BREAKING NEWS

“Epoka e Presidentit po vdes, janë dekompozuar...”, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’ e radhës, paralajmëron fundin e Ilir Metës

“Epoka e Presidentit po vdes, janë dekompozuar...”, Frrok
x

Opinion / Editorial

Eksperimenti pothuaj i pamundur gjerman mbi qeverisjen LVV dhe LDK!

Eksperimenti pothuaj i pamundur gjerman mbi qeverisjen LVV dhe LDK!

Shumë shpesh duken nga Gjermania si LVV dhe LDK në momentin kur akoma nuk gjejnë dot një pikë të rëndësishme mbështetjeje themelore për qeverinë e tyre të koalicionit në Kosovë! Sot është bërë e padurueshme dhe për qytetarët e Kosovës vonesa, e cila krijon jo vetëm gjendje ankthi politik, por dhe "pasiguri të sigurtë", në të ardhmen e qeverisjes të jo "luftëtarëve", e cila teorikisht, duhet të sillet ndryshe (kështu kanë premtuar ose angazhuar) nga pushteti i dikurshëm i luftëtarëve në pushtet. Por ja që nuk është aq e kollajtë dhe absolutisht kaq e lehtë që qeverisjet e shqiptarëve të kenë një bosht, i cili të bëhet pastaj "pikë takimi" pragmatik i koalicioneve post zgjedhore. Kur nuk arritën të bëjnë LDK dhe LVV koalicion para zgjedhor e sigurisht nuk kanë bërë për dy arsye që janë "prova për përqindje dhe ndasia programore" - sigurisht sado që të kenë modele për të ndjekur post zgjedhore, e kanë të vështirë "fuzionin", i cili i bërë keq mund dhe t’i shpërthejë. Sot po përmendet më shumë se sa është në fakt, mundësia e një palë zgjedhjeve të reja. Duket sikur Shqipëria është më keq politikisht në trevat shqiptare dhe rajon politikisht, por në fakt ajo është më "solide" si qeverisje në sajë të jo vetëm pragmatizmit akut që ka, por dhe tualetit aproksimativ post-zgjedhor që merr përsipër pa konsideruar program të politikanëve rrufjanë të saj. Eksperiencat e gjata me pushtete, me koalicione, me ndërhyrje ndërkombëtare, me biseda dhe kulisa politike, me mbrëmje e dreka ngjalash dhe dreka darka rakie, me "betime" afaristësh dhe ndikime lobistësh e bëjnë Kosovën shumë të dobët edhe përballë “nënës Shqipëri” ani pse tashmë dikujt i duket e painvestuar mirë në uniforma zjarrfikësish! E kam fjalën se në Shqipëri janë ngrënë shumë më tepër dreka dhe darka kulisash dhe marrëveshjesh pushteti. Kur në fakt uniformat mediatike dhe ato politike të sajesave ballkanike në Shqipëri janë superlativa. Në Kosovë ka një qasje tjetër, e cila ka peshën e madhe të rëndesës patriotike dhe sidomos të bisedave me serbët. Kjo është marrëzia, frika dhe për më tepër dyshimi i madh dhe i shtyrjes, bisedimeve shterpë, lëndimeve për poste, për presidentin, për gjithshka në biseda që kanë në bazë pa aftësinë për tu përballur shpejt me serbët si të barabartë. Këtë nuk do ta kisha besuar kurrë, por ja që është një pjesë e madhe e realitetit që dhe populli i Kosovës në zgjedhje ndau partitë në një pamundësi reale mes tyre për qeverisje. Po po në një treshe apo katërshe pothuaj të pamundur. Të pamundur sidomos në "mos qeverisjen" bashkë me PDK, që duket si kusht ngado te dy fitimtarët në dukje politikisht djathtas-majtas si LDK dhe LVV. Po sigurisht, sepse kështu duken të ndarë në programe. LDK në program ka fondin e investimeve ose atë zhvillimor dhe po ashtu një fond përafërsisht të ngjashëm e ka LVV me një emër tjetër, që synon zhvillimin e sektorit privat. Dallim parimor është se LDK si parti e djathtë, ka prioritet sektorin privat si themel të zhvillimit ekonomik, kurse VV si parti e majtë, favorizon forcimin e skemës sociale e luftimin e varfërisë nëpërmes ndarjes së të ardhurave kombëtare. A do të mund të bashkohen apo do të bëjnë sikur bashkohen për tu ndarë vetëm si portofole ministrore dhe për të vuajtur mos qeverisjen më vonë?! Lëvizja Vetëvendosje në programin e saj ka paraparë krijimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës dhe Bankën Zhvillimore. Fondit Sovran, sipas programit të LVV-së, do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së “Trepçës”, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. Po ashtu, Vetëvendosje ka paraparë që Agjencia Kosovare e Privatizimit të shuhet dhe asetet e saj t’i kalojnë Fondit Sovran. Ndërsa, Banka Zhvillimore, sipas programit të LVV-së, do të jetë komponenti kreditues i cili do të financohet nga paratë publike dhe shitja