BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x
BREAKING NEWS

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me
x

Opinion / Editorial

Ekskluziviteti i politikës dioskratike të liderit shkatërrues të vlerave demokratike

Ekskluziviteti i politikës dioskratike të liderit shkatërrues

Gallamosja e rrugës politike brënda të djathtës,nga i ashtuquajturi lideri historik,nuk ka qënë më katastrofike se kurrë. Ajo edhe pse në hall të madh për mbijetesën e saj, vazhdon të sundohet nga pasionet e verbëra të një protagonisti ekstremist, që jo vetëm e shkatërroj të djathtën, por vazhdon ta orientojë në drejtime të gabuara, që nuk kanë ndryshim nga lufta e klasave. Kjo situatë që për hir të kthimit në detyrat e dështuara, po mbushet me alibi artificiale dhe e ngarkuar nga pasionet e idealizuara, jashtë interesave të partisë dhe shoqërisë.I dominuar nga sëmundja e pasionit për të ardhur në pushtet, po demostron jo vetëm pandreqshmëri në marrdhëniet politike,por vazhdon të trafikojë shpifje,mashtrime e manipilime,që përbëjnë filozofinë e idelogjisë dhe moralit të tij. Në se do të hedhim një vështrim historik,për figurat më negative të këtij shteti që me krijimin e tij,nuk ka patur më anti-shqiptar se Esat Pashë Toptani,Ahmet Zogu.Enver Hoxha dhe se fundi binomi Berisha -Meta. Në se të parët kanë mbetur në memorjen e kësaj shoqërie, si njolla të zeza të historisë sonë, këta të fundit që ju shitën popullit si demokratë të flaktë,nuk mund t'u shmangen akuzave për rekorde kriminale, që i kanë kapërcyer kufijtë e historisë se demokracisë.Aktualiteti i sotëm i ndjekur në vijimësi nga lartësia e këtyre viteve, dëshmon se misjonari ruso-sërb Sali Berisha, ka mbjellë në Shqipëri farën e anarkisë politike dhe ekonomike,duke u kthyer në simbol i së keqes. Që ta dinë mirë edhe ata shqiptarë qe nuk e pranojnë këtë njeri si simbol të së keqes, Shqipëria nën drejtimin e tij nuk mund të bëntë përpara, sepse vendosja në krye të PD mori bekimin e Beogradit, duke mënjanuar rivalët kandidatë që ishin themeluesit e asaj partie. Në dinamikën e jetës së këtij njeriu "kozmopolit"kanë sunduar frustacionet individuale, që energjinë e ëndrrave për diell, e orientoj në dobi të pasioneve të verbëra, për t'u bërë në historinë e mjedisit shqiptar një dikushi. Ky dikushi, që bën pjesë në grupin e njerzëve, për të cilët populli thotë; "allahu na ruajtë", i gatuar në strukturat e PPSH me nofkën "Penicilina", mundi që me mjeshtëri të maskohet për t'i shërbyer me devotshmëri UDB. Prania në radhët e PPSH si i besuar  i saj, i dhanë dimensione prioritare në "artin"e mashtrimit dhe maskave. Por nga ana tjetër atë e tradhëtonin kusuret e tij të brëndëshme, si njeri anormal me probleme psiqike, i cili u dërgua në Austri për kurim i shoqëruar nga mjeku Ylvi Vebiu. Por Saliut nuk i kanë pëlqyer kurrë njerzit që dinin të fshehtat e tij,sepse të gjithë e kanë provuar egërsinë e hakmarrjes së tij, ku i pari ishte drejtori i drejtorisë së punëve të brëndëshme Zef Loka, i cili u burgos me ardhjen e tij në krye të presidencës. Ndërsa mjeku që e shoqëroj për kurim në Austri, u largua për në amerikë duke u thënë gazetarëve në Rinas; "mjerë Shqipëria nga kush po drejtohet". Dalja e tij në krye të PD dhe presidencës,ishhte një ogur i zi për Shqiprinë,një fatkeqësi kombëtare që u pasua me ngjarje tragjike. Si do punonte për Shqipërinë Saliu,kur e gjithë familja e tij ishte nën kthetrat e UDB?Ja disa nga faktet e historisë së kësaj familje,që dëshmojnë më së mirë lidhjet e tij si agjent i UDB me dosjen "Bisturia" që ndodhet në arkivat e saj. Në ish.Jugosllavinë e pashpërbërë,vjerri i Saliut Rexhepi ishte punonjës aktiv i UDB, kjo lidhet me faktin se motra e Milicës që ishte bashkëshortja e Rexhepit dhe teze e Lirisë, që ka për grua Saliu, ka qënë oficere e OZNËS (pararendëse e UDB). Pas Luftës së Dytë Botërore, Milica ishte kolonele e UDB mbështëtse e Rankovicit, që ishte ideatori dhe kalemxhiu i planeve djallëzore të Titos, për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës. Vëllai