BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Opinion / Editorial

Egërsia e një “sistemi të egër”!

Egërsia e një “sistemi të egër”!

Tashmë është i dukshëm fakti, që aplikimi i sistemit kapitalist (thënë më butë: “ekonomia e lirë e tregut”), përgjatë tri dekadave të fundit në vendin tonë, ka sjellë një dizekujlibër të thellë midis klasave dhe shtresave të shoqërisë shqiptare, dizekujlibër që ka ndryshuar e po ndryshon edhe traditat, doket e zakonet, me të cilat ne jemi indentifikuar e dalluar midis popujve dhe kombeve të tjerë. Në shoqërinë shqiptare ka ndodhur e po ndodh një krisje e madhe, e cila, nuk ka qenë në këto përmasa, as në kohërat më të errta e më të vështira të historisë së saj shumë shekullore.

Në dymijë vjet histori, që nga pushtimi romak e gjer sot, ilirët, arbërit e më pas shqiptarët, patën vetëm 134 vjet shtet. Megjithatë, për mbi 18 shekuj pa organizim shtetëror, por nëpërmjet vetadministrimit me traditat, doket e zakonet e tyre, mbijetuan mbi dallgët e stuhitë e kohës, pa e ndryshuar “AND”-në e tyre të spikatur. Përgjatë gjithë kësaj kohe, shqiptarët nuk patën mes vetit plasaritje të thella politike, shoqërore e fetare, siç ka ndodhur me shumë popuj, të cilët kanë kaluar edhe në luftëra civile. Gjysma e dytë e shekulli të njëzet, (periudha socialiste), ishte periudha më moderne, më demokratike që populli ynë kishte njohur në histori. Por kjo linjë historike me kah pozitiv, e me një hop cilësor të jashtëzakonshëm në periudhën e ndritur të Socializmit, u ndërpre, dhe për më keq, u kthye e po kthehet në inversin e saj. Fundvitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar dhe gjatë tri dekadave që pasuan, sollën si asnjëherë tjetër një plasaritje të jashtëzakonshme dhe vështirësish të riparueshme në gjirin e shoqërisë shqiptare.

