BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Edith Harxhi u ndëshkua nga partia antikomuniste si Belishova nga komunistët!

Edith Harxhi u ndëshkua nga partia antikomuniste si Belishova nga

Njihet aksioma, se historia përsëritet. Natyrisht, jo në përputhje si të ishte fotokopje, po me ndryshime dhe veçanti që varen nga koha në të cilën ndodhin. Fizikisht i njëjti ujë i lumit nuk kalon dy herë në të njëjtin vend. Po në ndryshim nga ligjet e fizikës dhe metrologjisë edhe mund të ndodhin në jetën e përditshme. Po jo në kaq simetri sa i ndodhi anëtares së Partisë Demokratike, veprimtare dhe funksionare e rëndësishme ndër vite, Edith Harxhit. Pothuaj fati i saj është i njëjtë edhe pse jo aq me dramacitet me atë të një politikaneje të viteve të Luftës Nacionalçlirimitare, e cila në vitin 1948 u dënua nga grupi Xoxe dhe pas rehabilitimit, vite më vonë nga yll në ngjitje u zbrit drejt e në ferrë pasi u akuzua si tradhëtare e Partisë Komuniste e cila kishte bashkëpunëtore, sipas udhëheqësve të kohës më rusët dhe kishte mbajtur sekrete ndaj liderit fuqiplotë komunist, Enver Hoxha. Është fjala për Liri Belishovën. Pas dënimit nga partia bëri një jetë prej asketi, e internuar, pa të drejtën që të shfaqej në publik, e mënjanuar, izoluar nga bota e gjallë dhe e anatemuar deri në përbuzje, si armike e rrezikshme, me familje të shkatërruar sikur i kishte sjellë tërë të zezat marksizëm-leninizmit dhe vetë partisë, e cila e kishte anëtare të Byrosë Politike. Fati i Belishovës njihet nga të gjithë dhe sot që nuk jeton, kush dëshiron mund të mësojë shumë për jetën e saj në librin e botuar për jetën dhe historinë përmes të cilës, u lind, u rrit dhe u aktivizua në nomeklaturën më të lartë të Partisë së Punës, shkruar nga i biri i një tjetër udhëheqësi komunist Bashkim Shehu. Ishte gruaja që u ngjit shumë lart dhe në fund u fundos aq thellë sa iu shkatërrua jeta. E vërteta e tradhtisë së saj mbetet një enigmë dhe secili jep opinionin e vet, po Belishova në daljet publike me realizëm therës, analizon vetveten, partinë ku ishte udhëheqëse, sistemin komunist, diktaturën e proletariatit, kolegët e saj në parti, fatin e familjes, të kaluarën dhe vitet në të cilat drejtoi, si funksionare e lartë e Partisë së Punës. Natyrisht, ishte sa idealiste aq edhe këmbëngulëse për të arritur në majat e partisë dhe shtetit, ambicie që buronin nga idealizmi dhe begraundi intelektual që zotëronte. Po le ta lëmë të ndjerën në parajsën, ku ndodhet dhe të vijmë në realitetin e sotëm që çuditërisht nuk na ndahet për ekstremizmin që shpaloset tek partitë tona politike që mbahen si antikomuniste, progresiste e me demokraci funksionale, parti që përfaqësojnë të renë dhe janë moderne në sjellje e veprime. Po në realitet, tek të gjitha partitë tona ka shumë reminishenca të së kaluarës që duhen kuruar e shëruar për mos t’u përsëritur pasi pluralizmi politik, sistemi demokratik që jetojmë pas përmbysjes së diktaturës në këto tri dekada që përjetojmë ndryshime të thella të mos përsëriten dhe të mbeten si një kujtim i hidhur i të kaluarës që lamë pas. Kongresi i Partisë Demokratike, i cili bëri të pamundurën të shfaqej si një festë e madhe e demokratëve dhe triumf pa fitore, me paradë mode e brohoritje, duartrokitje e buzëqeshje pa fund në më shumë se gjashtëqind kandidatura të votuara, gjeti më të papërshtatshmen që nuk meritonte zgjedhjen në forumin e Këshillit Kombëtar, një zonjë të vetme, të njohur për mendimin dhe qëndrimin kritik ndaj partisë dhe kryetarit, Lulzim Basha. Nuk duket e rastësishme as vullnet i delegatëve apo pavarësi