BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Eksport i pastër

Eksport i pastër

Përpara pandemisë, industria e bimëve mjekësore dhe aromatike të Shqipërisë punësonte sezonalisht 90 mijë vetë. Në punësim ia kalonte edhe sektorit më prodhues që kemi, industrisë së veshjeve dhe këpucëve (fasonit). Një nga përfaqësuesit kryesorë të eksporteve të bimëve mjekësore dhe aromatike, Filip Gjoka i sipërmarrjes “Filipi.Co”, e cila këtë vit mbushi 30 vjet në tregun e eksporteve, shprehet se “Ne kërkojmë rritjen e pragut të xhiros deri në 12 milionë euro për 7 vitet e ardhshme, për të përfituar nga grantet e dhëna nga Bashkimi Europian, në kuadër të Programit IPARD për mbështetjen e aktiviteteve rurale, siç e ka Maqedonia e Veriut apo edhe vendet e tjera të rajonit”. Dhe ka të drejtë. Në tre vitet e fundit, janë rreth 90 milionë euro nga fondet e programit IPARD 2 dhe nga fondet buxhetore, të përdorura në projektet për zhvillimin rural. Nga këto fonde, industria e bimëve aromatike dhe mjekësore ka përfituar vetëm 3 për qind, edhe pse jep mbi 28 për qind të eksporteve bujqësore! Nëse pragu i lejuar i qarkullimit për grante nga BE-ja do të rritet, industria mund të përfitojë nga hapja e thirrjes së programit IPARD III në vitin 2022. Bimët mjekësore dhe aromatike janë një pasuri që pak shfrytëzohet nga ne si shtet. Jo se industria e përpunimit të tyre dhe sipërmarrësit tanë në sektor nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë, por nuk zotërojnë mjetet financiare për investimet e domosdoshme. Edhe pse sot vetëm 20 për qind e bimëve aromatike dhe mjekësore që mblidhen arrin të përpunohet dhe 80 për qind e tyre eksportohet e papërpunuar, eksportet arrijnë në 50 milionë dollarë në vit. Një eksport i pastër, duke punësuar me dhjetëra mijëra vetë në zonat më malore dhe të varfra të Shqipërisë. 50 milionë dollarë ishte niveli për vitin 2020. Dhe të mendosh se sikur 40 për qind të bimëve mjekësore dhe aromatike të përpunojmë, do të arrinim, me vlerën e shtuar në përpunim, në një nivel 120-130 milionë dollarë eksporte në një vit brenda 2-3 viteve të ardhshëm! Ky sektor që ka një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, tani ndodhet në situatë sfide të paparë. Pandemia ka rritur kërkesën për bimët aromatike dhe sidomos ato mjekësore, pasi një pjesë e çajrave që përgatiten prej tyre ndihmojnë dhe në kurimin e Covid-19. Me investimet e tyre prej gati 30 vjetësh, sipërmarrësit shqiptarë të sektorit arrijnë të përpunojnë vetëm 20 për qind të bimëve të grumbulluara. Pandemia nuk e ndali eksportin e bimëve mjekësore. Pavarësisht krizës nga COVID-19, eksportet shënuan rritje. Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e grupit fara vajore, bimë industriale dhe mjekësore shënuan rritje 11,8 për qind me bazë vjetore për 7-mujorin janar-korrik 2021 (file:///C:/Users/user/Doënloads/tregtia-e-jashtme-korrik-2021.pdf ). Edhe vetë eksportuesit kryesorë të Shqipërisë pohojnë shtimin e ndjeshëm të shitjeve të bimëve mjekësore, veçanërisht sherbelës dhe boronicës në vendet e Europës dhe SHBA. Përdorimi më së shumti i çajrave me përmbajtje të vitaminës C në pandemi nxiti rritjen e kërkesës të tyre. Destinacioni kryesor i eksporteve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një ndalesë të detyruar në Gjermani, ku shumica e 80 për qind të bimëve të papërpunuara përpunohen, për t’u shitur 3-4 herë më shtrenjtë në tregun amerikan. Rreth 32 për qind e produkteve të bimëve mjekësore dhe aromatike u eksportuan plotësisht në Gjermani dhe rreth 10 për qind e tyre në Austri dhe Spanjë. Tregu është i etur për shumë më tepër. “Sikur të kishim mundësi të investonim në kapacitetet tona përpunuese, shprehet Filip Gjoka, do t’i kishim rritur me herë eksportet tona brenda një periudhe shumë të shkurtër”. Kjo mundësi është reale dhe duhet të kapet urgjentisht nga qeveria e re që do të betohet në Kuvend këtë muaj. Vetë ministrja e Bujqësisë ka qenë deri tani drejtuese e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural(AZHBR), nga kanë kaluar të gjitha projektet e IPARD. Ajo i njeh më së miri shanset që ka sektori. Dhe për të mundësuar shtim me mbi 70 milionë euro eksporte të pastra të bimëve të përpunuara mjekësore dhe industriale, mjafton të bëhen dy gjëra shumë të qarta dhe të thjeshta: të rritet nga 1.5 milionë euro në 12 milionë euro pragu i xhiros për të përfituar grante nga IPARD III dhe të ketë për vitin 2022 mbështetje konkrete nga Buxheti i Shtetit për sipërmarrjet në sektor. Po u realizuan këto dy masa, kompanitë e sektorit do të arrijnë të nxjerrin produktin përfundimtar, çajin e këtyre bimëve në bustina “Made in Albania”, për të synuar me këtë produkt tregjet europiane dhe të SHBA-ve. Prandaj dhe është e domosdoshme që qeveria e re të ulet në bisedime me sipërmarrësit për këto ndryshime, pasi kjo realisht do t’i ndihmonte veprimtarët e industrisë për të kryer investimet në blerjen e makinerive përpunuese me vlerë deri në 1 milion euro. Në këtë sektor janë të punësuar me dhjetëra mijëra njerëz në zonat rurale dhe investimet janë të domosdoshme, pasi nëse kultivimi i bimëve mjekësore nis në muajin tetor, grumbullimi i tyre, i cili bëhet në korrik, përkthehet në para.