
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet


Rastësish më ra në dorë e lexova me interes librin shumë të njohur “Studime Shqiptare” të Albanologun gjerman të shekullin 19, Georg von Hahn i njohur për kontributet e tij si themelues i albanologjisë moderne. Në këtë shkrim po përmend disa përshkrime dhe mendime të shprehura prej tij për shqiptarët dhe më pas për emigracionin në diktaturë e demokraci. Hahni i përshkruan me simpati shqiptarët, por flet dhe për varfërinë e njerëzit që ikin apo që banojnë këtu.
1-Bujqësia gjendet në një shkallë primitive sepse mbjellja e bimëve ushqimore për bagëtinë është shumë e vogël. Bagëtia e imët gjatë gjithë vitit kullot përjashta, bagëtia e trashë vetëm pak kohë ushqehet në stallë. Këtu popullsia që punon tokat e pakta dhe bujqësia formojnë një tërësi , ku çdo gjë është e lidhur kaq ngushtë njëra me tjetrën, saqë çdo përmirësim has në pengesa të mëdha, të cilat nuk mund t’i mposhti një person i vetëm, por vetëm nevoja dhe uria. Derisa shqiptari do ketë mundësi të shkojë në kurbet të fitojë bukën e gojës, nuk duhet të presim një përmirësim të bujqësisë shqiptare. Vlora tashmë ka namin e keqsi një çerdhe ethesh dhe në këtë pikë mbahet edhe më e pashëndetshme se Preveza dhe Durrësi. Për Myzeqenë shkruan:… banorët e saj nuk vuajnë vetëm nga sëmundjet që shkakton ajri i keq, p or ai që vështron me kujdes fytyrat e verdha nga ethet e foshnjave shikon nënat e ligështa të cilat nuk janë në gjendje të lindin fëmijë të shëndoshë, atëherë fajin duhet t’ia vejë klimës së keqe. që nuk lejon shtimin e popullsisë. Ai thekson pamjaftueshmërinë e vendit për të mbajtur një popullsi të madhe si një arsye që e detyron shqiptarin të kërkojë fatin e tij diku tjetër në botë . Ata punojnë së bashku; ata udhëtojnë bashkërisht nën kryesinë e një mjeshtri të vjetër dhe transportojnë materialin e duhur me anë të kafshëve. Thuhet se numri i zejtarëve epirotas që punojnë në Stamboll dhe në rrethet e tij është 6.000. Shqiptarët sipas tij janë shumë të zotë edhe në ndërtimin e anijeve apo dhe si marinarë. Ata shkojnë në kurbet grupe-grupe dhe gratë nuk i marrin kurrë me vete. Tregtarët dhe zejtarët e qyteteve nuk ktheheshin rregullisht në vendin e tyre; ata nganjëherë rrinin vite me radhë në kurbet. Epiroti, përgjithësisht , është i zoti i punës, kursimtar dhe në kurbet vendos shpejt aq pasuri sa për të mbajtur mirë familjen e tij, prandaj në fshatrat e tyne shikojmë shtëpi si në qytet dhe banorët e tyre janë të veshur me stofra fabrike shumëngjyrëshe…Djemtë dhe burrat shqiptar shkojnë më me qejf në luftë. Ai nxjerr në dukje dhe një tipar interesant të shqiptarëve që punojnë në emigracion e që janë shumë të lidhur me vendin e tyre. Shumica e burrave vdesin në kurbet, zakoni i vendit kërkon që ceremonitë e vdekjes të bëhen në vend të vet . Kjo është shenjë e dashurisë së madhe që ka shqiptari për atdheun e vet. Hahn e shikon me keqardhje gjendjen shpeshherë të mjerë të shqiptarëve dhe mundohet të kuptojë mendim se cilat mund të jenë arsyet e prapambetje së vendit:Arsyet pse shqiptari ka mbetur kaq shumë prapa këtyre popujve janë.
-Ai kurrë ndonjëherë nuk ka mundur të kalojë rrethin e ngushtë të fisit, duke dalë nga ajo gjendja në të cilën sundon ligji i forcës dhe hakmarrjes, sepse ata as kanë emigruar duke u shkrirë me nje popull tjetër me kulturë, as u mbuluan prej një shtrese të një populli më të kulturuar. Mungesa e kundërshtime nacionale, nuk pati mundësi për tu zhvilluar në faza më të larta të qytetërimit.
2- Emigracioni në Diktaturë 1944- 1990
Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri emigrimi mori karakter politik .Qeveria shqiptare iu kundërvu me forcë dhe me të gjitha mjetet ndëshkuese, duke vënë në jetë masa të rrepta politike dhe ligjore, madje duke e cilësuar si tradhti ndaj Atdheut e krim largimin nga vendi. Gjatë 45-vjetëve numërohen disa qindra raste. Shqipëria ishte rrethuar me tela me gjemba. Shumicat u kapën në kufi , kush mundi të ikte, familja e fisi i tij internohesh në fshatra e detyroheshin të punonin punë të vështira. Kjo masa drastike e minimizoi në maksimum emigracionin .3- Emigracioni masiv në Demokraci. Karakterizon periudhën post-komuniste filloi në ditët e para të korrikut të vitit 1991, kur mbi 5 mijë persona hynë në ambasadat e Italisë, Gjermanisë dhe Francës për t’u larguar nga vendi. Flukse emigruese të harkut kohor 1991-1992, ishin tërësisht të pakontrolluara. Afërsisht 300 mijë shtetas shqiptarë u larguan nga atdheu me çdo rrugë dhe mjet, në periudhën 1992-1996. Në 97-të disa faktorë të kombinuar si, papunësia, pasiguria, varfëria, përkeqësimet e përgjithshme ekonomike bënë që afro 100 mijë njerëz të largoheshin brenda pak muajve. Sipas regjistrimit të popullsisë kryer nga INSTAT, në vitin 2001 popullsia shqiptare ishte 3,07 milion banorë dhe, nëse nuk do të kishte migracion, kjo shifër do të ishte 3,78 milion. Dhjetë vitet e fundit janë larguar mbi 600.000. mijë. Në 1 janar 2023 rezultoi 2.761.785. Pra mbi 1.4 milion më pak. Nga Shqipëria po largohen kryesisht të rinjtë s’i rrjedhim po pakësohen lindjet . Në gjashtëmujorin e pare të këtij viti lindën vetëm 10.000 fëmijë , por dolën në pension 23.000 . Pra Shqipëria po plaket !
Më të lexuarat


Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare

Çlirimi i Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, ditë historike, lufta partizane krenari për gjithë Shqipërinë

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

Paburrëria si status social!

111 Vjetori i Pavarësisë përballë politikës dhe realitetit të sotëm
