BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Eja në çdo stinë në Fier

Eja në çdo stinë në Fier

Rrezet e  diellit të Nëntorit, rënë përmbi detin e Semanit ngjajnë si një kryq, që bekon përfundimin e sezonit turistik,në këtë bregdet Në dallgët e detit Adriatik, pjesë e Darëzezës , që tranden nën puhinë e erës, hija e dritës, merr formën e një ikone të  Shënmërisë, Qiriri i diellit shuhet ngadalë  dhe prushi i flakës së tij, shfaqet sa  brenda meje  aq dhe në  sininë e shkulmët të hënës që  ka nisur të shfaqet në horizont. Të  duket sikur jeton në një mister të padukshëm . Pushuesit kanë kohë që janë fshirë nga bregdeti si në një retush vjeshtor, ndërsa gjurmët e sezonit të përfunduar duken gjithkund. Rreth 850 mijë pushues u regjistruan këtë sezon në brigjet e detit që administrohen nga Bashkia Fier. “Bashkia e Fierit ka vazhduar që nga fillimi i vitit dhe deri në përfundim të sezonit  me shërbimet dhe punët e saj publike në zonat që kanë  ndikim në turizëm,  thotë nënkryetarja e Bashkisë Enkelejda Peshkëpia. “Ne arritëm të menaxhonim një sezon të mbarë, duke nisur fillimisht nga  mirëmbajtja dhe sjellja në favor të qytetarëve pushues të infrastrukturës” shton ajo duke përmendur  pastrimin e  gjithë rrugëve që të çojnë në bregdetin e Semanit dhe Darëzezës nga bimësia, zgjerimin e  sistemit anësor të këtyre rrugëve dhe shtrimin me rërë bituminoze, pastrimin e të gjithë vijës bregdetare ku ndodheshin plazhet publike dhe ato jopublike, nga mbeturinat dhe pastrimi i të gjithë koshave, etj. Në fakt  ky rajon prej disa vitesh  ka arritur të shmang etiketimin si sezon turistik vetëm për stinën e nxehtë. Nëse gjatë sezonit veror  ushtruan veprimtarinë e tyre  66 subjekte, të etiketuara si stacione plazhi në bregdet, të cilët e përfunduan afatin e tyre në muajin Shtator, një tjetër degëzim  turizmi është ai arkeologjik gjeografik dhe kulinar. Ardiana Mile Drejtoreshë e Drejtorisë së Artit  dhe Turizmit në Bashkinë Fier thotë se  tashmë këndvështrimi  për turizmin është i gjerë dhe i shumanshëm. “Nëse gjithë sezoni ishte një garë e bukur artistike dhe kulturore, që nga çelja e sezonit turistik si një festë madhështore duke përfshirë  sportet ujore dhe atë të hipizmit, deri te aktivitetet  e shumta në galerinë  e arteve figurative, Festën e grurit, e cila  do të kthehet në një festë kombëtare, ne kemi arritur të krijojmë lidhje të veçanta me turistët edhe përtej stinës verore”, pohon ajo. Por  çfarë mund ta sjell një turist në  Bashkinë Fier në muajin Nëntor- Dhjetor? A i ofrohet turistit një  guidë e pasur dhe joshëse për ta vizituar  këtë qytet dhe rrethinat e tij? “Në fakt Vjeshta është koha më fantastike për të shijuar natyrën e virgjër dhe të egër të bregdetit të Fierit,bregdet I cili nuk përfundon me rërën dhe detin. Lagunat, ligatinat, pyjet, dhjetra shtigje natyrore përmes zonës lagunore dhe pyjore, ofrojnë mundësi te shkëlqyera për të eksploruar dhe shijuar një oaz të vërtetë natyror, me florë dhe faunë të pasur bregdetare. Peizazhet për çdo vizitor  janë fantastike”, na thotë zonja Mile. Një natyrë që i ngjan një xhungle të bukur natyrore. Mile shton se është duke u shtuar interesi nga vizitorë vendas dhe të huaj për të eksploruar nëpërmjet ecjes në këmbë në këto shtigje, që