e tyre që në morinë e emrave të gjendej Edithi që i duhej hequr vizë dhe të mos kalonte dot pragun për të qenë anëtare e Këshillit Kombëtar të partisë në të cilën ka kontribuar për shumë vite, jo vetëm si anëtare dhe e zgjedhur në forume, po së pari për postet shumë të rëndësishme që ka mbajtur dhe veprimtarinë që ka bërë për t`i dhënë partisë atë që ka mundur me mendimet dhe gjykimet analizat dhe idetë që ka shfaqur pa censurë. Edith Harxhi ka jetën e vet në këtë parti. Rrugëtimin e saj, duke dhënë kontributin ashtu siç ka menduar. Gjithnjë me vullnetin e modernizmit dhe progresit që partia të arrinte demokratizimin dhe fuqizimin për të qenë parti fituese në zgjedhjet e përgjithshme apo ato lokale. Po telashet e Harxhit janë kusure të qëndrimit të saj antikonformist. Teksa shpalli kandidaturën për kryetaren e Partisë Demokratike, Harxhi u shpreh: “Duhet të jetë një garë e hapur, transparente dhe e barabartë. Deri tani nuk është një garë e tillë. Shpresojmë shumë që PD-ja të rikthehet në vlerat që ka pasur, të konkurrencës së barabartë dhe të transparencës”. “Ky është një moment mjaft i vështirë për Shqipërinë, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe mendojmë që ajo që ofroj unë dhe ne si grup është një reformim i thellë i PD-së mbi idealet e vitit 1990-91. PD ka nevojë për një fillim të ri sa më parë”. Edith Harxhi ishte rivalja e dytë e Lulzim Bashës për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që u zhvilluan më 13 qershor. Por kush është zonja Harxhi? Ajo ka studiuar në Universitetin e Edinburgut, Britani e Madhe dhe është diplomuar me Bachelor of Arts në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Edith Harxhi drejton organizatën “think tank” të pavarur “Albanian Policy Center”, e cila merret me hartimin e politikave, analizave dhe kërkimeve mbi çështjet ndërkombëtare, politikën e jashtme dhe qeverisjen shqiptare, sigurinë dhe marrëdhëniet midis vendeve të Europës Juglindore dhe marrëdhëniet e tyre europiane dhe Transatlantike. Në vitet 2005-2013, ajo ka shërbyer si zëvendësministre e Jashtme. Ndërsa mbante këtë post, ajo ishte përgjegjësi për diplomacinë shumëpalëshe dhe marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare, si me NATO-n dhe procesin e integrimit. Gjithashtu, ishte përqendruar edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet e tjera të Europës Juglindore dhe shqiptarët e rajonit. Harxhi ka qenë e dërguara speciale e qeverisë shqiptare në shumë kryeqytete të botës dhe organizata ndërkombëtare me qëllim që të lobonte për pavarësinë e Kosovës. Nga viti 2003 deri në vitin 2005 ajo ka punuar si këshilltare ndërkombëtare e UNDP-së, duke këshilluar Kryeministrin e Kosovës për çështjet e sigurisë dhe krijimin e Zyrës së Sigurisë Publike. Ajo gjithashtu shërbeu në Zyrën e UNMIK-ut për Çështje Gjinore dhe bashkëhartoi në partneritet me grupet e grave nga Parlamenti dhe shoqëria civile, Ligjin e parë të Barazisë Gjinore të Kosovës. Zonja Harxhi flet rrjedhshëm anglisht, turqisht, italisht, si dhe frëngjisht. Po të gjitha këto nuk janë baras me një vend në Këshillin Kombëtar të PD-së. Ajo u skualifikua, iu shua emri dhe nuk arriti të dalë mbi shumë emra anonimë që nuk i njeh as lagjja në të cilën jetojnë dhe jo pak prej tyre nuk flasin dot as shqip, le më të kenë dhënë një gram kontribut për PD gjatë këtyre viteve. Anonimët e mundën rëndshëm Harxhin. Nuk e kam takuar asnjëherë në jetë zonjën Harxhi. E kam ndjekur vetëm në ekranet e televizioneve, në debate e diskutime, ku ka shpalosur programin e vet politik për të ardhmen e PD. Jam