BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Eli Aleksi shikon me sytë e mendjes...

Eli Aleksi shikon me sytë e mendjes...

E kush nuk e njeh në Gjirokastër Eli Aleksin, këtë grua fatkeqe, të verbër, me rrënjë në qytetin e gurtë? Nga një familje e varfër. Gjyshi i saj, Vasil Koça dhe gjyshe Evjenia ishin me shtëpi në lagjen “Manaj”, në hyrje të qytetit, afër urës ku majtas ngjitej në banesat e kësaj lagjeje të thjeshtë. Andej doli nuse nëna e saj e mirë, Efieni, që shkurt e thërrisnin “Ifi”, e cila u martua me Kristaq Aleksin dhe u vendosën në lagjen Varrosh.

Shtëpinë e saj këtu e gjen fare lehtë. Është përballë godinës së Radio-Gjirokastrës. Në një kodër të vogël rrethuar me oborr të mbajtur mirë e të pastër. Shtëpi e stilit gjirokastrit. Me disa shkallë, që gjithnjë duken të reja, të cilat i mban as mirë Eli e verbër, e urtë, punëtore. Edhe pse ajo nuk sheh, hipën e zbret në to sikur të ishte me sy. Kur troket njeri në derë, ajo pyet “kush jeni iu?”. Të njeh nga zëri dhe pastaj e hap. Të pret me gëzim e me buzëqeshje dhe të hidhet në qafë. Dikur i qeshnin edhe ata sy të bukur, të cilët tani i mungojnë. Por asaj i qesh zemra në kraharor, i qesh mendja e ndritur, me të cilën ajo mediton, mendon, kujton, komandon dhe “sheh”, si të ishte me sy në ballë, i qesh fytyra gjithnjë e çelur.

Gjyshin e saj e takoi për herë të parë kur u kthye nga kurbeti pas tri dekadash. Atëherë i kishte sytë dhe shikonte. Ai kishte shkuar në Argjentinë që t’i vinte në ndihmë ekonomikisht familjes. Iku i ri dhe u kthye plak. Një plak me humor. Të njohurve në mëngjes u thoshte ”mirëmbrëma”, në mbrëmje “mirëmëngjes”! Të panjohurve u prezantohej “Unë jam Vasil Koça, që e pi rakinë me boca”. Dhe shtrohej në muhabet. Me regjimin e Zogut që e la popullin në varfëri, tallej, duke thënë se “atëherë hante qeni petulla”!

Kur u kthye nga mërgimi në vitin 1958 gjeti gruan, dy djem, Stefanin e Stavrin dhe katër vajza: Ifi, Melpoja, Leni, Arta që ishin të vogla. Dy të fundit dhe vëllai i tyre, Stavri ishin partizanë. Nëna e tyre, Evjenia u nda nga jeta që në moshën 39 vjeçare. Emrin e saj e trashëgoi një nga mbesat, Evjenia. që u martua me Ksenofon Krisafin. Eli ishte më e vogla e familjes. Ajo dhe pesë fëmijët e tjerë rriteshin me vështirësi. Familje e thjeshtë punëtore. Prindërit e saj punonin të dy këpucarë, rronin me djersën e ballit. Familje fisnike. Për të përballuar jetesën babai i Elit u bë dhe peshkatar. Ishte i njohur me peshkatarët e qytetit si me Zorovilin, (Tolo Kaftani), Haki Toskën, fshatarë nga Palokastra e të tjerë.

Elit i ndodhi një e papritur. Ishte 7 vjeçe, vajzë bukuroshe. Më 16 tetor 1956, rreth orës 11.30 luanin si fëmijë të lagjes. Njëri prej tyre pa në rrugë një si kuti të kuqe, “të bukur”: Rreth tij u mblodhën dhe të tjerë. Kërshëria e fëmijërisë i shtynte “ta hapin, se do të ketë ndonjë gjë për të ngrënë, ose ndonjë lodër”! Dhe “kutinë” e çelën! Por ç’ngjau? Ajo ishte bombë italiane, e mbetur nga lufta. Dhe bomba plasi. Vrau katër fëmijë, midis të cilëve edhe një vëlla të Elit, katër fëmijë të tjerë u plagosën, midis të cilëve edhe më e vogla e tyre, Eli.

