BREAKING NEWS

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me
x

Opinion / Editorial

Emergjencat kombëtare kërkojnë lidera moderatorë e jo protagonizma të modelit demonian

Emergjencat kombëtare kërkojnë lidera moderatorë e jo

Duke shfletuar veprat e Machiavelit, që i është përkushtuar jo pak rrolit të liderit, do të ndeshemi me një nga thëniet brilante të tij ku thotë;"Lider i vërtetë është ai që i jep zëmrën qytetarit dhe njëkohësisht pret të marrë të tijën në këmbim". Politika ndërkombëtare na e ka thënë dhe po na e përsërit, se Shqipëria ka një kryeministër, të përmasave botërore, që ka krijuar modelin e punës krijuese si një kapërcim për të sotmen dhe garanci e të ardhmes. Por fatkeqësisht protagonizmat e modelit demonian, të gjithfarë ngjyrimesh në Shqipëri, duke filluar nga politikanë të degraduar, moderatorë e analistë që bëjnë gjyqësorin, nuk kanë mundur të bëhen kurrë pjesë e revolucionit politik të ndryshimit. Të jesh politikan modern është më shumë se abstraksion, është shprehje e një mendimi, e një vizioni si çelësi i ndryshimit. Këtë revolucion politik të veshur me të bukurën, po modelon dhe kërkon ta përmbushë kryeministri Edi Rama, që bota e vlerëson ndërsa ne shqiptarët e sulmojmë me nocione të egoizmit patologjik. Vlerat individuale dhe kolektive janë pasqyra reale e çdo kombi, por kur ato nuk vlerësohen por denigrohen nga individë të veçantë, tregojnë inferioritetin e tyre përballë progresit. Në demokraci nuk mund të dakordësohemi për shumë gjëra, si rezultat i sundimit të diversitetit të mendimit, por kur nuk jemi në gjendje t'i japim shoqërisë vlera, më mirë të heshtim se sa të bëjmë shejtanin, siç po ndodh aktualisht në këtë situatë emergjence kombëtare, nga koristët e egoizmit patologjik. Këta protagonistë i përkasin tipologjive të atyre lidershipëve, ku format e qeverisjeve të tyre kanë qenë totalitare e autokratike, ndryshe nga ato të natyrës së demokracive liberale. Shqipëria që po përjeton për gati tri dekada sistemin demokratik, nuk është shquar për lider model vlerash, që të jetë vlerësuar për raporte të klasifikuara, në menaxhimin dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Në se kjo po ndodh aktualisht nga kryeministri aktual, është pasur parasysh thënia e Warren G. Bennis, i cili thoshte; "Lidershipi është aftësia për ta kthyer vizionin në realitet". Liderat e dy dekadave të mëparshme, ranë dhe mbetën në pozitat e falsifikatorëve dhe spekulatorëve të demokracisë, duke mos mundur të shmangnin dominancën dhe kontrollin autoritar. Në çdo shoqëri demokratike liderat çmohen jo nga ekstravaganca e veshjes, ecjes, është i gjatë apo i shkurtër, i bukur apo i shëmtuar, por nga aftësitë intelektuale, vizionet dhe shërbimet ndaj popullit të tij. Por shoqëria jonë që vuan akoma nga anti-vlerat si egoizmi i cmirës, xhelozisë, i paragjykimeve arkaike, e ka të vështirë të divorcohet nga ky afeksion balte. Vlerësimi dhe renditja e kryeministrit Rama në nivelet e figurave të shquara si funksionarë politik, me kulturë dhe intelektualizëm si Luigi Enaudin, Benedetto Croce, Andre Malaux, Sedar Senghor, Vaslav Havel, apo Mario Vargas Llosa etj, është një nderim për Shqipërinë më shumë se sa për vetë atë. Sepse këto figura me emër në botë, që kanë spikatur jo vetëm si politikanë por edhe si artistë, në të njjjtën kohë nuk i përkasin vetëm vëndeve të tyre por edhe botës demokratike. Pavarësisht se denigrimi në Shqipëri është bërë kulturë politike, me teknologji banale nga protagonistë të ndryshëm, bota demokratike e vlerëson modelin e kryeministrit aktual, si një revolucion politik i udhëhequr nga e bukura. Italianët që kanë aq shumë respekt për Ramën, nuk e bëjnë për ngjyrat e atleteve apo estravagancën e veshjes se tij në ndryshim nga liderat e tjerë, por nga ajo çka ka treguar dhe demonstruar para tyre si politikan dhe artist. E veçanta e tij që e ka çuar te suksesi dhe vlerësimet e larta, është se ka ndërtuar bashkëjetesën midis politikanit dhe artistit si një angazhim kulturor e intelektual. Ata nuk mund të harrojnë Bienalen e Venecias më 2017, si dhe ekspozimin e punimeve të tij artistike një vit më vonë, në kështjellën e Kastelablates në provincën e Salernos, ku u ftua dhe fitoj çmimin e Pio Alferanos. Shtypi i atyre ditëve do të shkruante; "Quest anno si potranno ammirare le esposizioni dedicate all'artisto internazionale Edi Rama, Primo Ministro dell'Albania, il Premio Alferano". në se në Shqipëri apo nga ndonjë lapsthyer që zhgarravit në ndonjë gazetë në Kosovë, duke i quajtur veprat e tij artistike zhgarravina, është kritika e vendit ku sot gjenden 70%e kulturës së lashtë botërore, që bën vlerësimin, duke u shtangur nga stili artistik i tij. Kjo kritikë shkon edhe më tej duke i quajtur punimet e tij"manifest"Duke mos e ndarë politikën nga arti, ka treguar se ka dalë nga abstraksioni, duke përmbushur një revolucion politik përmes së bukurës. Por italianët që tani na shikojnë si njerëz që transmetojmë vlera dhe ndjenja njerëzore, nuk mund të harrojnë dërgimin e 30 shqiponjave që po ndajnë dhimbjen dhe trishtimin së bashku me ta. Ky akt solidariteti dhe humanizmi, na ka bërë para tyre më të perceptueshëm dhe më të afrueshëm. Në hierarkinë e perceptimeve të funksioneve, politika është primare sepse mbizotëron mbi çdo aspekt tjetër, si në mjekësi gjyqësor apo arsim.

