BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Eksportet marrin frymë!

Eksportet marrin frymë!

Marsi 2021 përbën një muaj që u mbyll mirë për eksportet e vendit. Në nivel tremujori janar-mars 2021, arritëm dhe kaluam nivelet e eksporteve të periudhës përpara Pandemisë, të janar-marsit 2019. Kjo dëshmon për një rimëkëmbje të fortë të ekonomisë sonë në tre muajt e parë të këtij viti. Kanë ndihmuar aplikimet më shumë të bujqve dhe fermerëve shqiptarë për fonde nga Buxheti i Shtetit, por edhe nga Bashkimi Europian. Janë mbi 5 mijë e dyqind fermerë e bujq më shumë që kanë aplikuar në periudhën 25 mars-15 prill 2021. Grupi kryesor i eksporteve, që mban 40 për qind të peshës së tyre, industria e veshjeve dhe këpucëve, ende nuk e ka marrë veten nga rënia me 132 milionë euro e eksporteve të saj për vitin e kaluar. Megjithatë është rimëkëmbur disi. Prodhimi për eksport i veshjeve dhe këpucëve për marsin 2021, në krahasim me marsin 2020, u rrit me 70 për qind. Të 700 fabrikat e kësaj industrie, sidomos fabrikat e këpucëve, presin të nisin rikuperimin e plotë në tetor 2021, nëse vaksinohet 60 për qind e popullsisë së Europës. Grupi me ecurinë më të mirë të eksporteve tona është ai i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, me kompaninë Kurum që kryeson eksportet në këtë sektor, pasi ka siguruar treg në Serbi. Rimëkëmbja e këtij sektori filloi që në gjysmën e dytë të vitit 2020, me kërkesën që u rrit nga shtetet e tjera fqinjë, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Edhe eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan rritje me afro 40 për qind për tre mujorin janar-mars të këtij viti. U rrit aktiviteti i prodhuesit kryesor të naftës tek ne, kompanisë Bankers Petroleum në mars, por arritëm të eksportonim ndjeshëm edhe energji elektrike, pas rritjes së prodhimit nga moti i favorshëm me shira. Ushqimet, pijet dhe duhani kanë vijuar tendencën e tyre pozitive, duke shënuar një rritje prej 26 për qind në janar-mars, mbi baza vjetore. Ky është dhe grupi i eksporteve që u ndikua më pak nga pandemia. Eksportet e fruta-perimeve u rritën me shifra dyshifrore gjatë gjithë vitit 2020. Italia ishte gjatë tremujorit të parë të këtij viti vendi me të cilin kemi patur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, me 16,4 për qind. Megjithë absurditetin e barrierave doganore me Kosovën, i cili ende vazhdon, sërish kemi eksportuar më shumë material ndërtimi, metal dhe ushqime në Kosovë, 35 për qind më shumë se janar-marsi i vitit 2020. Të gjithë këta tregues janë shenja se ekonomia jonë e ka rimarrë veten dhe po kap dalëngadalë ritmet e rritjes së periudhës së para pandemisë. Të ardhurat në buxhetin e të gjithëve u rritën me 36 milionë euro, në krahasim me periudhën janar-mars të vitit 2020. Këtë gjendje e solli konsumi i rritur, aktiviteti i shtuar i investimeve publike dhe i sipërmarrësve privatë, si dhe përmirësimi i punësimit, me mbi 11 mijë të punësuar të rikthyer ne vendet e tyre të punës, ose të punësuar të rinj. Treguesi kryesor në financat publike që mat konsumin është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Në rast se të ardhurat prej tij shtohen, atëherë edhe konsumi është shtuar. Për periudhën janar-mars 2021, TVSH është rritur me 9.6 përqind. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit në ekonomi (https://www.bankofalbania.org/Politika_Monetare/Vrojtimet/Vrojtimi_i_bizneseve_dhe_i_konsumatoreve/ ), një vrojtim çdo tre muaj i bankës sonë qendrore që nga viti 2002, vijoi përmirësimin edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u rrit me 10.3 për qind, në krahasim me tremujorin tetor-dhjetor 2020. Këtë tremujor, përmirësimi erdhi nga rritja e njëkohshme e besimit si për bizneset, ashtu edhe për konsumatorët. Prej këtej, mund ta themi me plot gojën se jo vetëm eksportet, që japin 2.2 miliardë euro në vit, por edhe e gjithë ekonomia jonë po merr frymë!