BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x

Opinion / Editorial

Efekti domino i projektit të Durrësit

Efekti domino i projektit të Durrësit

Më 5 janar 2022, në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, u publikua Vendimi i Këshillit të Ministrave që realizoi transferimin e pronave shtetërore nga bashkia Durrës te Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për projektin investues Strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit”.

Sipërfaqja e transferuar në total ishte 80.9 ha, sipërfaqe që iu hoq administrimit nga Autoriteti Portual Durrës. Duhet të kuptojmë se kjo ishte një sipërfaqe jo funksionale për Portin mijëvjeçar tregtar të Durrësit.  Pra, që nuk përdorej prej tij, për veprimtarinë e tij të përditshme të ankorimit të anijeve dhe ngarkim-shkarkimit të tyre. Ishte një truall që nuk kishte rrugë, ujësjellës, sistem ndriçimi dhe si zor të vlente në treg 4 mijë euro për metër katrore, sa fantazia e sëmurë e opozitës sot dëshmon për një vlerë totale prej 3 miliardë euro për atë truall. Shumë-shumë, vlera e tregut mund të jetë 500 euro për metër katror. Kjo vlerë është e përmbajtur e gjitha në shumën e aksioneve që ka shteti shqiptar në projektin e Durrësit turistik. E gjithë kjo sipërfaqe toke iu vu në dispozicion një investuesi të huaj të rëndësishëm, si miliarderi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar. Investuesit të huaj me kompani që kanë prani në 60 vende të botës, me investime edhe në SHBA. Bisedimet për kontratën që zgjatën një vit, përfunduan me një pozicion të mirë për interesat e shtetit tonë në investim. Kompania që përfaqëson shtetin tonë, e krijuar qëllimisht për investimin, do të ketë 33 përqind të aksioneve. Është e vërtetë që miliarderi arab nuk “hyn i gjithi në det” me këtë investim 2.1 miliardë euro, pasi në vitet e para do të harxhojë 80 milionë euro nga xhepi i tij dhe 80 milionë euro të marra kredi nga bankat. Me sa duket, dëshiron të shohë se si do të shkojë investimi. Me siguri ka dëgjuar dhe e kanë informuar për problemet me të drejtat e pronësisë së tokës tek ne. Nuk dëshiron të rrezikojë më shumë nga sa mund të kontrollojë, në fillim. Dhe do të presë të shesë apartamentet e para që do të ndërtojë. Janë plot 12 mijë e 600 apartamente që do të ndërtohen gjatë gjithë projektit. Punë për 12 mijë punëtorë ndërtimi. Më pas, kur apartamentet dhe dy hotelet me pesë yje të jenë ndërtuar, do të ketë punë për menaxherë dhe kujdestarë vilash e apartamentesh, hotelesh, agjencish turistike, qendrash tregtare, dyqanesh, etj. Shkurt, do të jenë me mijëra vende të përhershme pune. Rritja e vëllimit ndërtimor në vend nga 12 mijë apartamentet, do të japë çdo vit, duke filluar nga viti i ardhshëm 2023, rreth 50-60 milionë euro xhiro. Që do të thotë rritje ekonomike për vendin, deri në 0.33 përqind të prodhimit kombëtar. Ndërtimi më vonë i dy hoteleve me pesë yje dhe pastaj i portit turistik të jahteve dhe varkave turistike, do të sjellë shtim tjetër të aktivitetit ekonomik. Rritja e imazhit dhe sigurisë së turizmit shqiptar në vitet 2023-2028, për shkak të vijimit të projektit të Durrësit, do të sjellë shtim të turistëve të huaj me të paktën 60-70 mijë vizitorë në vit, ose mbi 85 milionë euro. Ose 0.46 përqind e prodhimit kombëtar të shtuar. Nga ana tjetër, rritja e pritshme e investimeve të tjera të huaja në turizëm dhe sektorë të tjerë të ekonomisë 2023-2028, të gjallëruar nga aktiviteti ndërtues dhe i turizmit në zonën e Portit të Durrësit në të 80 ha e projektit, do të sjellë kapitale të reja shtesë në ekonominë tonë. Do të kemi shtim të vëllimit të transportit ajror dhe rrugor, shtim të shërbimeve turistike, gastronomike, etj., ndaj turistëve të rinj. Të gjitha këto krijojnë atë pasojë të dobishme në ekonominë e një vendi, që në teorinë ekonomike quhet “efekti domino”. Krijimi i sinergjisë pozitive dhe i besimit tek e ardhmja shumë premtuese dhe madje, tashmë e sigurtë, e turizmit shqiptar. Prandaj dhe si qytetarë, pavarësisht nga anatemimet politike, duhet të besojmë në dobinë e realizimit sa më shpejt të këtij projekti, që në vlerë dhe në motorë sinergjie për ekonominë tonë, është më i madhi që kemi njohur ndonjëherë.