janë krijuar  jo vetëm në  zonën e pyjeve të pishave në bregdet. Por edhe si një aventurë nëpër shtigje, të prekin trashëgiminë, apo edhe vendet e besimit, Gurëzezë, Maja e Peshtanit, tempulli antik i Shtyllasit, Zona e Ongarëve etj. Arratisjet e udhëtimeve të tilla kryesisht vijnë fundjavave. Grupet  e vizitorëve njihen me natyrën, peizazhet, legjendat dhe historitë e vendasve, me pasuri të shumta të trashëgimisë kulturore, me gjelbërimin dhe  zverdhjen që ofron Vjeshta. “Ne kemi dhe një turizëm të veçantë -shton Mile. Është turizmi kishtar. Kisha e Shën Gjergjit të Libofshës, e vitit 1776, është dhe trashëgimi  kulturore. Falë bukurisë arkitekturore dhe afreskeve të piktorëve Zografë, u bë një nga kishat më të preferuarat të Kinostudios së Filmit Shqiptar, ku u luajt edhe komedia "14 vjeç dhëndër", buzëqesh ajo. Nëse shkon për vizitë në Muzeun Historik Fier do të gjesh përherë vizitorë kryesisht nxënës, por edhe qytetarë të moshave të ndryshme. Të huajt kryesisht italianë, gjermanë dhe Francez Interes të veçantë tregojnë  kryesisht për pavijonin e antikitetit dhe artefaktet e ekspozuara në të,historia e Apolonisë së Ilirisë dhe marrëdhëniet që patën me qytetin antik disa nga personalitetet e Romës republikane dhe perandorake si Jul Çezari, Ciceroni, Oktavian Augusti, Agripa, etj. Ky muze  ka një pasuri të madhe  njohëse rreth historisë, kulturës apo trashëgimisë materiale që ruan dhe transmeto”, thotë Ilirjan Gjika përgjegjësi i Muzeut Historik Fier. Nëse e keni vizituar Apoloninë këto ditë  Nëntori vjeshte, zor se e keni besuar që jemi në stinën e rënies së gjetheve. Gjelbërimi i dendur, lulet, madje edhe luledelet, i kanë dhënë Apolonisë hijeshinë e një pranvere të vërtetë. Lule të verdha, monumente gri, pemë të përhitura nga dielli I fund nëntorit, Kjo është  një nga çast fotot që ofron qyteti I diellit Apolonian, pjesë e rëndësishme e turizmit fierak dhe kombëtar. Pilar Panes Casas dhe Carmen Campelo, nga Madridi i Spanjës, dy nga 43293 turistët që kanë vizituar Apoloninë gjatë këtij 9 mujori të vitit 2022, shijuan këtë qytet antik  dhe thesaret që ai mbart, si pjesë e trashëgimisë mesdhetare dhe  europiane. “Mua më pëlqen shumë Apolonia, dhe ne e dimë që Apolonia dhe Shqipëria, të japin kënaqësi,kanë të njëjtën kulturë dhe influencë siç ka patur në  antikiteti, me qytetërimin grek me atë romak”, thotë Pilari. Pikënjohjen e ka nëpërmjet fotove dhe videove të hedhura në yotube nga ana e specialistëve të parkut Arkeologjik. Por dhe nga vizitorët e mbarë botshëm të Apolonisë. “Jemi të njëjtë dhe nuk shoh ndryshime mes kulturave tona-  pohon turistja ndërsa dëgjon. “Normalisht që gjithë kjo influencë  ka bërë  që ta bëjë të ndryshëm dhe diversiteti kulturor të jetë i rëndësishëm në këtë territor, për ne është sikur vizitojmë të njëjta vende sepse duke qenë se jemi mesdhetar është e njëjtë shtrirja  dhe këtu”. Teksa vështrojnë  me radhë pjesë nga rreth 1200 objekte të zbuluara në Apoloni dhe të ekspozuara në këtë muze,duket sikur kanë sjellë me vehte peizazhet e ngrohta të Spanjës, bukuritë e Madridit, dhe stilin spanjoll të të sjellurit, përballë  magjisë së bukurisë së një vendi tjetër si Shqipëria. “Ne e zbuluam Apoloninë nëpërmjet fotove, videove  që kemi parë dhe na pëlqeu