BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Opinion / Editorial

Ekuinoksi i shterpësisë epokaliptike të "liderit historik"

Ekuinoksi i shterpësisë epokaliptike të "liderit

I zënë nga tavolina e lokalit tim të preferuar ,nuk po i zija besë syve dhe veshve ,se si filxhanët e kafesë , mund të përcilleshin aq qetësisht ,nga buzët e njerëzve të cilët ditë më parë ,me zërin e ngritur në qiell,  sekletosnin dhe tavanin.E enjtja parlamentare, po kalonte për shtatë palë qefe ,a thua se parlamentarët që hipnin e zbrisnin në foltore, ishin përballë ndonjë altari dhe sekush mbas ritualit, zinte karigen e caktuar në sallë, në pritje të replikës me ministren e financave .
             -Këtyre s'u  shahet ,llafi ....
               -Epo i thonë, Sulë ,Pampur ,deputet të PD,-rahu gjoksin, shokut në krah, burri i gjatë me sy  gjithë xixa, posa deputetët, lanë foltoren mbas një rreferimi, mbi amendamentin për submvecionin 5-30 përqind të bisnesmenëve,që me sa dukej, ishte në rendin e ditës së Parlamentit .
                -Këtyre u them diskutime !Urtë e butë, e tiganin plot .Ministria shtron të vetat për ndihmën ndaj bisneseve ,për të mbuluar ritjet e cmimeve , për t'i shpëtuar falimentit dhe mos nxjerrë në rrugë  puntorët .
                -Ndihmon oligarkët ...Ja thanë një copë deputetët; "Paketa ndihme edhe pë
popullin".
                    -Ky është parlamenti .Rahje mendimesh dhe në fund vendos vota .Jo gërmëre që s'i hanë as qentë ,-ia pat qytetari tjetër që mesa dukej, për herë të parë, po i flinte mëndja me diskutimet e deputetve .Regjistri i ndryshuar, përfshinte notat ,në vija e në fusha, por brenda pentagramit ,ndaj nuk të vrisnin veshët .Njerëzit jashtë, dinë të ndajnë ,"shapin nga sheqeri" ,më kaloi nëpër mend, teksa ndiqja një tavolinë  larg ,bisedën e dy qytetarve me bindje të ndryshme ,por kur ishte puna për të gjykuar, nuk i pengonte të shprehnin të vërtetën e asaj që e mendonin ,pavarsisht regjistrit të gjuhës, të njërit apo tjetrit deputet , notat i dallonin mirë .Më qëlloi që edhe mbrëmja të zihej, me mendime të hedhura ,teksa ndiqja "open kinema " e cila kishte ditën e tretë që cfaqej ne pedonalja e qytetit te Bilishtit.Nuk kishe, ku hidhje kokrën e mollës, aq shumë njerëz ishin grumbulluar përballë një monitori të madh , vendosur në ballë të pedonales, ku shfaqeshin sekuenca nga filma të ndryshëm dhe poshtë këmbve të tyre, zëri i këngëtares, Irma Libëhova ,ndiste vargun e pafund të njerëzve që dallgëzonte përgjatë gjithë qytetit,por edhe dritaret e ballkonet e pallateve që i rinin si gjerdan , rreth e qark, ishin plot e përplot me njerëz,që të ngjasonte me një amfiteatër antik.Për një moment, këngëtarja e rrëmbyer emocionalisht nga asambli  i madh  i  të pranishmëve, i zgjati mikrofonin,kryetarit të bashkisë ,Eduart Duro (,i cili ndiqte nga afër" open kinema "), duke i kërkuar të dinte ;nëse do të ishte i gatshëm të mirëpriste dhe" Maratonën e këngës" në qytetin e tij, ditve në vijim!? Një" Po" e kryetarit ndezi edhe me shumë mikrofonin e këngëtares, Irma Libëhova . Ndërsa" open kinemaja" nuk kishte të mbaruar, unë dhe një miku im ,duke marrë tingujt e muzikës me vete, lëvizëm nëpër pedonale, ku të rinjtë e argalisur ,s'i ndaheshin monitorit, por edhe trazimit të botës,që lodronte nëpër ëndrra .Diku, në një verante lokali, metro larg skenës, një ekran televizori ,jepte e merrte me liderin historik ,tek emosioni "Opinion" .S'di ,pse veshët tanë ,ndanë nga debati me analistët ,fjalët e hedhur të liderit ",revolucion" ,"sovranitet " "shpëtim""liri" "shpresë", fjalë kyce ,të cilat janë kthyer në" ese" për mëkëmbësit  e liderit,qepur nëpër ekrane,por ja që" profesori "teksin e kishte strukturuar enkas për ," 7 Korrikun"protestën më të madhe ,kaluar edhe ato të 90 -tës ,sipas ëndrrës së liderit ,pavarsisht se  fliste për kauza,gjuha  e përdorur, s'ndryshonte nga ajo e viteve të shkuar.Miku im ,me sy e veshë nga pedonalja ,që rezatonte shkëlqimin e fytyrve hënore të të rinjve ,duke u ndjerë i bezdisur nga pasthirmat dhe stili panagjirik i liderit ,për t'u cliruar ,shpërtheu.
-S'ndron regjistër ky njeri .Është i prerë vetëm për protesta. Kujton 90 ,por ngatron kohën .Dhe njerëzit .Për më tepër, këta të rinj që duhan të shijojnë" open kinematë" ,ky do t'i ngrysë dhe gëdhijë nëpër protesta .Në këto mend ,mund t'i gjejë vetëm militantët  e tij ,që s'dinë ku t'i fshehën paratë e pista,- u shkreh miku ,kur fill hapat muarrën ,një të kthyer, për të qaënë sa më afër skenës së" open kinema" dhe larg "open protestave" të liderit historik që i ka marrë, ferra uratën .Si për cudi ,orët e vona të mbrëmjes tek "Zona e lirë ",jepnin e merrnin rreth "Protestës",por të asaj të   bojkotit, të avukatëve për" hartën teritoriale  të gjyqsorit" .Në pamje të parë, u jepje të drejtë avukatve, sepse flitej për mbrojtje të interesave publike ,por kur gjyqtarja ,përgjegjëse e gjykatave të ndërmjetme (paqësore sic quhen në botë ),shpërfaqi qëllimin e këtyre gjykatësve të lincensuar, të cilët jo vetëm kanë të njëjtat funksione si të gjyqsorit ,por shërbimi është , më i shpejtë dhe paqësor në zgjidhjen e konflikteve .Të kanë faj avukatët ,të cilët në regjistrin e gjuhës së tyre, "venë interesat e qytetarve" ,kur bojkotin e
kanë thjesht për xhepin e tyre, të mbushet me taksat e popullit,në një kohë kur, i njëjti shërbim u kryeka, sipas përgjegjëses, me më pak koste dhe më shpejt për qytetarët, nga shërbimi privat i gjykatës.Ka nevojë për një ndryshim të regjistrit së gjuhë së foltoreve, i cili duhet të vihet në shërbim të interesave të njerzve, që i mbajnë me taksa dhe jo, të flasin në emër të tyre, për të rrafshuar xhepat e plotësuar, interesat e tyre që s'kanë të ngopur .Si cdo e keqe ka dhe një të mirë ,dhe instrumentalizimeve të mbrapshta politike për interesa klienteliste ,të verbuara nga lufta për pushtet,e cila gjithnjë e më tepër, po ja zbulon petët lakrorit , po me sa duket 7 Koriku do të jetë" ekuinoksi i shterpësisë  epokaliptike e" liderit historik "…