BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Efektiviteti i munguar në zbatimin e Reformës Administrative Territoriale

Efektiviteti i munguar në zbatimin e Reformës Administrative

Në kuadër të arritjes së objektivit strategjik për rritjen e numrit dhe të cilësisë së auditimeve të performances, Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi auditimin e performancës me temë “Funksionimi i bashkive në kuadër të Reformës Administrative Territoriale” ku përveç subjekteve të audituara, Raporti përfundimtar i këtij auditimi dhe rekomandimet iu përcollën edhe Kryeministrit, Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, Komisionit Kuvendor të Ekonomisë e Financave si dhe disa ambasadave të huaja të akredituara në vendin tonë.

Ky auditim performance vjen si një check and balance për të lëvruar një informacion objektiv e rekomanduar përmirësime, po ashtu vjen edhe në formën e një guri-kilometrik, pikërisht në një segment kohor të rëndësishëm të reformës, që sipas Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizim dhe Qeverisjen Vendore 2015-2022, viti 2018 duhet të përkonte me një konsolidim të decentralizimit dhe autonomisë financiare të bashkive.

Reforma Administrative Territoriale ka kapërcyer hallka të rëndësishme që shoqërojnë një reformë të tillë si (i) hartimin dhe ndryshimin paraprak të akteve ligjore (ii) referendumin (iii) kriterin gjeo-kulturor dhe (iv) fazën parapërgatitore të bashkive.

Konfigurimi ri i kufijve administrativë të bashkive nuk është bazuar në kritere të qarta dhe specifike, të tillë si kriteri i popullsisë minimale, kriteri gjeo-kulturor etj., duke krijuar një asimetri të kufijve bashkiakë, mes veriut (amalgamim) dhe Jugut (fragmentarizim) por edhe mes bashkive brenda një rajoni. Për një ndarje të tillë nuk është bërë një analizë, qoftë në aspekte të decentralizimit dhe asimetrisë demografike dhe ekonomike që ekziston jo vetëm mes bashkive të një rajoni, por edhe mes rajoneve të ndryshme të Shqipërisë.

Kufijtë e rinj bashkiakë nuk kanë dalë nga një vullnet vendor të institucionalizuar përmes procesit të referendumeve, siç përcaktohet në nenin 5 të Kartës Europiane të Autonomisë Vendore.

Në legjislacionin e ri ekzistojnë “zona gri”, boshllëqe, në përcaktimin e kompetencave të bashkive dhe kalimi i kompetencave të reja nuk është bërë i plotë dhe nuk është shoqëruar me ndryshimet në ligjet përkatës, duke mos përcaktuar kështu qartazi se çfarë detyrash ka pushteti qendror dhe çfarë detyrash pushteti vendor.

Niveli i transfertës së pakushtëzuar është pak a shumë i njëjti si para reformës territoriale-administrative, pra nga buxheti qendror alokohet jo më pak se 1% e GDP-së që është niveli më i ulët rajonal, duke i penguar kështu bashkitë që të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe të ushtrojnë kompetenca në diskrecion të plotë, siç parashikohet në Kartën Europiane të Autonomisë Vendore.

Këshilli Konsultativ i Vetëqeverisjes Vendore karakterizohet nga mbledhje informuese, njoftuese dhe nuk merren vendime. Për pasojë, Këshilli Konsultativ nuk garanton shprehjen e pëlqimit apo mospëlqimit të pushtetit vendor, në formën e një akti vendimmarrës. Në këtë kuadër mungon garancia apo mekanizmi detyrues që pushteti qendror t’i marrë parasysh sugjerimet apo rekomandimet që ofron pushteti vendor për një projektligj që lidhet drejtpërdrejtë me ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të NjQV. Kjo nënkupton se qeveria qendrore vendos në emër të pushtetit vendor për çështje vendore.

Volumi i transfertës specifike për ushtrimin e funksioneve të reja mbështetet në të dhëna historike të buxhetit të shtetit mbi shpenzimet që janë kryer nga pushteti qendror për këto funksione. Për rrjedhojë, nuk është kryer asnjë analizë kostoje, si për fondet që duhen për ushtrimin e tyre, por edhe për investimet që duhen për t’i ofruar shërbimet plotësisht dhe me standardet ligjore.