e letrave të borxhit, që do të investojë në degë të caktuara të industrisë që krijojnë vende pune e përmirësojnë bilancin tregtar, duke u përqendruar në rritjen e eksporteve e zëvendësimin e importeve. Mirëpo kësaj politike i afrohet kështu LDK: Në programin në fushën e ekonomisë, LDK-ja, në anën tjetër, ka paraparë fuqizimin e Fondit Garantues të Kredive dhe Fondin për Investime. Qëllimi i Fondit Garantues të Kredive sipas programit të LDK-së është garantimi i kredisë deri në 50 për qind, duke ulur kështu nevojën për kolateral për bizneset vendore. Bazuar në këtë program, qeveria e LDK-së synon të themelojë Fondin Investiv, bazë e të cilit do të jenë mjetet financiare të privatizimit, në vlerë prej 300 milionë eurove. “Fondi në fjalë do të synojë mbështetjen financiare të ideve inovative në vend”, thuhet në programin e LDK-së. Vetëm ndërtimi i aftësive energjitike të Kosovës tregon dhe ndasitë dhe sigurisht kjo është shumë e rëndësishme për qeverisje të përbashkët. Një projekt i nisur shumë vite më parë për kapacitete të reja energjetike, siç është ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, i ndan orientimet e të dy partive. Ose, Vetëvendosje ka paraparë ndërmarrjen e hapave për funksionalizimin e Interkonjeksionit me Shqipërinë, me rezultat garancinë e furnizimit me energji elektrike, ndërprerjen e varshmërisë energjetike nga Serbia dhe se sipas LVV-së, termocentrali “Kosova e Re”, nuk do të jetësohet. Ndërkaq në programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thuhet se LDK-ja do ndërtojë kapacitete të reja energjetike, por do të refuzojë secilën alternativë investuese që shtrenjton çmimin përfundimtar të energjisë elektrike prej 100 për qind. Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, thotë se sa i përket termocentralit “Kosova e Re”, është në një fazë kritike jo për shkak të qeverisë së kaluar apo të ardhshme, por për shkak se investitori potencial ka probleme për të gjetur financimin e këtij projekti. Padyshim që janë të rëndësishme aftësitë pragmatiste për qeverisje, por në fund të fundit synimet e zhvillimit ekonomik shumë distante mes tyre jo nesër, por sot, janë një vështirësi e madhe që kapërcehet me shumë probleme. Kurse ana tjetër e medaljes është dita e zgjedhjeve të reja. Ka brenda dy partive që tentojnë të shkojnë në zgjedhje të reje me idenë se do të luajnë përqindjet e fitores dhe sigurisht dhe rëndësia potenciale për të bërë koalicion real politik mbi provën e forcës së partisë që merr më tepër vota apo ka më shumë përqindje se sa në momentin që flasim! Po dhe dikush mundohet të sabotojë negociata ose luan sikur po mendon për rinegocim mbi bazë vote të re! T’ia shtosh këtë dhe "fobinë" për t’i ikur dialogut final me Serbinë, atëherë kuptohet i gjithë obstruktiviteti i deritanishëm, i cili është absolut dhe tepër cinik. Në Kosovë tashmë janë lodhur me pritjen dhe marrëzinë e "cic miceve" që bëhen si kulisa pushtetesh dhe jo qëllimeve të shtetëzimit për të nxjerrë vendin nga impakti i mos qeverisjes konkrete dhe asaj korruptive. Kudo ka kalkulime dhe ideatorë apo kalkulatorë që duken si "profesionistë" tavolinash së një politike që po bëhet çdo ditë që shkon dhe më e mërzitshme! Kapriçozë pothuaj më keq se sa në "komshiun vlla buzë Jonit dhe Adriatikut! Pastaj po të njëjtët klanorë fisnorë dhe tarikate që të bëjnë të vjellësh kur mendon se nesër do duhej të bënin diçka ndryshe dhe me drejtësi të një politike të moralshme. Po po, mbi interesin e shtetit dhe Kosovës. A është e qëllimshme kjo zvarritje apo ka bazë normale politike? Ka mundësi kompromisi politik pa dëme mbi demokracinë dhe shtetin e të drejtës në Kosovë? Apo kanë rëndësi pazaret e skemave mbi llogari pushteti dhe jo qëllimmirë ndaj shtetit? Kush është pas gjithë kësaj, apo kjo është "politika instiktive tipike shqiptare", por që i bën keq vendit? Mbase të huajt po ndikojnë, mbase në Washington kanë ide ndryshe, mbase në Gjermani po tentojnë! Mbase, por deri tani zvarritja dhe pamundësia po mbizotërojnë. A do mundet të funksionojë modeli gjerman qeverisës në Kosovë? Apo do të mbetemi me "batutën" që përdoret kryesisht dhe veçanërisht në Shqipëri që thotë: Shqiptarë hesapi? E sigurisht nuk do të ishte mirë.

Nga Besi BEKTESHI