Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekosistemi i aseteve “të përgjumura” dhe KLSH

Postuar: 16/11/2019 - 07:16

Situata e gjendjes së rënduar financiare në të cilën ndodhen shumica e bashkive të vendit kërkon rritjen e transparencës në drejtim të borxheve të njësive të vetëqeverisjes vendore (NJQVV) dhe menaxhimit të borxhit vendor. Që në fillimet e tranzicionit, përgjatë periudhës 30-vjeçare të reformës ekonomike mbështetur në paketën ligjore “Për inventarizimin transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit”, si paketë fillestare e reformave ekonomike, kanë dalë një sërë vendimesh të Këshillit të Ministrave (VKM) “Për miratimin e listave përfundimtare të transferimit të pronave të paluajtshme të Shtetit në Njësitë e Qeverisjes Vendore”. Me përfundimin e reformës territoriale dhe përqendrimin në 61 bashki, numri i VKM-ve pas viteve 2015 u shtua, pasi njësive të vetëqeverisjes vendore u kanë kaluar tërësisht në pronësi pasuritë e të gjitha aseteve pyjore, aseteve të sistemeve të ujitjes dhe kullimit, të përbërë nga ujëmbledhës, diga, kanale vaditëse e kullimi, si dhe asetet e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm. Ky transferim tërësor i pronave dhe pasurive të paluajtshme barti të gjitha të drejtat dhe detyrimet e mëparshme dhe të së ardhmes, të krijuara dhe trashëguara, të cilat, përveç të tjerash, kanë sjellë edhe impakte në financat vendore. Impakte të karakterizuara më shumë në borxhe e detyrime të bartura, se sa në të ardhura të pritshme për secilën prej 61 bashkive. KLSH, nga auditimet e ushtruara në entet mjedisore përgjatë viteve 2017- 2018 në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP), në Agjencitë e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave me Ndërtime Informale (ALUIZNI-t) (të dyja këto struktura aktualisht pjesë përbërëse të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), ka ardhur në konkluzionin se çdo njësi e vetëqeverisjes vendore zotëron një ekosistem asetesh të konsiderueshme. Janë pasuri të paluajtshme, të cilat, me vënien nën administrim dhe mirëmenaxhimin e tyre do të prodhonin burime të konsiderueshme të ardhurash dhe burime punësimi për bashkitë, çka do të siguronte zhvillim të qëndrueshëm të financave vendore dhe shmangie të situatave të rënduara financiare. 

