BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Opinion / Editorial

Eksperimentet e superfuqive i paguajnë popujt

Eksperimentet e superfuqive i paguajnë popujt

Prej një shekulli e deri tash, rruzulli tokësor ka përjetuar tre luftëra të mëdha botërore duke qenë shumë pranë dhe luftës së katërt. Dy të parat u manifestuan me përleshje të mëdha luftarake, me humbje të jashtëzakonshme e të mëdha të jetëve njerëzore, të armatimit dhe teknikës, me rrënim total të ekonomisë në të gjitha sektorët, teksa lufta e tretë ishte një “luftë e ftohtë” e një lloji tjetër e veçantë e pa parë ndonjë herë në histori. Ajo edhe pse kish veshur fustanin e bukur të “bashkë ekzistencës paqësore” midis dy sistemeve të kundërta , atij kapitalist nga njëra anë dhe socialist nga ana tjetër, ishte po aq dhe e egër, veçse ajo u zhvillua si një luftë ideologjike e politike, si një demonstrim i forcës dhe një garë në të gjitha fushat dhe sektorët midis dy sistemeve tërësisht të kundërta me njëri- tjetrin. Ajo, ndryshe nga dy luftërat e tjera, që patën humbje njerëzore, nuk u karakterizua nga simptoma të tilla, por nga humbja dhe rrënimi i një sistemi të tërë.

Degjenerimi ideologjik i partive komuniste, devijimi i tyre nga rruga e drejtë dhe tradhtia që ju bë kauzës së punëtoreve dhe fshatarëve në këto vende, detyrimisht do të çonte dhe në degjenerimin e marrëdhënieve ekonomike, degjenerim ky, që shkërmoqi të gjithë sistemin socialist. Rënia e “Murit të Berlinit” më 1989, nuk shënon rënin e përfundimtare të socializmit, sepse ai kish kohë që pat rënë, por shënon shndërrimin e hapur kalimin dhe deklarimin botërisht të këtij sistemi në sistemin kapitalist. Por kalimi në sistemin kapitalist do t’i fuste këto shtete e sidomos Rusinë dhe Kinën në konkurrencën e ujqërve të vjetër evropianë. Mao Ce Duni dhe pse mbulohej me petkun e komunistit, shpalli programin tij të “katër modernizimeve”, program ky, që kish për qëllim radhitjen e Kinës si një superfuqi botërore, krahas saj dhe ish B. Sovjetik , i cili mbas largimit të Gorbaçovit nga skena politike dhe ardhjen në fron të carit të ri V. Putin, filloi të shpërbëhej nga kontradiktat nacionaliste të brendshme që e gërryenin dhe vazhdojnë madje dhe sot ta gërryejnë atë vazhdimisht. Megjithatë si Kina, ashtu dhe Rusia u futën në vallen e konkurrencës kapitaliste.

Aktualisht, bota është polarizuar rreth katër superfuqive imperialiste midis Amerikës, Evropës së Bashkuar, Rusisë dhe Kinës të cilat kanë shtrirë dhe shtrijnë influencën e sundimin e vet politik dhe ekonomik në shumë vende të rruzullit tokësor. Por dalja në skenë si fuqi të mëdha imperialiste e këtyre vendeve, pra Kinës dhe Rusisë, prishi balancat e sferave të influencës dhe për rrjedhojë dhe vet superfuqitë u ndanë në dy grupe aleatësh me njëra tjetrën. Nga njëra anë Amerika me Evropën e bashkuar dhe nga ana tjetër Kina me Rusinë. Fjalët e ish Presidentit amerikan R.Nikson në Berlin më 1987 ... “ Zoti Gorbaçov rrëzojeni këtë mur”, kush mund t’i imagjinonte se dhe vet rënia e murit të Berlinit që për momentin ngazëlloi aq shumë Evropën dhe Amerikën, do të shoqërohej më vonë me vënien në pikëpyetje dhe minimin e citimit të një tjetri presidenti amerikan, H.Truman , i cili deklaronte ...”tashmë për rolin që i kish caktuar historia SHBA për të qenë lidership i botës” . Por ja që këtë edhe pse nuk e pat përjetuar e kish parashikuar V.I.Lenini, ku fliste për natyrën e imperializmit, pse jo edhe vet Enver Hoxha në librin e vet ”Imperializmi dhe Revolucioni”

