Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Elbasani dhe pasuria etno-folklorike

Postuar: 20/07/2019 - 07:35

Të duash folkun e vendit tënd, nuk është vetëm dashuri për këngën dhe vallen popullore, por edhe më gjerë, vlerë për traditat dhe zakonet e popullit, monumentet tona të kulturës, që treva jonë numëron jo pak, por mbi 72.

Duke u rritur rinia me këto vlera, jo vetëm do të mësojë historinë e vendit dhe vendlindjes së tij, do të edukohet me to, por do të bëhet një bartëse e përhapëse e tyre, në vend e jashtë.

Elbasani, si trevë e ndërmjetme folklorike ruan dhe trashëgon shumë veshje popullore autentike, të mirëfillta dhe disa variante. Numërohen si qark 37 veshje origjinale të mirëfillta dhe 11 veshje popullore të përpunuara.

Nga burimet etnografike del se disa elementë të veshjeve popullore të malësisë së Shpatit, Shmilit, Labinotit, Funarit, të Krrabës e Belshit, si linja apo këmisha e gjatë, që njihet nga mesjeta me emrin “dalmatika”(veshje e dalmatëve), apo vargojt e mezit, tirqet, kallcet, ruhen edhe sot.

Në kalanë e Bixillesë, Funar, është zbuluar trupi në bronz i një djaloshi muzikant të shekullit II para e.re., ç’ka vërteton se në Elbasan kemi një traditë të hershme të të rënit të instrumenteve muzikorë. Në shek, e 17, sipas kronikanit turk Elvia Çelebia, ekzistonte një fanfarë me 6-7 orkestrantë, që u binte veglave muzikore dy herë në ditë, duke njoftuar fillimin dhe mbarimin e ditës së punës. Jo më me pak interes është edhe orkestrina popullore e krijuar nga mjeshtri elbasanas, “Artisti i Popullit”, Isuf Myzyri, në fund të shekullit 19. Shekulli i 16-të e bën Elbasanin apo Neokastrën, siç quhej atëherë, shekullin e piktorëve dhe ikonografëve të mëdhenj si Onufrit, birit të tij Nikolla dhe nipit të tij Kostandin Shpataraku, të tre nga Valshi i Shpatit. Gravurat e tyre kanë mbushur kishat e manastiret e Shqipërisë, Maqedonisë, Ukrainës, Rumanisë e deri në Egjipt.

Veshja e bariut Shpatarak, që paraqitet në gravurën e lindjes së Krishtit është një kontribut për Etnografinë Shqiptare dhe më shumë akoma kapelja e bariut në shekujt e mëvonshëm, duke i hequr pjesën e sipërme, oxhakun, siç i thonë, është përdorur si kapelja e grave moderne të Evropës, në shekujt 17-18 e më vonë. Për kontributin e Onufrit e familjes së tij na flet në librin e tij studiuesi Theofan Popa, nga lagjja “Kala”, “Mbishkrimet e kishave në Shqipëri”.

Shekulli i 17-të me rrugën e famshme Egnatia, ndërtimet e shumta në këtë qytet, që quhej Valm dhe në vitin 1466, Sulltani Mehmeti i Dytë mbasi e restauron atë e quan Ilbasan apo Vuna Dorë. Frankët e quajnë Terra Nouva, ndërsa grekët Neokastro. Qyteti po rritej dhe zhvillohej me 28 lagje dhe mbi 4000 shtëpi, duke kaluar dhe Beratin e Shkodrën apo Prizrenin. Vetëm brenda Kalasë ndodheshin 460 shtëpi. Shumë tregtarë të huaj venin e vinin, si grekë, armenë, hebrenj e të kombësive të tjera. Ndryshe nga shumë qytete të tjera, Elbasani atëherë zhvillonte tre panaire lokale në vit. Panairi i Shën Gjon Vladimirit që bëhej më 22 maj, i Shën Ilisë më 20 korrik dhe i Shën Mërisë më 15 gusht. Në këtë shekull lulëzon zejtaria, rritet potenciali ekonomik, shtohen objektet e kultit, afresket dhe lëvrohet arti gojor, ku shquhet për shumë poetë dhe Elbasani quhej “shtëpia e poetëve”, lulëzon qëndistaria. I këtij shekulli është edhe veshja popullore e grave ose shqiptarçe, apo ajo e grave të kalasë që ndodhet edhe në Labovë të Zhpës, veshja e Dora D’ Istrias. Përdorej gjuha arbërishte, por njihej edhe turqishtja, ndërsa tregtarët dinin greqisht dhe frëngjisht. Me të drejtë në këtë kohë Elbasani quhej “Nusja e Shqipërisë dhe e Rumelisë“.

Sot ruhen veshjet popullore nëpër shtëpi dhe prodhohen në qytet dhe fshat, tregtohen lirshëm dhe vishen jo vetëm në festivale, por edhe në dasma. Ditën e dytë të dasmës nusja dhe dhëndëri vishen me kostum popullor. Kurse në Shpat, ditën e Shëngjergjit, në fillim të qershorit, çiftet e reja, të sapo martuara, sfilojnë në sheshe me veshje popullore. Veshja popullore prodhohet, vishet dhe ruhet kudo në qarkun e Elbasanit.

Nga Thanas Meksi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 19:41

Jetojmë në milleniumin e ri dhe syri më sheh ende femra që ndezin qiri në terr. Në këto pirgje imazhesh të ngjallin fobi, shoh shpresë pak të ardhmen e tyre, të binjakezuar me atë që shkoi dhe vazhdon të jetë.

Postuar: 25/08/2019 - 08:03

Nuk ka e si mos të ngjallë indinjatë dhe revoltë të brendshme te njerëzit e ndershëm, jo vetëm at

Postuar: 25/08/2019 - 08:01

Oratori i shkëlqyer, luftëtari trim dhe Hero i Popullit Memo Meto, kur është pyetur se ç’ës

Postuar: 25/08/2019 - 07:58

Një udhëtim drejt humnerës.

Postuar: 25/08/2019 - 07:56

Po po, e dogjën malin e Shëngjinit me qëllim dhe sigurisht te ne është absolutisht epidemi kjo ll

Postuar: 24/08/2019 - 07:51

Studio më e freskët televizive me moderator Çim Pekën nuk kishte si të çelte siparin ndryshe, veç

Postuar: 24/08/2019 - 07:49

Një fushatë malinje dhe ç’kombëtarizuese po vazhdon prej kohësh me ulje ngritjet e saj nga