i Lirisë gjatë luftës në Bosnjë, ishte këshilltar ekonomik i Milosheviçit. Kjo përkon me faktin se Saliu më 15 Shtator 1993, ngriti shoqërinë "Shqiponja" për furnizimin me 600 ton naftë në ditë, makinën vrasëse të Milosheviçit, që përbënte një marrveshje kriminale, nga që ishte shkelur dhe shpërfillur embargua e OKB, në një kohë kur Sërbia kishte filluar genocidin e spastrimit etnik të shqiptarve të Kosovës. Sipas dokumenteve të deklasifikuara në vitet kur ishte president i SHBA Bill Klinton, në morinë e tyre gjëndet një momerandum i dërguar nga ish.sekretari i shtetit Ëaren Kristopher. Në këtë dokument sekretari i shtetit Ëarren, bën të qartë pozicionin e atëhershëm të Sali Berishës në raport me Kosovën,i cili ka qënë thikë pas shpinës së kosovarëve. Në atë dokument Berisha e njeh Kosovën si etnitet autonom brënda Sërbisë. Njëkohësisht sekretari Ëarren bën edhe dallimin midis Berishës dhe ish-kryeministrit Meksi, i cili ishte i njëzëshëm në idenë dhe nevojën e Kosovës për pavarësi. Përdorimi i kartës nacionalisto-populiste të Saliut, ka qënë indikator nga që Kosova i duhej,vetëm atëhere kur donte të largonte vëmëndjen nga dështimet. Veprimtaroia e tij ka konsistuar edhe në shkelje të ligjeve, por në mënyrë të vecantë të kushtetutës kur bëri pazare me Greqinë për shitjen e disa km katror ujra të detit Jon. Profecitë e tij në dëm të interesave kombëtare janë të shumta, ndër to është edhe pasgesa nga Miloshevici për shkatërrimin e Shqiperisë.Për këtë pagesë prej 17 miljon dollarë është bërë debat në parlamentin serb, midis ultranacionalistit Sheshel dhe Miloshevicit, i cili i është përgjigjur Sheshelit me këto fjalë; "Shikoje Shqipërinë si po digjet dhe se si po vriten me njëri tjetrin, ne mund ta pushtojmë atë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Sërbisë "Këto shprehje fyese të dala nga goja e Milosheviçit, janë elozhe për Sali "patriotin" e politikës së tij dioskratike, në krye të PD dhe shtetit se sa shumë e ka dashur ai Shqipërinë. Por se sa shumë e ka dashur ai Shqipërinë me bashkëpuntorin Ilir Meta, del edhe tek nxjerja e ligjeve dhe dekrteve,që favorizonin qarqet greko-sërbe.Një ndër to është përdhosja e Kishës Autoqefale Shqiptare, vepër e një nga figurave më të mëdha të kombit tonë Fan Nolit. Kjo veprimtari e ortodoksisë shqiptare, ju dorëzua për ta drejtuar një kleriku grek Anastasios Janullatos, antar organizatës famkeqe anti-shqiptare MAVI, që organizoj genocidin për largimin me dhunë të shqiptarëve nga Camëria. Akoma shqiptarët nuk janë të bindur, se e gjithë kariera e tij politike,është dosje e zezë kriminale në dëm të Shqipërisë dhe marrdhënieve demokratike. Për çfarë e beson e djathta Saliun,kur ai është diskriminuesi i vlerave të saj, kur ai është protagonist i shkatërrimit të ekonomisë së trashëguar nga sistemi i mëparshëm, i hidrokarbureve, i pasurive nëntokësore e mbi tokësore, i lëndës drusore ku nuk mbeti pyll pa u masakruar duke filluar me parkun kombëtar të Lurës, krenaria e bukurisë së natyrës turistike shqiptare, abuzivizmi me shfrytëzimin dhe shkatërrimin e faunës së lumenjve,duke i dhënë me koncesion për ndërtime hidrike. Si mund t'i besosh më këtij njeriu,i cili nuk demostroj kurrë moral të ndërgjegjësimit kombëtar, kohabitacion me të gjithë faktorët politikë, por i ka trajtuar gjithnje jo si konkurent ideshë e alternativash por si armiq. Si mund t'i besosh më këtij njeriu të drejtoj të djathtën e pa reformuar, por merr udhëzime nga një aktiviste pjatalarëse, që e ka zbritur politikën brënda PD në nivelin e rrugës. Shëmbulli më sinjifikativ për këtë, është fushata qesharake e "Foltorizmit"fund e krye diskriminim i poltikave të djathta. Si mund t'i besosh më këtij njeriu,që doktrina e tij ka qënë dhe mbetet eskluziviteti i politikës aventureske, e tipit dioskratike, e cila ka rezultuar në të gjithë rrugën e saj irracionale. Për pasojë ajo solli shkatërrimin e PD, si dhe vlerave aq të domosdoshme për demokratizimin e shoqërisë shqiptare.