Me implementimin e reformës administrative territoriale, raporti mes shpenzimeve kapitale dhe shpenzimeve korrente është i njëjtë me raportin e viteve 2010-2011, me ndryshime të papërfillshme. Në një analizë krahasimore, kjo tregon se 300 komunat dhe 60 bashkitë e mëparshme kanë të njëjtin raport shpenzime korrente-shpenzime kapitale me 61 bashkitë e reja të reformës administrative territoriale.

Rritja e shpenzimeve të personelit (në vitin 2017 janë dy herë më të larta se 2013) dhe atyre operative nuk pajtohet me objektivin madhor të reformës administrative - territoriale, rritjes së eficiencës operacionale dhe tkurrjes së kostove administrative.

Shpenzimet kapitale, ku bëjnë pjesë dhe investime publike, nuk reflektojnë indikatorë të performancës së bashkive, për shkak se fondet e akorduara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve (FZHR), që kapin shifrën prej 9 miliardë në v. 2017 (në shumën totale prej 26.5 miliardë lekë shpenzime kapitale). Kjo shkakton dy anomali. Konstatohet se nivel i rritjes së shpenzimeve kapitale nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së eficiencës së bashkive nga reforma administrative-territoriale, por ndikohet në mënyrë selektive nga fondet e akorduara nga FZHR-ja, fonde të cilat kanë munguar ose kanë qenë minimale në disa bashki të vendit, si në Lezhë, Shkodër dhe Kamëz. Për pasojë, qeverisja qendrore vazhdon më mbajë një nivel të lartë kontrolli të aktiviteteve dhe zhvillimeve në nivel vendor, përkundër reformave decentralizuese, duke promovuar një rritje selektive të investimeve në disa bashki, por që statistikisht reflektohet si një output i zbatimit të reformës administrative-territoriale.

Gjithashtu veprimtaria e FZHR bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të Autonomisë Vendore, Nenit 9 se “grantet për autoritetet lokale nuk duhet të jenë të paracaktuar, për financimin e projekteve specifike”. Rrjeti i Asosacioneve të Autoriteteve Lokale të Europës Juglindore (NALAS) thekson se në Shqipëri, një pjesë e madhe dhe e paqëndrueshme e fondeve për bashkitë në vijnë nga FZHR-ja, e cila shkakton pasiguri në planifikimin buxhetor të bashkive dhe thekson patronazhin politik. Sipas raportit të NALAS, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që zbaton një sistem ku bashkive u kërkohet të konkurrojnë për të financuar funksionet e tyre ekskluzive.

Së fundi ndërmjet të tjerave në këtë auditim Kryetari i KLSH-së ka rekomanduar që:

- Të analizohet ecuria e zbatimit të reformës administrative-territoriale për të vlerësuar aksesin e qytetarëve të ish-komunave, zonave periferike dhe rurale në organet dhe shërbimet e qeverisjes vendore dhe bazuar në problematikat e evidentuara të shqyrtojë mundësitë për një riorganizim me ose pa ndryshim të kufijve ekzistues të njësive të vetëqeverisjes vendore, bazuar edhe në përcaktimet e Nenit 86 të Ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”.
- Të shqyrtohet mundësia e rritjes së numrit të taksave që qeveria qendrore ndan me pushtetin vendor, me qëllim që të arrihet një stabilitet i sistemit të të ardhurave vendore. Kjo do të garantonte një autonomi financiare jo vetëm nga ndërhyrjet e pushtetit qendror, por edhe nga efektet destabilizuese në sektorë të luhatshëm, si ai i ndërtimit, ku në kushtet e sotme, taksa e ndikimit në infrastrukturë vazhdon të ruajë një pozicion dominues në të ardhurat e bashkive.

-Të reformohet Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, me qëllim që fondet të mos akordohen përmes sistemit të konkurrimit, por të akordohen me anë të një formule të ngjashme me kriteret që përdoren për shpërndarjen e fondit të pakushtëzuar.

Nga Sali AGAJ*

*Auditues i lartë