BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Egoizmi i verbër patologjik, që baltos identitetin e të qënit shqiptar

Egoizmi i verbër patologjik, që baltos identitetin e të

Në një nga emisjonet opinion të znj.Eni Vasli,analisti i ftuar Curri që fliste për situatën politike në vënd,nuk mundi të mos shpërthente me deklarata fyese,që përbëjnë karakterin dhe moralin e tij.Një nga këto deklarata ishte ajo që fyente shqiptarët,duke thënë se jemi një komb fshatarësh.E vërtëta është se shumica e popullsisë sonë historikisht ka banuar në fshat,për vetë kushtet historike dhe pushtimet e katër perandorive,që kanë detyruar njerzit t'u largohen vatrave të luftës për sigurimin e jetës.Por kjo nuk do të thotë se jemi një komb fshatarësh,kur historia e qytetërimit Evropian i ka rrënjët në gadishullin Ilirik,sipas dokumenteve të shumta që hedhin dritë mbi të kaluarën tonë. Por i ftuari i znj.Vasili nuk i kurseu fyrjet edhe për politikanët,të cilët i quajti "kollovarë"nga që një pjesë e mirë e tyre mbahen nga të ardhurat e grave.Ndërsa moderatores i thotë; "ti qënke më keq se Rama,s'të pëlqen ty? Këto lloj deduksionesh me ngyra fyese,nuk bien erë identiteti kombëtar,ato flasin për mungesë të njohjes së etikës komunikimit,por mbi të gjitha të mos respektimit të normave shoqërore.Por ajo që tërheq më shumë vëmëndjen,në këto komunikime të këtyre analistrëve është, se ata jo vetëm nuk njohin preardhjen e kombit tonë,por shprehin empirizëm në vetdijësinë e të qënit shqiptar.Këta lloj analistësh që kanë dalë jashtë fortesës së arsyes,duke u treguar gjithnjë irracionalë në mendimet troshitëse të tyre,harrojnë misjonin dhe kthehen në identitete të patologjizuara.Këto deklarata që lëshohen jo vetëm para moderatorëve,por që ndiqen edhe nga publiku,kërkojnë qëndrim kritik për papërgjegjshmërinë e tyre.Këto qëndrime dhe shprehje të pakontrolluara,i motovojnë ata si mish i huaj brënda shoqërisë shqiptare,duke humbur në egoizmin e verbër të tyre.Me këto principe që përbëjnë filozofinë e denigrimit,bien në kundërshi me konfortin e shoqërisë shqiptare,që kërkon të ndërtojë një realitet të ri,në këtë mjedis të trazuar nga kundërshtarët lakmues të trojeve tona.Por që ta dijë mirë z.Curri dhe të tjerët në mentaliteëtin e tij,sepse kanë baltosur edhe figura monumentale të historisë sonë,sic është ajo e herot kombëtar Skënderbeut.Por sido që t'i trajtojnë këto probleme këta analistë e moderatorë,ne jemi krenar me identitetin e të qënit shqiptar qoftë edhe fshatar.Ne vecohemi nga të gjithë popujt e Evropës për lashtësinë tonë pellazgo-biblike 12 mijë vjet më parë.Këtë nuk e themi ne por historianë,studiues,gjuhtarë,gjeograf,shkencëtarë,të cilët kanë treguar në mënyrë bindëse dhe jo hipotetike,që gjuha shqipe është një vazhdimësi që nga koha e pellazgo-ilirëve.Këtë e vërteton rraca,geni,gjuha,imazhi,karakteri dhe mbi të gjitha etnotipi i vecantë në të gjithë hapësirën ballkanike.Shqiptarët sipas dokumenteve të studiuesve të huaj,kanë sunduar botën dhe kanë lënë gjurmë në historinë e njezimit.Ata qeverisën Papatin e Romës për 300 vjet,vetëm Diokleciani që e gjeti perandorinë e Romës në anarki,gjatë 20 vjetëve të sundimit të tij e ktheu perandorinë në monarki absolute.Ishte i vetmi perandor që e lëshoj vullnetarisht pushtetin,prandaj romakët e quajtën "Burri i shekullit të artë"për të dëshmuar madhështinë e revolucionit Dioklecianas të shtetit dhe shoqërisë.Në mesjetë ata i dhanë botës udhëheqës laikë fetarë,personalitete kulturore duke kapërcyer kufijtë e Evropës,ku Papa Klementi i XI më i dalluar prej tyre.Ata janë shquar si ushtarak të zotë,ku më 1515 Mërkur Bua me kalorsinë e lehtë të Venetikut,e përbërë nga shqiptarë përcaktoj fitoren e betejës së Marinjanit,që historia e ka emruar beteja e gjigandëve,ku Franceska e parë e Francës 19 vjece,në atë betejë mësoj se si luftohej.Shqiptarët i kanë dhënë perandorisë osmane 39 kryeministra e gjeneralë të shquar,ku vetëm familja Qyprili i dha 5 të tillë.Shqiptarët u bënë heronjtë e pavarësisë greke,ku e vetmja grua Bubulina komandoj 7 anije lufte kundër otomaneve.Duhet të përmendim reformatorin e Egjiptit modern Mohamed Alia,që historia franceze e ka quajtur;"Napoleoni i Lindjes së Afërt",ku shqiptarët mbretëruan 150 vjet.Pa lënë mënjanë ndërtimet e vecanta në Stamboll,e deri tek arkitekti iTaxhmahailit në Indi.Por ajo që na vecon në këtë rajon të ngjarjeve të mëdha,është etnotipi shqiptar që shpreh përjashtimin e së keqes,që do të thotë o zotëërinj analistë e moderatorë,të shohësh veten tek tjetri.Ai shpreh një nga cilësitë më thelbësore të tij,në qëndrimin ndaj tjetrit,të ndryshimit kur tjetri është në rrezik në pozitën e të pambrojturit edhe në qoftë armik,nuk e sheh si kundërshtar,por si një qënie që kërkon ndihmë e kërkon solidaritet.Ja disa shëmbuj të kësaj vecorie dalluese për ne shqiptarët,që në momentet kulmore të ngjarjeve historike,kemi ditur cfarë t'u trgojmë të tjereve,sic ishte ajo e Luftës Parë Botërore,kur u hapën dyert për ushtritë austro-hungareze e sërbe,që ndodheshin në prag të katastrofës,për të mos vdekur urije apo nga dimri e sëmundjet.Në luftën e Dytë Botërore 20 mijë italianë,që rrezikoheshi të asgjësoheshin nga nazistët për arsye se Italia u shpall shtet dezertor,shqiptarët i morën në mbrojtje dhe i mbajtën me ato mundësi që kishin.Po ashtu shumë grekë u strehuan në kufijtë e Jugut ,për të shpëtuar nga shfarosja e kundërshtarëve të tyre.Një rast unikal për Shqipërinë,ishte i vetmi vënd jo vetëm në rajon por edhe në Evropë që nuk dorzoj asnjë hebre,kur të tjerët hartuan dhe zbatuan plane anti-hebre.Këtë akt të pa shëmbullt të shqiptarëve,shumë të huaj e gjejnë të përjetësuar tek virtytet e kombit tonë,sic janë mikpritja,tradita,shtëpia dhe miku në besë,kanuni,kulti i dorëzanisë,kodi moral i shqiptarëve,i atdheut të Nënë Trëzës,simboli i humanizmit dhe krenarisë sonë.