shumë  Kur erdhëm këtu pamë një sit i cili ishte Ai është si  një lidhje e kulturave tona Ne pamë që kemi të njëjtat ngjashmëri dhe nuk u ndjemë të huaja këtu, Ardhja jonë në Apoloni ishte një magji”, thotë Carmeni. Drejtoresha e parkut arkeologjik, Apoloni  Ornela Dyrmishaj dhe turistet vijojnë të vizitojnë stendat  Që prej datës 4 Maj është çelur dhe sezoni i ri turistik në këtë park, dhe vizitat vijojnë ende. “Këtë vit  në krahasim me 2021 jemi shumë mirë Kemi tejkaluar shifrat  dhe po kështu edhe të ardhurat 43 293 vizitorë janë shënuar për nëntëmujorin Dhe sërish ka  prurje vizitorësh nga vende të ndryshme të Europës . Të ardhurat janë 18.223.660. nëse bëjmë një krahasim në vitin 2021 në Apoloni u regjistruan 30575 vizitorë me të ardhura 13.708.220 lekë.  Këtë sezon  oraret e pritjes, nga parku arkeologjik ishin deri në  orën 6 pasdite, ne iu dhamë dhe ju japim kohë vizitorëve dhe turistëve të kenë orare të ndryshme kohore”, thotë ajo. “Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë është një nga më të bukurit dhe më të vizituarit-thotë Ornela“ Ka një shtrirje prej rreth 700 ha ,brenda tre njësive administrative, një qytet antik me  rreth 100 ha  Është një nga  territoret më të mëdha të qytetërimit ilir, pas Durrësit,  shpërndarësi më I madh i kulturës antike dhe jo vetëm.. Përmban antikitetin, mesjetën, pjesën e luftrave botërore dhe asaj  komuniste. Ajo ka në qendër qytetin antik dhe pjesën muzeale të saj e cila ndodhet brenda një manastiri mesjetar” thotë e kënaqur ajo. I pagëzuar me emrin e perëndisë së diellit, qyteti i krijuar në vitin `588 para Krishtit, në  këtë sezon turistik, Ai duket sikur dha një meshë magjie  për mijra turistët  që  vijojnë ta vizitojnë CD ditë Apoloninë Gjatë  sezonit turistik 2019 Apoloninë e vizituan 60250 turistë vendas dhe të huaj me të  ardhura 13.039.220  lekë. Është fillim Dhjetori. Por përgatitjet për sezonin e ri  turistik kanë nisur që në mesvjeshtë. Ndryshe nga vitet e tjera,kur aplikimet për stacionet e plazheve bëheshin në muajin  Mars,këtë vit ato nisën në datën 1 Nëntor. “Aplikimet kanë nisur  në datën 1 Nëntor. Ne kemi kryer verifikimet në terren  për hartën  e stacioneve,verifikimet e largësisë mes tyre. Besojmë  se me  punën përgatitore që kemi nisur, do të kemi një sezon 2023 më të begatë në rajonin tonë-pohon nënkryetarja e Bashkisë Enkelejda Peshkëpia. Por  cilat ishin problemet në stacionet e plazheve  dhe a u tejkaluan ato përgjatë sezonit? Nëpër stacionet e liçensuara u krye inspektimi i përbashkët me grupet e Task – Forcës Ndërinstitucionale të ngritur nga Prefekti i Qarkut Fier. Inspektimi u krye  bazuar në planin vjetor të miratuar të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Rajonal Fier për sezonin turistik veror  Problematikë e konstatuar në këto subjekte është mungesa e furnizimit me ujë të rrjedhshëm rrjeti, për shkak të mungesës së një linje ujësjellësi. Gjithashtu një problematikë tjetër e subjekteve të shtrirjes në vijën e parë bregdetare është mënyra e shkarkimit të ujërave të përdorura. Për shkak se këto subjekte janë subjekte provizore dhe gjenden në zona të mbrojtura mundësia për investim në objekte ngelet e kufizuar. Kryesisht  shkarkimet e ujërave të zeza kryhen në gropa septike. Përgjithësisht kushtet higjieno – sanitare të këtyre subjekteve janë të mira. “Besoj se arritëm të zgjidhnim të gjitha problematikat rutinore me subjektet private dhe ato që janë kompetencë e qeverisë lokale.”