Ky akt i veçantë që demonstroj Rama, ndryshe nga ata që rreshtohen si politikanë në Shqipëri, është sa njerëzor aq dhe moral. Por diskursi i tij politik është i ndërthurur me sensin artistk që e veçon nga të tjerët. Ai ndërkohë është edhe shprehës i artit bashkëkohor, në mënyrën më të përkryer. Këto vecori ai i ka treguar kur rianimoj Tiranën, që e ktheu nga një grumbull kioskash që e kishte katandisur qeverisja e Berishës, në një qytet me vizion perëndimor, duke krijuar një valë kaleideoskopike si një shprehje vetëm e tij. Megjithëse përballë frontit të vjetër të politikës arkaiko-primitive, ai me vizionet transformuese, po hedh bazat e një drejtimi shteti ligjor me ide bashkëkohore, që do t'u vlejë si model brezave në vazhdim. Atë ç’ka po bën në Shqipëri dhe për ndryshimet në Ballkanin Perëndimor, që shumë kush në Shqipëri as që e ka idenë se çfarë mendon ai, nuk ka mundur ta bëjë dot as BE. Sepse kjo BE me strukturat burokratike të ngurtësuara, nuk po arrin dot të çlirohet nga nacionalizmat si dhe të unifikojë mendimet e anëtarëve brenda saj. I rrëmbyer nga sensi i ndryshimit dhe drejtimit bashkëkohor të shtetit ligjor, që nuk e percepton si një abstraksion por si një domosdoshmëri, që do ta çojë Shqipërinë përpara, duke ngjallur optimizmin dhe shpresën tek e ardhmja. Ky vizion e veçon atë si politikan jo vetëm brënda Shqipërisë, por më shumë jashtë saj, që është vlerësuar dhe ka pushtuar zëmrat e admiruesve të shumtë, që nuk mendojnë dhe gjykojnë si protagonistët demonian, pa kauzë dhe vullnet politik për ndryshim.