Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekzaltimi i kryqëzatës së pazareve të frontit anti-reformë

Postuar: 23/10/2018 - 07:12

Kryqëzata anti-reformë, duke u vetëpërjashtuar nga proceset e ndryshimit, e ka bërë të aksesueshme divorcin me reformat. Në demostrimet e deritanishme, ata mbeten të vetëdijshëm për strategjinë e bllokimit të saj. Nëse ju referohemi analizave të veprimeve të tyre, për argumentimin sintetik në kuadrin referues për gjithçka që ka ndodhur në procesin reformues institucional, koherenca e tyre ka qenë persistente. Ajo ka qenë gjithnjë kundërshtuese e çdo argumenti institucional, por edhe ndaj vërejtjeve dhe këshillave të ndërkombëtarëve, të cilat jo vetëm nuk janë përfillur por janë hedhur pas krahëve. Strategjia e këtij fronti anti-reformë është sa banale aq dhe qesharake, sa që është e papranueshme t'i konsiderosh pengesë për ndryshimet e shoqërisë liberal-demokratike. Por ja që çdo avenurizëm ka një definim, për të cilin askush nuk mund të thotë asgjë. Ky aventurizëm del edhe përtej kufijve të brendshëm institucionalë, duke mbërritur edhe në ato të BE, ku përfaqësues të këtij fronti hodhën baltë mbi zhvillimet në Shqipëri, për të cilat morën edhe përgjigjen nga kryetarja e PE. Përgjigja që u dha kryetarja e PE, ishte e rëndë jo vetëm për ata por për të gjithë ne, që dëgjuam t'u thuhej: "T'u vijë turp që vini e hani nëpër restorantet e Brukselit me paratë e shqiptarëve". Kjo përgjigje i motivon përfaqësuesit e kësaj opozite me thënien e George Bernard Show: "Turpi i demokracisë është se ajo na detyron të dëgjojmë edhe mendimin e budallenjve". Këta përfaqësues të kësaj kryqëzate e dinë mirë se mekanizmi i brendshëm i demokracisë pluraliste përfshin idetë, alternativat, mendimin ndryshe, por kundërshton kundërvënien e qëllimshme, që nuk i shërben proceseve zhvilluese por imponimit absurd.

Kështu po ndodh me KLD si pjesë e pandarë e këtij fronti, që po spekulon në mënyrën më donkishoteske, me autoritetin e saj duke gjeneruar forma bllokimi deri dhe me lejet e lindjes se grave të tyre. Këto absurditete nuk i sheh dhe dëgjon në asnjë vend demokratik, përveçse në Shqipëri. Aventurizmi i vendimeve të KLD, duke i kapërcyer kufijtë e saj me autonomi e privatësi në vendimmarrje, po tregon mungesë përgjegjësie dhe morali në marrëdhënie me shtetin e të drejtës. Të vësh interesat e një juristi si Gjin Gjoni e të tjerë si ai, që nuk i kanë dhënë asgjë demokracisë veçse i kanë rënduar asaj, për këtë institucion është një vendim totalitarist e autokratik, duke vërtetuar tezën se këto struktura fatkeqësisht janë mbetje të teknologjisë së komunizmit. Por tani shqiptarët e njohin mirë koherencën dhe korrektësinë e abuzivizmit me detyrat shtetërore të këtyre strukturave të instrukturuara dhe drejtuara nga dy partitë bashkëpunëtore në opozitë PD e LSI. Prandaj qytetarët e këtij vendi duan të dinë arsyet kundërshtuese të kësaj kryqëzate politike. Po cilat janë disa nga arsyet kundërshtuese të këtij fronti anti-reformë, që kanë ekzaltuar kaq universalisht projektin politik të tyre?

1- Gjëja e parë që i bashkon këto segmente, është paaftësia e shtetit ligjor për të gjeneruar forma vetëkufizimi të këtij realiteti me objeksion anti-reformë.

2- Devijimi nga aksi kryesor i zhvillimeve demokratike, ka për qëllim largimin e vëmendjes nga përgjegjësitë që rëndojnë nga abuzivizmi me detyrat shtetërore.

3- Politikanë si dhe punonjës të strukturave të drejtësisë së bashku me gazetarë e media mbështetëse, janë bashkëpunëtorë me të akuzuarit për krime si dhe lobues me mafien ndërkombëtare duke përfshirë edhe qarqet e ortodoksizmit grek, të cilat i pranon edhe vetë kryeministri i tyre.

4- Me qëndrimet anti-reformë, ky front kërkon t'i imponohet shtetit, institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, me markën e politikës mbi ndodhitë e sajuara, për t'u besuar si kulte të momentit.