Për këtë, KLSH, në përfundim të çdo auditimi ka identifikuar risqet dhe mbështetur mbi to, ka dhënë rekomandimet përkatëse për përmirësimin e gjendjes, ndër të cilat përmendim: - Rritja e shkallës së menaxhimit të aseteve t bashkive; - Identifikimi dhe shmangia e risqeve të lidhura me marrjen nën administrim, inventarizimin dhe regjistrimin në ZVRPP, si dhe përfshirjen në evidencën kontabile të pasurive të paluajtshme; - Identifikimin dhe shmangien e risqeve të lidhura me vënien në përdorim me efiçiencë dhe efektivitet të bashkive. Audituesit e KLSH konstatojnë se regjistrimi i pasurive të paluajtshme publike në bashki është në nivele tejet të ulta. Kanë rezultuar një numër i konsiderueshëm pasurish të painventarizuara dhe të paidentifikuara, të ndodhura në territoret e NJVV-ve, ndërsa nga ana tjetër në ZVRPP identifikohen dhe rezultojnë një numër i konsiderueshëm kartelash pasurish të paluajtshme me gjendje juridike apo status të papërcaktuar (të ashtuquajtura asete pasuri të paidentifikuara, apo me pronar të pavërtetuar). Kjo, për një numër të konsiderueshëm objektesh, por dhe në nivele qindra mijëra metra katrorë sipërfaqe asetesh të llojeve të ndryshme. Përballë kësaj gjendjeje, KLSH ka rekomanduar me forcë pranë bashkive dhe ZVRPP-ve përkatëse shpejtimin dhe përfundimin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, vazhdimin e procedurave dhe eliminimin e mbajtjes së praktikave në proces, ku numri më i madh i tyre përbëhet nga praktikat në proces për regjistrimin e pasurive publike në pronësi, përdorim e juridiksion të bashkive, që i përkasin aseteve të gjithë llojeve. Ndërsa për pasuritë e paluajtshme të paidentifikuara, KLSH ka kërkuar shpejtimin e procesit të identifikimit, inventarizimit të gjendjes juridike, gjendjes fizike dhe gjendjes së zotërimit të këtyre pasurive, aseteve apo burimeve të transferuara me vendime të qeverisë, si dhe përfundimin e regjistrimit të pasurive me pronar të pavërtetuar apo atyre evidentuar në Kartelat e Pasurive të Paluajtshme me pronar “Shtet”, duke mos përcaktuar përfaqësuesin shtetëror. Asetet “në gjumë” të njësive të vetëqeverisjes vendore janë pasojë e mangësive dhe mos funksionimit të sistemit të mekanizmave të kontrollit të brendshëm, të mos zbatimit rigoroz të normave standarde të programimit të Planeve të Përgjithshme vendore, si instrument bazë në hartimin dhe zbatimin e buxheteve vendore. Kjo ka sjellë braktisjen e tyre, mos futjen në qarkullimin ekonomik si kapital, duke shkelur ligjin “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” me nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, si dhe ligjin me nr. 68/2016 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”. Nga auditimet në entet e mbrojtjes së mjedisit dhe ato të zhvillimit të mjedisit, në administrimin e pasurive të paluajtshme të llojit pyje, kullota, ekosisteme dhe territore e sipërfaqe të tyre, janë konstatuar mungesa rakordimi ndërmjet inspektorateve dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, pronare të këtyre aseteve, lidhur me arkëtimin e detyrimeve të lindura nga procesverbalet e vlerësimit të dëmeve, të cilat kapin vlera të konsiderueshme. Detyrimet e paarkëtuara të sipërmarrjeve private që shfrytëzojnë asetet dhe gjobat e vendosura dhe të pavjela, ose ato të pavendosura, përbëjnë të ardhura të munguara në arkën e bashkive. Këto të ardhura mund të kishin shërbyer si burime të planeve të menaxhimit për zhvillimin e qëndrueshëm të aseteve pyje, kullota dhe ekosistemet përkatëse, si dhe si burime punësimi për zonat rurale të juridiksionit të bashkive. KLSH ka konstatuar një numër të madh mosndjekjesh, mangësish e mospërputhjesh nga bashkitë dhe drejtoritë rajonale mjedisore, të cilat përkthehen në të ardhura të munguara, lidhur me detyrimet për ripërtëritjen apo pagesën e vlerës së bimësisë të sipërfaqeve pyjore, kullosore dhe ekosistemeve, nga lejet mjedisore. Si dhe nga kontratat e ndryshme për ushtrime aktiviteti në këto territore. Mos vjelja e detyrimeve nga kontratat e koncesionit apo lejet mjedisore kanë një impakt jo të vogël negativ në të ardhurat e njësive të vetëqeverisjes vendore, sidomos për ato bashki me sipërfaqe të gjera territori me zhvillim kryesor rural. KLSH ka vërejtur se në disa bashki mungojnë Planet e Përgjithshëm Vendore, kurse në disa të tjera këto janë të paplota, duke u kufizuar vetëm në pjesën kryesore të zhvillimit urban. Për këto plane mungojnë parashikimet e përcaktimet në tregues të zhvillimit të fushave si bujqësia dhe zhvillimi rural, ujërat, pyjet, resurset natyrore tashmë të transferuara totalisht si funksione dhe asete e pasuri. Plane të tilla nuk sigurojnë përmbushjen e funksionit kryesor, atë të të qenit instrument bazë parashikimi e programimi, si dhe burim i të dhënave për hartimin e buxhetit afatmesëm dhe vjetor të bashkive. Për këtë, KLSH ka rekomanduar hartimin dhe përditësimin e vazhdueshëm të PPV të plotë me përfshirje të gjitha fushave, të jenë sa më funksionalë, të aplikueshëm dhe lehtësisht të përdorshëm dhe të monitorueshëm, burim për Hartimin e Buxheteve nga personeli zbatues në shtrirjen kohore të parashikuar për 25 vjet.

Në tërësi, KLSH ka rekomanduar përmirësime të akteve ligjore dhe nënligjore në këtë fushë dhe rritjen e shkallës të bashkëveprimit të strukturave të menaxhimit të pyjeve, kullotave dhe ekosistemeve të tyre në bashki, me inspektoriatet, si në drejtim të hartimit dhe zbatimit të planeve të menaxhimit për zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre aseteve, ashtu edhe mbrojtjes nga dëmtimet dhe zbatimin e masave zhdëmtuese.

Nga Selfo Zeneli

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 07:15

Është praktika më normale që një kryeministër dhe çdo qeveritar të takohet me qytetarët nga më i zakonshmi në një cep të Shqipërisë deri tek njerëzit e shquar, ata që kanë bërë emër me personalitetin, punën, idetë, zg

Postuar: 07/12/2019 - 07:14

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harro

Postuar: 07/12/2019 - 07:12

Sipas vlerësimit nga shkencëtarët, në botë për çdo ditë ndodhin mijëra tërmete të intensiteteve t

Postuar: 07/12/2019 - 07:08

Vazhdon të rezultojë si një pyetje e rëndësishme ajo që tundon të gjithë: A mund të riparojnë dëm

Postuar: 06/12/2019 - 07:13

Nuk e njoh së afërmi dhe nuk kam patur asnjë rast të vetëm për t’u takuar ballë për ballë m

Postuar: 06/12/2019 - 07:11

Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë, me qendër në qytetin e Durrësit, mori shum

Postuar: 06/12/2019 - 07:09

Me thënë të drejtën sapo lexova lajmin “bombë” se Agron Tufa na qenkësh arratisur dhe