Kështu që, konkurrenca e madhe që bëjnë këto dy superfuqi, nëpërmjet zhvillimit dhe forcimit të ekonomisë, shtrirja përherë e më shumë dhe zgjerimi i tregjeve nëpërmjet vënies në zbatim të teorisë së “dumpingut” (nxjerrjen dhe hedhjen në shitje të mallit me çmim më të lirë se konkurrenti tjetër) i kanë vënë në hall Amerikën dhe Evropën. Evropa duke qenë se ka përbërje estrogjene shtetesh nuk ka ekonomi unike, ka vende si Italia, Greqia, Turqia dhe shumë vende nga ish blloku socialist që për shkak të pamundësisë dhe forcës ekonomike lidhen me Kinën apo dhe me Rusinë. Kjo natyrisht që nuk i vjen për shtat Amerikës, të cilës i krijohet deficit tregtar. (I krijohen stoqe nga që nuk i tërhiqet malli i planifikuar për shitje) pra shkurt Këto 10 vitet e fundit vërehet se Amerikës i janë hapur shumë probleme. Nuk janë asgjë, për të mos thënë se janë tollombace, kërcënimet e atomike të koreanoveriorit Kim Jung. Amerika e di fort mirë, se mbas tij janë Rusia dhe Kina. Jo aspak ! Trampi hallin e ka te Kina e cila i përbën një rrezik të madh potencial, jo vetëm në gjithë rajonin e Paqësorit, por dhe në Afrikë, Lindjen e Mesme e deri në Evropë. Por kjo shtrirje e Kinës cenon rëndë interesat jetike të imperializmit amerikan dhe pikërisht këtu fillon “Hakmarrja Al Kapone” Amerika kërcënon Kinën me embargo, apo bllokadë ekonomike deri në miliarda e miliarda dollarë, por për shumë vende të cilat janë satelite të USA ngelen në letër sepse ato e thyejnë, nga që te Kina kanë dhe shohin leverdi të madhe ekonomike. Në këto kushte, Amerika, përpara se të shpallë një luftë tjetër botërore, provon armën baktriologjioke e cila ka efekt gjunjëzues dhe shkatërrues, jo vetëm mbi popullatën por dhe në ekonominë e një vendi duke mbjellë psikozën e terrorit psikologjik dhe të pasigurisë në jetën njerëzore. Përdorimi i armëve biologjike të cilat nëpërmjet viruseve të kultivuara, kanë vetinë e shfarosjeve masive të popullatës apo dhe infektimin e produkteve bujqësore e ushqimor, është një metodë presioni që në kushte të caktuara të kontradiktave të mëdha ekonomik,e përdoren për të nënshtruar kundërshtarin. Të jetë USA që e ka dërguar atë në Kinë, apo është Kina që e ka eksperimentuar, për të futur nën” ethet drithërues të kllapisë” Amerikën dhe vet Evropën? Mos vallë sundimit të dollarit po i lëkunden themelet dhe me këtë qëllim dhe vet politika amerikane hakmerret ndaj atyre vendeve të cilat nuk përputhen me koncensusin e Washingtonit sidomos mbas viteve 1989 ? Mos vallë Kina është objekt i hakmarrjes amerikane, apo Amerika është objekt i shkatërrimit nga”katër modernizimet” kineze të cilat mbollën virusin Koronës?!" Kuptohet dhe del e qartë se forma të përparuara të luftës biologjike, mund të shndërrojnë këtë luftë, nga një mbretërim i terrorit, në një instrument politik të dobishëm ”

Mos vallë përjetojmë këtë situatë?

Sido që të jetë, një gjë dihet me siguri, se shumë vende të cilat e kanë kaluar fazën e parë të kapitalizmit monopolist shtetëror dhe janë futur në rrugën e imperializmit, bashkë me këtë rrugë për të realizuar ëndrrat e zgjerimit të territoreve, për efekte të hegjemonisë ekonomike, i kanë dhe do i përdorin të gjitha llojet e armëve dhe të mjeteve teknike e luftarake, nga ku njëra prej tyre e cila bën shfarosje masive të popullatës është arma bakteriologjike. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka ditur se në provincën Whuan të Kinës, eksperimentoheshin këto viruse, sikurse e di që i kanë dhe Amerika, Rusia, Kanadaja e shumë e shumë vende, sikurse e di që ka dhe konventa të ndryshme që ndalojnë përdorimin e armëve bakteriologjike, mbi popullatën shtrohet pyetja atëherë: pse i lejojnë dhe në fund u bëjnë thirrje popujve të mbarë botës të mbyllen brenda të nënshtruar?!

Eksperimentet në të gjitha llojet e përdorimit dhe efektit të armëve, i kanë organizuar dhe organizojnë qarqet luftënxitës kapitalist e imprialiste, por dhe historia ka treguar e tregon se i kanë paguar me gjakun e tyre popujt.

PS: Ky artikull ruan vlerën e vet edhe sikur” Covid-19 “, të jetë një virus i thjeshtë natyral, i pa përhapur qëllimisht. Natyra nuk mund të fajësohet për ligjësitë e saj që vret pa dëshirë. Fajësohet shoqëria njerëzore, që nuk ndalon dot dorën vrastare, që na vret vazhdimisht e pa mëshirë.