Në dyzet e pesë vite të Socializmit, shoqëria shqiptare përsosi më tej traditat doket dhe zakonet e bukura që trashëgonte brez pas brezi, duke i pasuruar ato me tradita, doke e zakone të kohës e moderne. Krahas kësaj, sistemi në fjalë arriti të eliminojë edhe atavizmat, që shekujt dhe pushtuesit ia kishin plazmuar në trup, si hakmarrjen e gjakmarrjen, ndasitë krahinore e fetare, mënyrën patriarkale dhe mesjetare të jetesës, etj, duke e sjellë shoqërinë e vendit tonë në parametrat e qytetërimit e në nivelet kulturore të vendeve të zhvilluara të kontinentit. Madje në shumë fusha, edhe duke i tejkaluar dukshëm këta parametra social, arsimor, politik, ekonomik e shoqëror. Po, çfarë ndodhi në fund të vitit nëntëdhjetë të shekullit të kaluar? Në këtë vit të zi të historisë shqiptare, armiqtë e përhershëm të Shqipërisë, kurdisën një “revolucion demokratik”, që realisht rezultoi një “revolucion egërsie”, dhe nën drejtimin e mercenarëve tanë e të kapove ndërkombëtarë, u lëshuan jo vetëm mbi arritjet kolosale të sistemit socialist, por u lëshuan egërsisht mbi vetë qytetarët shqiptarë, për t’i zhveshur ata nga pasuria, nga morali, nga traditat e spikatura si popull, dhe mbi të gjitha nga ndërgjegjja kombëtare, që socializmi dhe ideologjia komuniste, ku mbështetej ai, ua kishte ushqyer e ngritur në shkallën më të lartë. Armët kryesore të kësaj lufte për shpërbërjen e shqiptarëve si etni e si komb, ishin dhe mbeten “ekonomia e lirë e tregut” dhe “degjenerimi moral, politik e kulturor” i shoqërisë. Arma e parë, ajo e “ekonomisë së lirë të tregut”, ndonëse propagandohet si armë efikase e zhvillimit ekonomik, në vendin tonë rezultoi dhe po rezulton shkatërrimtare. Termi “e lirë” në formulimin “ekonomia e lirë e tregut”, e ka kthyer atë në një “treg të egër”, ku ujqërit e tregut, apo siç quhen tashmë “oligarkët”, të ndihmuar nga pushteti, pasurohen pa limit, ndërsa shumica e qytetarëve zhvishen çdo ditë e më shumë nga pasuria dhe zhvendosen drejt rolit të argatit. Kjo, medoemos ka rritur dhe po rrit egërsinë e dy ekstremeve, të të varfërve kundër të pasurve, dhe doemos edhe të këtyre të fundit kundër të varfërve, që mund t’i rrezikojnë me lëvizjet e tyre të organizuara. Por edhe midis vetë oligarkëve, midis vetë të pasurve nuk ka qetësi. Ata rrezikohen si nga masat qytetare që u shfrytëzojnë djersën, por edhe nga konkurrenca e egër me kolegët e sojit të tyre. Kësaj arme “ekonomike”, i vjen në ndihmë “arma e degjenerimit moral, politik, arsimor e kulturor” të qytetarëve, degjenerim që i largon ata nga lufta e tyre e vërtetë kundër oligarkisë dhe kundër vetë sistemit që i pjell ata, duke i ç’vendosur drejt rrugës së kurbetit, të drogës, të kontrabandës dhe mënyrave të tjera të ligjshme e të paligjshme të mbijetesës. Të dyja këto armë, i ushqen vetë pushteti e shteti, ose më saktë i ushqen vetë sistemi kapitalist, sepse mbajtja e tyre në efiçencën dhe gatishmërinë e duhur, siguron mbijetesën e sistemit në fjalë. Rezultati i këtyre dy armëve vrastare perfide, të “ekonomisë së lirë e mashtruese të tregut” dhe asaj të “degjenerimit moral, politik, arsimor e kulturor, të qytetarëve”, ka çuar në egërsimin e shoqërisë, egërsi që shfaqet dukshëm në jetën e përditshme, duke filluar nga familja e gjer në marrëdhëniet midis klasave e shtresave të shoqërisë. Dëshmi të këtij konstatimi janë vrasjet e vetëvrasjet brenda familjes; ngatërresat gjer në vrasje për pronat, të cilat manipulohen nga punonjësit e degraduar të shtetit; konkurrenca e pandershme e biznesmenëve dhe oligarkëve që i mbështet pushteti; kontrabanda e korrupsioni që përfundon me eliminimin midis klaneve të këtij “profesioni”, etj. etj. “Qershia mbi tortë”, ose më qartë, zanafilla e këtyre krimeve ordinere midis qytetarëve, nis për fat të keq nga Parlamenti, tempulli ku pretendohet se ngjizen ligjet dhe normat e rregullat e demokracisë. Mjafton të ndjekësh seancat parlamentare të ditës së hënë dhe të enjte, ku fjalori përtej atij të rrugës dhe kërcënimi e dhuna verbale kalojnë çdo kufi, të kuptosh e të presësh të nesërmen “rezultatin” midis qytetarëve. E njëjta gjë edhe me partitë politike, ku prononcimi pothuaj i përditshëm i liderëve të tyre, në televizione e në shtypin e ditës, shërben si një “katalizator krimi”, që ushqen “kronikën e zezë”, e cila tashmë është një kronikë e përditshme. Është ky “ushqim” i përditshëm, i cili nxit dhe ndez çdo ditë egërsinë midis shqiptarëve, fenomen ky, që nuk ka ekzistuar në këtë shkallë, as në lashtësi, as në mesjetë, e madje as në periudhat e pushtimeve të huaja, por po e “gëzon” në sistemin e mirëfilltë kapitalist të sotëm, që butësisht quhet “ekonomi e lirë e tregut” dhe për ironi, edhe “sistem i demokracisë”?! Sigurisht këtu nuk ka asgjë të re. Sistemi kapitalist e ka provuar tashmë veten se është një sistem që gjeneron egërsi në të gjithë asetet e tij politike, ekonomike e sociale. Egërsia e tij manifestohet dukshëm në të gjitha shtetet, qofshin edhe ato të zhvilluara të Evropës, apo të përtej Oqeanit Atlantik. Ndonëse shembujt e egërsisë nga këto vende, ku lulëzon “demokracia borgjeze”, ne qytetarëve shqiptarë, na vijnë paksa të “kursyera”, ato mjaftojnë për të kuptuar se egërsia nuk është vetëm atribut i kapitalizmit shqiptar në formim, por është atribut i kapitalizmit botëror në degradim. Për të ilustruar këtë konstatim, po sjell në vëmendje të lexuesit episodin e para do ditëve të vrasjes, ose më saktë të mbytjes me duar të një nigeriani emigrant në Itali, nga një qytetar vendas. Siç u pa në video, rreth gjysëm ore vijoi përleshja e italianit me nigerianin në mes të rrugës e në mes të qytetit, një përleshje që përfundoi me vdekjen e emigrantit. Viktima gjatë gjithë kohës thërriste për ndihmë, por asnjë qytetar që ishte në afërsi të tyre, apo i binte rruga dhe kalonte aty afër, nuk e ktheu kokën të shihte se ç’po ndodhte, aq më pak të ndërhynte, qoftë edhe me një thirrje “mos more...”! Skena në fjalë ngjante plotësisht me luftën midis kafshëve të egra në xhunglat e Afrikës apo të Amazonës, ku mungon prania e njeriut. Këto skena i kemi parë edhe në vendin tonë, të paktën që nga viti 1997, skena që shqiptari nuk i ka imagjinuar e nuk i ka përjetuar as në kohërat e mesjetës, por po i përjeton në kohët moderne dhe në një sistem që pretendohet të jetë demokratik. Një skenë e tillë na u përsërit edhe ne shqiptarëve para disa ditësh, kur polici i shtetit, “padashje”, vrau me skaf vogëlushen shtatë vjeçare, dhe po “padashje”, i qëndronte si sarhosh, hakërrimës së ligjshme të babait të vogëlushes. Faktet na e vërtetojnë për ditë se, sistemi kapitalist, sado që ta maskosh me terma demokracie, mbetet një sistem i egër, i cili gjeneron egërsi të pashoqe. Dhe me këtë egërsi, të kamufluar me terma demokracie, do të vijojë, gjer në përmbysjen e tij të pashmangshme nga shoqëria njerëzore, e cila në shumicë nuk mund të pranojë egërsinë e shtypjes dhe shfrytëzimit të një sistemi të egër.