
Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve


Nuk vlen pyetja pro/kundër? Por PSE dhe Çfarë? Pyetja a je pro apo kundër ardhjes së emigrantëve në Shqipëri është pyetje e gabuar.
Duke evokuar faktin që jemi popull migrator dhe mikëpritjen, besën e borxhet e shqiptarit thjesht po shmangim thelbin e problemit.
Shqipëria, me marrëveshjen që Italia të trajtojë çdo vit në Shëngjin dhe Gjadër 36 mijë kërkesa të emigrantëve të kapur në det – jo vetëm që nuk po i mikpret, por po i godet fatkeqët.
Emigrantët nuk kanë marrë detin në këmbë se u dogjën për të ardhur në Shqipëri. Ata duan të mbërrijnë në vendet e Bashkimit Europian.
Çfarë po bën Shqipëria- po jep territor për ngritjen e një kampi me kapacitet 3000 vende dhe po ofron ndihmë policore/shëndetesore në rast të ndonjë problemi të papërballueshëm brenda kampeve.
Emigrantët që kapen në det, do t’u shtohet edhe një udhëtim shtesë deri në Shëngjin e Gjadër, para se të kthehen sërish mbrapsht në Itali.
Shqipëria po sherben jo si mikpritëse, por si gogol! Mesazhi për emigrantët: “do t’iu dërgojmë në Shqipëri!”
Ky mesazh nuk ndihmon as emigrantët, as Shëngjinin e Gjadrin dhe as imazhin e vendit.
Po të kishim vërtet shqetësimin e emigrantëve apo “racizmin” e rrjeteve sociale pyetja është: nëse një valë emigrantësh vjen në Shqipëri, – sa kapacitete kemi ne që t’i mikpresim dhe t’i hapim dyert e t’i trajtojmë në mënyrën sa më humane?
Numri i shtretërve në dispozicon është vetëm 450! Vitin e kaluar 11.216 emigrantë të paligjshëm u kapën nga policia në territorin shqiptar.
Numri i atyre që kërkuan azil nuk i kalon të dy shifrat. Emigrantët nuk e shohin Shqipërinë si vend destinacioni, por si trampolinë për të kaluar drejt vendeve të BE-së.
Shqipëria është ende larg ditës që të dëshmojë se sa tolerante e mikpritëse është për refugjatët.
Për momentin sfida është “largimi i shqiptarëve nga Shqipëria”, largimi i profesionistëve, dhe i shtresës së mesme. Ndaj nuk ka kuptim pyetja akuzë: a je pro apo kundër emigrantëve? Ku ta gjenim që të qëndronin në Shqipëri sepse kemi shumë nevojë.
Ajo që të bën përshtypje është se të zënë në hall, avokatët me dhe pa pagesë të qeverisë kanë guximin e lavdërueshëm jo vetëm për të thënë në sytë e publikut që e zeza është e bardhë, por të rendisin dhe “argumenta” dhe “fakte” nga perditshmëria dhe historia që duhet të mikpresim emigrantët dhe të mos jemi në anën e kundërt të historisë!
Për avokatët e qeverisë: nuk po ndihmojmë emigrantët, por Italinë, fuqinë e tretë ekonomike në BE, me 58 milionë e 851 mijë banorë dhe me siperfaqe 301 mije e 263 km2
Është rasti që nuk di çfarë të bësh: të qash apo të qeshësh?
Më të lexuarat


Disa përfundime për atdheun tim...që nuk paskan fund!

Sami Frashëri me dashuri për prejardhjen Pellazgjike, kombërinë, gjuhën dhe besën e shqiptarit “Shqiptaria”

Fryma e “Flamurtarëve”

Përse po vonojnë të vijnë edhe priftërinj të tjerë grekë, për të kërkuar llogari për blerësin e votave- Bejleri?!

Deputetët e zjarrit, këta debatikas modernë të dhjetorit 2023

Parlamenti primitiv në kohën moderne

8 dhjetori, Lëvizja studentore për demokraci, por pushteti nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit

Vendit i nevojiten intelektualë dhe jo vetëm artikullshkrues

Arsyeja e gjendjes sot në PD:pasinqeriteti i saj me anëtarësinë, me disidencën dhe me alternativën e vet

Në “pyllin ” ku hartohen ligjet, për “egërsirat” nuk ka ligj!
