BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Ekonomia dhe banka qendrore

Ekonomia dhe banka qendrore

Rritja e pasigurisë dhe kufizimi i detyruar i lëvizjes së qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve gjatë këtyre 15 muajve të pandemisë, solli rënien e ekonomisë me 3.3 për qind në vitin 2020 dhe humbjen e mbi 40,000 vendeve të punës. Në përgjigje të pandemisë, kundërveprimi i autoriteteve publike në vend, si dhe kudo në botë, ishte i shpejtë dhe i pashoq. Banka e Shqipërisë (BSH), banka jonë qendrore ndërhyri me një paketë masash monetare e financiare. Këto masa synonin jo vetëm kufizimin e ndikimeve dhe dëmit të pandemisë, por edhe ruajtjen e kapaciteteve prodhuese dhe të qëndrueshmërisë ekonomike e financiare të vendit. Banka qendrore uli normën bazë të interesit në muajin mars të vitit 2020 në 0.5 për qind, në nivelin më të ulët historik, për të ndihmuar kreditimin dhe ekonominë. Ajo krijoi kushtet e nevojshme për të furnizuar bankat me likuiditet (para letër) të mjaftueshëm. Më tej, BSH krijoi lehtësitë e nevojshme rregullatore dhe udhëzoi bankat tregtare të ndihmojnë bizneset apo individët që po përballeshin me vështirësi serioze nga pandemia. Banka e Shqipërisë realizoi dy moratoriume (shtyrje) afatesh të kësteve të 20 mijë kredive për periudhat mars-maj 2020 dhe qershor-gusht 2020. Aty ku ishte e nevojshme, banka qendrore bashkëpunoi me bankat tregtare, për të ristrukturuar kreditë në vështirësi. Gjatë vitit 2020, u ristrukturuan 186 milionë euro kredi në lekë dhe në valutë. BSH hoqi përkohësisht komisionet e aplikuara nga bankat tregtare, për përdorimin e platformave të pagesave elektronike dhe tarifat për pjesëmarrësit në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH (sisteme pagesash për biznesin), me qëllim lehtësimin e pagesave gjatë mbylljes së plotë dhe më vonë të pjesshme. Së fundi Banka e Shqipërisë pezulloi shpërndarjen e fitimit nga bankat e nivelit të dytë për vitin 2020, duke u mundësuar këtyre bankave kapital të mjaftueshëm për aktivitetin e tyre kreditues dhe më gjerë. Masat lehtësuese dhe nxitëse, të ndërmarra nga banka jonë qendrore, u bashkërenduan dhe krijuan sinergjinë e duhur me nxitësit e shtuar fiskalë të qeverisë. Stimujt fiskalë morën formën e lehtësive tatimore dhe transfertave direkte për bizneset apo individët, të ardhurat e të cilëve u prekën nga mbyllja e aktivitetit gjatë periudhës mars-prill 2020 dhe më vonë. Realisht, BSH ndihmoi në ruajtjen e gjendjes likuide (me para letër) të bankave dhe bizneseve në bilancet e tyre. Të gjitha këto masa, nga ana e tyre, arritën të kufizonin ndikimin e pandemisë në sektorin real prodhues dhe në sektorin financiar të vendit. Ato arritën po ashtu të ruanin të pacënuar qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit. Ja përse rënia ekonomike, rënia në punësim dhe dëmi në bilancet financiare të bizneseve rezultuan me tregues më të ulët se sa parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe vetë qeverisë. Në sajë të këtij kontributi të bankës sonë qendrore, sektori bankar vijon të jetë i mirëkapitalizuar, likuid (me para letër) dhe fitimprurës. Primet e rrezikut dhe normat e interesit në tregun financiar mbeten në nivele të ulëta, duke ndihmuar mbështetjen me kredi të ekonomisë. Per periudhën janar-mars 2021, kredia u rrit me 7.5 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në veçanti, kreditë me probleme mbetën në nivel të ulët (vetëm 8.5 për qind të totalit), pavarësisht problematikave të mëdha të ekonomisë gjatë gjithë pandemisë. Stoku jo i rritur i kredive me probleme dëshmoi dobinë e procesit të konsolidimit të sektorit bankar, ristrukturimit të kredive dhe përmirësimeve të vazhdueshme të kuadrit mbikëqyrës e rregullator, nga ana e Bankës së Shqipërisë. Kriza ekonomike botërore e vitit 2020 nga pandemia, solli në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm që kanë politikat monetare dhe fiskale, si instrumente të stabilizimit të ekonomisë dhe zbutjes së krizave. Në veprimtarinë e ardhshme të bankës sonë qendrore, sfidat në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve do të vijojnë. Institucioni i Bankës së Shqipërisë e përballoi testin e pandemisë, testin më të vështirë të historisë së funksionimit të tij me ligjin e vitit 1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, duke qëndruar në pararojë të ndryshimit për progres. Banka jonë qendrore tregoi se është e aftë të ndryshojë e të përshtatë praktikat më të mira dhe më efektive bashkëkohore. Që nga viti 2015, BSH ka përshtatur regjimin e “inflacionit të shënjestruar”, si një regjim i cili ofron incentivat, disiplinën dhe fleksibilitetin e duhur, për maksimizimin e mirëqenies afatgjatë shoqërore të shqiptarëve dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit të tyre. Banka e Shqipërisë ka zbatuar në kohë standardet rregullatore të “Basel I”, “Basel II” dhe “Basel III”, duke ndihmuar në krijimin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe kuadrit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, dy elemente kyçë këto për qëndrueshmërinë e sistemit financiar. Në bashkëpunim me autoritetet e tjera publike, ajo po punon fort për zhvillimin e arkitekturës së plotë mbikëqyrëse e rregullatore të sistemit financiar, ku dy struktura të rëndësishme tani i ka krijuar: Agjencinë e Mbikëqyrjes Financiare dhe Grupin Këshillimor të Stabilitetit Financiar. Si ndoshta askush institucion tjetër publik në vend, Banka e Shqipërisë gëzon një konsensus të gjerë shoqëror dhe besueshmëri tek qytetari. Ajo po kontribuon realisht drejt integrimit bankar e financiar të Shqipërisë me familjen e madhe europiane.