BREAKING NEWS

Zbulohet emri, kush është zyrtari i lartë që do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim

Zbulohet emri, kush është zyrtari i lartë që do të
x
BREAKING NEWS

Kush do donte ta vriste Sali Berishën? Ervin Karamuço hedh dyshime të forta: Ekziston mundësia që Gerti Shehu të jetë përdorur nga...

Kush do donte ta vriste Sali Berishën? Ervin Karamuço hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, zbardhet njoftimi i minutës së fundit

Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, zbardhet njoftimi i
x
BREAKING NEWS

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me Shqipërinë

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë të DASH

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë
x
BREAKING NEWS

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e rëndësishëm Rezart Taçin

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë! Shënoi emrin te rekordmenët e katërkëndëshit në botë, ndahet nga jeta parakohe legjenda e portës shqiptare (Emri+Foto)

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë!
x

Opinion / Editorial

Elektorati shqiptar dhe partitë politike në skanerin e zgjedhjeve në demakraci

Elektorati shqiptar dhe partitë politike në skanerin e zgjedhjeve

Të investojmë në kuadro me guxim intelektual, me maturi politike dhe shkathtësi diplomatike. Shqiptarët janë të kthyer me sy e veshë nga Shqipëria, nga ju votues të nderuar. Duke dhënë votën tuaj sot, ju do t'i përgjigjeni pyetjes se ku do të jetë Shqipëria nesër.Prej jush, pritet që të votoni për shtetin juridik, i cili, në kuptimin e mirëfilltë të tij, shprehet me nënshtrim të organeve shtetërore drejtësisë; me barazi të të gjithëve para ligjit; me gjyqësi të pavarur; me procedurë të paanshme; me ekzistim të mjeteve efikase për mbrojtjen e shtetasve; me mbështetje juridike dhe kontroll të akteve administrative dhe me mbikëqyrje të organeve administrative dhe përgjegjësi të tyre për punë të paligjshme që, në fakt, paraqesin komponentët themelore të parimit të ligjshmërisë, një parimi të pashmangshëm në të gjitha shtetet ku sundon e drejta dhe drejtësia.Prej jush pritet që me votën tuaj të përcaktoheni për vlerat e shtetit juridik, të cilat do të mund të siguroheshin:me rend në ndërtimin e sistemit shumëpartiak; me ndarje të pushtetit; me përkufizim të pushtetit shtetëror dhe të së drejtës; me treg të lirë; me pronësi private etj.Prej jush, votues të nderuar, pritet që të keni ndjenjën se shteti pa pushtet nuk mund të ekzistojë, por se edhe ushtrimi i pushtetit nëpërmjet partisë është në parim në kundërshtim me çfarëdo forme të ekzistimit të demokracisë. Ne shqiptarët dimë se koha ecën, mirëpo ne sikur nuk e shohim atë, prandaj dhe nuk ecim me të. Për shqiptarët, kohët e kaluara, nuk janë tjetër, përveç se përvoja të hidhura. Shqiptarët dëshirojnë që kohët e ardhshme të mos jenë tjetër përveç se mos u harrofshin. Shqiptarët kanë mundësinë që ta bëjnë kohën e vet më të dashur.Kur të niseni në votime, ju lutem mbani parasysh edhe një këshillë tjetër: do popull është zot i territorit të vet dhe ka të drejtë të vendosë lirisht për fatin e vet. Më e madhe se dëshira duhet të jetë gatishmëria për ta bërë këtë një realitet. Menjanimi i shkaqeve të krizës qeverisëse në Shqipëri ,nuk mund të bëhet pa prodhimin e mundësive optimale për përballimin e tyre.Në mengjesin e ditës së zgjedhjeve, votues të nderuar mos harroni, në asnjë moment, ju lutem, se i përkisni një populli dhe një kombi, se keni një histori dhe një gjuhë, një traditë dhe një trashëgimi, një civilizim dhe një kulturë që burojnë nga një gjak. Çlirohuni, ju lutem, sa të jetë e mundshme, nga krahinarizmat që na kanë larguar shumë njërin prej tjetrit; çlirohuni, sepse ndarjet janë shumë më të dhimbshme se bashkimi; çlirohuni, ju lutem, nga ideologjitë që partinë na kanë vënë mbi shtetin.I takon së kaluarës fajësimi i historisë dhe Evropës. Në ato fajësime nuk ka asgjë të kontestueshme. Por, ardhmeninë e kemi në duart tona dhe këtë duhet të dimë ta shfrytëzojmë. Mos të rrënojmë themele kur të tjerët ngrehin kulme. pritet që me votën tuaj të përcaktoheni për vlerat e shtetit juridik, të cilat do të mund të siguroheshin:me rend në ndërtimin e sistemit shumëpartiak; me ndarje të pushtetit; me përkufizim të pushtetit shtetëror dhe të së drejtës; me treg të lirë; me pronësi private etj. Pritet që të keni ndjenjën se shteti pa pushtet nuk mund të ekzistojë, por se edhe ushtrimi i pushtetit nëpërmjet partisë është në parim në kundërshtim me çfarëdo forme të ekzistimit të demokracisë. Mos të mbajmë fjalime, por ta mbajmë fjalën. Gabimet e tjetrit mos t'i vëmë përpara që t'i shohim, e gabime tona mbrapa që t'i fshehim. T'i përballojmë mëritë dhe hasmeritë e së kaluarës dhe të përqendrohemi në ndërtimin e së ardhmes.