Këtu nis zanafilla e një jete tjetër të saj. E humbi njërin sy. Nga tjetri shihte me vështirësi. Nuk dihej si do të zhvillohej kjo gonxhe për t’u bërë trëndafil? Sa shumë nga përpiqeshin prindërit e saj dhe mjekët për t’i shpëtuar të paktën njërin sy! E çuan spitali në spital, në Gjirokastër e në Vlorë. Kujdesej veçanërisht dr. Adem Harxhi. Eli rritej me një sy. Filloi punën në postë-telegraf. Në moshën 21 vjeçare u martua dhe lindën një vajzë: Anduelën. Eli kujdesej për vajzën e vogël dhe për të shoqin. Shpeshherë jeta i dukej sikur ishte në ëndërr! Por kjo nuk zgjati shumë.

Në syrin e vetëm që kishte dukeshin shenja jo të mira: nga i vetmi sy që kishte shikonte gjithnjë e më pak. Duhej bërë çmos që t’i shpëtonte syri i vetëm. U shtrua në spitalin e Tiranës. Konsultë pas konsulte nga okulistët për ta dërguar jashtë shtetit. Diskutime: pro dhe kundër. Kishte dhe ndonjë që dyshonte se “pacientja do e bën”! Paragjykim jo profesional, as njerëzor. Më në fund, u vendos dhe u dërgua në Hungari, pikërisht ato ditë që vajza e saj mbushi 4 vjeç. Në Hungari u tregua kujdes i veçantë. E mbajtën një javë nën kontroll. Përfundimi? “Po të kishte ardhur dy javë më parë, syri do të shpëtonte. Tani është shumë vonë!

U kthye Eli në shtëpi, e verbër, e mërzitur, në ankth. I thonë “sytë e ballit”. Pamja kishte ikur. Kush e njihte, u pikëllua. Në familje u krijua një situatë e re: babai i saj ishte rrëzuar nga biçikleta duke u kthyer nga peshkimi në lumë dhe vdiq në vend. Vajza duhej rritur. Eli doli invalide me pension të vogël. Nuk shtrohej problemi i jetesës, por i mbijetesës. E vetmja përparësi ishte se Eli dinte të bënte punë dore me qepje e qëndisje dhe punonte pa sy! Vajza e saj mbaroi shkollën e mesme dhe u martua. Tani banon dhe punon në Janinë me bashkëshortin. Ka lindur 2 vajza të shkëlqyera: Elenin dhe Elisavetën. Vajza dhe dy mbesat janë drita e syve edhe të Elit.

Gjendjen e re që iu krijua Elit, bashkëshorti i saj nuk mundi ta përballonte e të gëzonin bashkë të mirat dhe të përballonin fatkeqësitë dhe kërkoi divorcin, të cilin opinioni i qytetit nuk e priti mirë. Tani jeta e Elit u bë edhe më e rëndë. Ajo mbeti vetëm me nënën. Për të duhej kujdes, vullnet, kurajë, sakrifica. Kujdes për vajzën dhe për nënën që po plakej e rëndohej. E verbër, por i shërbeu nënës derisa vdiq në moshën 89 vjeç.

Eli mbeti fill e vetme. Për 30 vjet jetoi me nënën, e cila e kishte mësuar për punët e shtëpisë, e stërviste si të lëvizte, pengesat që ka nga dhoma në dhomë, ku fillojnë e ku mbarojnë shkallët, ku është muri, dollapi etj. Eli me guxim, trimëri, optimizëm lëvizte nëpër shtëpi dhe vetëm. Dhe kështu vazhdon edhe sot që sapo kaloi të 60 vjetët e jetës. Në kapërcimin e vështirësive ka pasur gjithnjë ndihmën e motrës së saj, Niqit që banon aty afër dhe të vëllait, Apostolit, i cili edhe pse banon në Vlorë, kujdeset aq shumë për motrën. Në këtë shembull veprojnë edhe nipa e mbesa. Kush e ka njohur dhe e njeh sot Elin, ndien dashuri, dhimbje, respekt e nderim për të. Autori i këtyre radhëve e ka njohur që të vogël. Mbesa e saj, Anila, i ka dërguar Elit një letër për 60-vjetorin e lindjes, shkruar nga vajza e saj, në të cilën ndër të tjera i shkruan:

“Teta Eli, Faleminderit për momentet dhe kujtimet e paharruara që më ke dhuruar kur isha me pushime në shtëpinë tënde. Gjithmonë të kujtoj sa e dashur, e papërtuar, e kujdesshme, e përkushtuar dhe e qeshur që ishte. Ti je e hekurt, krenare, e afërt, e përgjegjshme. Ti je Heroina ime. Faleminderit që për 13 vjet me radhë, ti je e para që do të më marrësh në telefon dhe të më urosh: “Edhe 100 të tjera! Të dua shumë”.

Nga Sevo TARIFA