bindur se ajo është një zonjë që ka ide dhe lufton për progresin për t`i dhënë partisë ku militon rolin e forcës politike progresiste të aftë për të bërë politikë në shkallë kombëtare e ndërkombëtare dhe për të bindur shqiptarët se rruga drejt pushtetit vjen me beteja e aksione politike, brenda sistemit demokratik, jo duke braktisur pozicionet, duke dorëzuar mandatet apo mos marrje pjesë në zgjedhjet vendore. Zonja Harxhi u përjashtua se i doli përballë lidershipit të partisë dhe nuk u solidarizua me Bashën e Bardhin. Ajo preku zotat. U takua me Ndihmës Sekretarin e SHBA. Nuk u thirri osana, atyre që gjykojnë se fajin e kanë gjithnjë të tjerët dhe vetë ata janë progresistët dhe ideatorët që i japin partisë fitore edhe kur humbin thellë, po që u vidhen votat nga kundërshtarët. Pikërisht se ishte me këmbë në tokë, realiste dhe kritike për politikat e ndjekura deri sot, Edith Harxhi nuk ia arriti të kapërcente ylberin në Kongresin e demokratëve. Ajo mori shumë viza mbi emrin e saj. Po si? Spontanisht? Apo porosi partie? Vota të komanduara apo me vullnet? Të ishin të gjithë delegatët aq të informuar për politikanen e rrezikshme Harxhi dhe vërtet ajo t`i ketë sjellë kaq shumë dëme kauzës së demokratëve? T`i ketë sjellë kaq të këqija partisë së saj, sa të mos gjendej një vend ndër më shumë se treqind anëtarë në Këshillin Kombëtar? Cilat janë vallë mëkatet e Harxhit që mori mbi vete urrejtjen e delegatëve? A vërtet ishte kaq spontan votimi kundër saj në Kongres dhe të gjithëve u paskësh krijuar idenë dhe bindjen se ajo duhej flakur për atë që përfaqëson? A është vallë person kaq i rrezikshëm sa nuk mund të bashkëjetonte me partinë në të cilën ka kontributet e shumë viteve të jetës së saj? Duke parë fshirjen totale që iu bë nga listat e gjata të zonjës Edith Harxhi me të drejtë mendon se nuk është Harxhi që meritonte largimin nga lista për një vend në Këshillin Kombëtar të PD-së. Prej saj, kësaj force politike as i vjen ndonjë e keqe. Përkundrazi emri i saj do t`i shtonte vlerat listës së gjatë. Është frika nga mendimi alternativë, debati dhe antikonformizmi që ajo shfaq në partinë që militon, të cilat i detyruan organizatorët të orientonin fshirjen e saj dhe moszgjedhjen në Këshillin Kombëtar. Pra thjesht për mendim ndryshe që është në interes të demokratizmit të partisë dhe garancisë për të fituar në ndeshjet e ardhshme përballë kundërshtarëve politikë. Është në të njëjtën linjë siç është vepruar për figura të tjera para saj në këtë parti dhe partitë e tjera shqiptare. Është kauza, se grindavecët duhen mbajtur larg shtëpisë. Më mirë jashtë se brenda. Kush i duron ata sherrxhinj që duan të kritikojnë në çdo hap! PD dhe lidershipi i saj nuk u ngritën dot mbi frikën e rrezikshmërisë së Edith Harxhit. Pikërisht për këtë frikë edhe e izoluan. Në këtë mënyrë, Edithi e pësoi njëlloj si Belishova, shumë vite më parë kur Partia Komuniste e flaku dhe e hodhi në gropë të zezë, e izoloi dhe internoi. Në të njëjtën mënyrë, po pak më me stil, partia antikomuniste, PD e përjashtoi Edithin, pothuaj nisur nga të njëjtat motive, veç ambalazhuar ndryshe, si të papërshtatshme për të qenë në radhët e të zgjedhurve të saj. Ajo nuk e ka vendin mes të zgjedhurve sepse nuk ka garanci në biografinë dhe sjelljen e saj politike dhe në vend të jetë pro me udhëheqjen është kritike me strategjitë dhe politikat e partisë dhe lidershipit. Ose servile e nënshtruar, njësh me partinë ose ndryshe të fshin. Kështu ndodhi edhe me Harxhin, si shumë vite më parë me Lirinë! Nuk është kollaj, ta kruash me partinë dhe të kritikosh udhëheqësin!