- shton nënkryetarja e bashkisë. Saj punës së përbashkët të të gjitha drejtorive, arritëm të krijonim një fizionomi të re sezoni bregdetar në terren nisëm me pastrimin e rërës, qysh para fillimit të sezonit dhe në vijim, kryem procesin e dezinfektimit i të gjithë bregdetit të Semanit, Darëzezës dhe Pishporos. U bë tharja e ligatinës në plazhin e Semanit dhe nisi normalisht funksionimi i stacioneve të plazhit në këtë vijë bregdetare-pohon Ajo. Adriana Mile Drejtore e Turizmit në këtë bashki, thotë se  numri i pushuesve ditorë edhe pse konkurenca nga plazhet e  Bashkive të tjera, kryesisht të jugut ishte e madhe, njohu rritje.“Më shumë se 350 pushues ditor u regjistruan në 66 stacionet e plazhit në bregdetin tonë. Ndërsa nuk munguan aktivitete kulturore dhe argëtuese”, pohon ajo. Në qendër të vëmendjes për sezonin e ri që ka nisur qysh këtë prag dimri,do të jetë funksionimi normal dhe real i ruajtësve të plazheve. Shqetësim ky  ngritur dhe nga uniformat blu të policisë së kufirit. Ato kanë qënë të pranishme përgjatë gjithë vijës bregdetare Pishporo -Seman. Sezoni Turistik veror 2022 për forcat  policore në DVP Fier nga ana e shërbimeve të policisë së rendit, policisë rrugore dhe policisë kufitare ishte një tjetër sfidë që u kalua me sukses..U morën  masat organizative për zbatimin e detyrave të hartuara në Planin e Masave të Sezonit Turistik Veror  Nr 247 datë  27.04.2022  për të  përballuar  flukset e  mjeteve  dhe pushuesve si të huaj  ashtu dhe vendas. Për fundjavat, ditët e premte, të shtunë dhe të dielë  shërbimet u organizuan me prezencë të shtuar të  patrullave të përgjithshme për rendin, për plazhet Darëzezë dhe Seman. Akset rrugore që të çojnë në këto plazhe u patrulluan dhe monitoruan  nga shërbimet e patrullave të policisë rrugore  me mjete të loguara  për rritjen e masave të sigurisë dhe menaxhimin e flukseve  të automjeteve. Për policinë vendore problematikë shqetësuese,që kërkon ndërhyrje për zgjidhje dhe bashkërendim të punëve është angazhimi i pushtetit lokal për saktësimin e  listës së subjekteve për shfrytëzimin e hapësirave publike të plazheve që kanë kontrata 2 vjeçare  dhe subjekteve të reja që janë në aplikim e sipër për plotësimin sa më shpejt të jetë e mundur të kontratave  si dhe marrja e masave për pastrimin e ambienteve  të plazhit  si ato private edhe ato publike  si dhe gjithë vijës bregdetare .Njëkohësisht- pohojnë nga Drejtoria vendore e Policisë  duhet shikuar dhe mundësuar përcaktimi i vendbazimeve për vendqëndrimin e mjeteve lundruese, për të bërë të mundur evitimin e rasteve të aksidenteve në zonat e kufizuara për plazhet si dhe marrjen e masave për vendosjen e sinjalistikës detare për plazhet flamujt, tabelat orientuese, pajisjet e vrojtuesve, flamujt  dhe bovat ndarëse  për distancat e lejuara për notim nga ana e pushuesve. Kjo është tejet i rëndësishëm  në vijën bregdetare  si dhe për vendosjen e kufirit ndarës të përgjegjësisë për subjektet  private dhe publike,për të evituar  rastet e  rrezikimit të jetës së pushuesve”, theksojnë uniformat blu...