5- Këto elita politike, grupe e individë të zërave të ndryshëm, janë më shumë të padisponueshëm që të njohin legjitimitetin e këtyre ndodhive, që shkojnë përtej imagjinatës për t'i besuar si të tilla.

6- Megjithëse veprimtaria profetike e tyre, me pasoja degraduese, degjeneruese e baltosje, është hedhur poshtë edhe nga institucionet ndërkombëtare, megjithatë ata kanë mbetur të papajtueshëm me neutralitetin.

7- Ky qëndrim i politikës opozitare së bashku me rrotat e thyera të strukturave të drejtësisë, me këtë kokëfortësi ideologjike të braktisjes së institucioneve, përbëjnë frikë dhe pasiguri për zhvillimet demokratike. Prandaj vëmendja e shoqërisë shqiptare është e përqendruar tek këto zhvillime maisëse për demokracinë, nga që asnjë projekt politik nuk është aq i ekzaltuar sa procesi në vazhdimësi i reformimit institucional. Nëse kjo opozitë me mbështetësit e saj naivë, largimin nga aksi i reformave e merr për alternativë, këtu nuk ka evolucion politik por goditje të sistemit dhe në veçanti të proceseve integruese. Kokëfortësia e binomit PD-LSI dhe strukturat mbështetëse të tyre duke mos harruan edhe presidencën, e cila e ka humbur rolin rregullator dhe disiplinor të shtetit si institucion qendror, nuk mund të shfajësohet por duhet të ushtrojë autoritetin që i jep kushtetuta pa u kompromentuar me profecitë e frontit anti-reformë. Politika shqiptare duhet të marrë si shembull BE, e cila pavarësisht nga mazhoranca drejtuese sa politike dhe ideologjike e bën të parëndësishme ndarjen klasike midis të majtës dhe të djathtës. Politika e BE ka hedhur poshtë maistreamin politik si monopol të drejtimit të djeshëm. Ajo i ka dhënë prioritet bashkëpunimit dhe kompromisit për çdo problemi që kërkon zgjidhje në interes të vendeve antare të saj. Do të ishte mirë të procedohej edhe në politikën shqiptare një praktikë e tillë, që manstreami i palogjikshëm i të djathtës të mos bëhej monopoli i sundimit të arsyes, por i bashkëpunimit dhe kompromisit. Qëndrimet arrogante në sentencat politike dhe braktisja e institucioneve janë një provë e përçmimit të dinjitetit të saj, si dhe humbjen e luftës së ideve si aset dhe forcë aktive e shoqërisë. Me këtë filozofi të dikotomisë së vjetër, që po sundon mendimin opozitar dhe mbështetësit e tyre, nuk mund të ecet më sepse shoqëria shqiptare e hapur ndaj botës demokratike, kërkon ndryshim dhe depërtim të thellë në asetet sociale në mënyrën e të menduarit dhe vepruarit. Ajo nuk mund të mbetet peng e dikotomisë së vjetër e botës së saj homogjene. Prandaj kjo shoqëri që mendon ndryshe nga opozita dhe KLD, beson se historia është një proces pa fund të paracaktuar. Ajo beson se ndryshimi është i mundur dhe riorienton e mundëson, për të parë përtej të sotmes. Nga ana tjetër që është dhe më kryesorja, çlirimi i mendjeve tona nga rrjetet e trasha të supersticioneve të sotme, duke vënë gjithçka në funksion të ndërtimit të shoqërisë liberal-demokratike.

Nga Kastriot ALIAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 07:48

Më në fund teqeja e Likes u dorëzua. Trimi Like zhgënjeu shpresën e vulëhumburve për revolucione apo puçe pallati, ku turma e bazhibozukëve pushtethumbur kërkonte një dorë për revansh. Likja i zhgënjeu.

Postuar: 17/11/2018 - 07:18

 Disa veprime dhe angazhime politike të kohëve të fundit të opozitës e kanë bindur plotësish

Postuar: 17/11/2018 - 07:15

 Tashmë besoj është e qartë se të gjithë ata lloj politikanësh që kanë të përbashkët "a

Postuar: 17/11/2018 - 07:14

 Nga ekrani i televizionit, Presidenti Meta sqaroi shumë probleme dhe u ndal në mjaft temati

Postuar: 17/11/2018 - 07:12

 E vizitova panairin e Librit në ditën e dytë të tij.

Postuar: 16/11/2018 - 07:11

Megjithëse sistemin e kaluar e lamë pas, duket sikur Sekretarët e parë nuk duan të shkulen nga po

Postuar: 16/11/2018 - 07:10

Sigurisht që duheshin sjellë eshtrat e Mid'hat Frashërit në Shqipëri!