë sovranitetit sesa uljes në karriget e ambasadës amerikane, duke qenë kategorik kundër tryezave të iniciuara nga ta. Ky qëndrim e bën qesharak një figurë si Edi Rama që e di shumë mirë se sa mund të ruajë sovranitetin një shtet si Shqipëria dhe për më shumë ti bëjë karshillëk amerikanëve. Shembulli Gruevski në Maqedoni e tregon qartë se ç’ndodh kur lëviz bishtin me superfuqitë.

Në kushtet aktuale ylli i Edi Ramës është në zvetënim total dhe daljet etij të fundit shfaqin më shumë një pezm në qëndrimin e tij sesa atë optimizmin funeral gjatë ditëve të lock dounit. 

Fakti që kryeministri i vendit e ka mbështetur shpresën e pushtetit te Alende i presidencës (Mici), njeriu antiambasador dhe antiamerikan, tregon qartë se nuk kemi të bëjmë me një njeri që kërkon mandatin e tretë, po kërkon një marrëveshje për ti shpëtuar një katastrofe totale në një sistem drejtësie të formatuar nën mbikqyrjen amerikane.

 Frytet e bashkëpunimit për bllokimin e reformës u shfaqën ditën e djeshme ku u kurorëzua me sukses dështimi i formatimit të Gjykatës Kushteuese, gjykatë që nuk i intereson asnjërës prej palëve.

Është e qartë;

Lufta Rama-Meta nisi me vallen e shpatave dhe u kurorëzua me puthje dashnorësh që nuk mund të rrinë pa u kthyer në shtratin martesor duke i kërkuar falje njëri-tjetrit.