BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Emra të ndryshëm, rrugë e njëjtë

Emra të ndryshëm, rrugë e njëjtë

-Dhelpra ngordh nga dredhitë;njeriu e humb jetën nga tradhtitë-

Ne që e njohëm dhe e jetuam të plotë sistemin ekonomiko-shoqëror socialist, kohë në të cilat, në kuadrin e zhvillimit pozitiv të përgjithshëm, u institucionalizuan dhe morën formën e duhur siç e kanë sot, shumica e objekteve, ngjarjeve dhe personave kombëtarë, po i shikojmë, se si ata po goditen, po i përjetojmë tërësisht e po shokohemi në Shqipërinë tonë të tanishme protokapitaliste. Është fakt kërshërues që përgjatë këtyre 30 viteve, në vendin tonë është krijuar një klasë borgjezësh të rinj, jo aq të kulturuar e atdhetarë se sa të pasur, të cilët herë bërtasin e herë mbajnë fjalime në mbrojtje të kombit, popullit dhe tërë treguesve të tjerë të përgjithshëm të këtij trualli që quhet Shqipëri. Mirëpo shohim se njëherazi, shumica syresh janë zhvatës pasurish, shërbëtorë të bindur, krejt të verbër të ustallarëve të kapitalit të madh, të huaj e vendës dhe nuk shqetësohen sinqerisht për fatin e kombit tonë. Me propagandën e shfrenuar që kryen sistemi kapitalist duket sikur të gjithë njerëzve, të një kombi, njësoj iu garanton lirinë, të drejtat etj. etj. Mirëpo shohim se ua paska dhënë lirinë të gjithëve! Uaaa, sa mirë! Kur u jep lirinë të gjithëve, në realitet,- ke bërë të keqen më të madhe për shoqërinë, sepse ajo është individuale dhe e papërkatësishme. Më shkoqur: Edhe tregon të vërtetën edhe je i lirë-sepse kështu meriton e duhet të jesh! Këta janë tepër të rrallë. Mirëpo tek ne ndodh ndryshe: Edhe mashtron një popull të tërë dhe mbetesh i lirë! Edhe vjedh - edhe je i lirë! Edhe vret- edhe bredh udhëve pa të hyrë gjemb në këmbë! Edhe çon të tjerët drejt vdekjes edhe gëzon liri të plotë! Në të njëjtën kohë,ai që kapet me dhjetë gram hashash kalbet në burg! Si qenka liri kjo katrahurë? Si mund të jetojë shoqëria, bashkësia, atdheu, kombi kështu? E them me zë të lartë, që, po qe se nuk demaskohen e ndalohen, fatkeqësisht, të tillët mund ta shpien kombin tonë në prag të greminës! E së pari, me të gjitha mënyrat që lejon ligji dhe tradita, që kërkon liria e vërtetë njerëzore, duhen demaskuar personat- kryetarë që janë ulur në kolltukun kryeministror. Sepse fajin e ka përherë koka.

Le të kujtojmë disa nga bëmat e S.Berishës

U rrëzua përmendorja e Enver Hoxhës nga sheshi qendror i Tiranës. Natyrisht ky monument lidhej me komunizmin dhe banorët e aktorët politikë të atrofizuar e të dalldisur të atyre viteve përmbysjeje e ca më pak udhëheqja sahanlëpirëse e ish-komunistit Sali Berisha nuk kishin këllqe që të thellonin më tej përmbysjen e sistemit. Duhej patjetër të hiqej zvarrë ai monument bronxi, që pati fuqi jetëdhënëse dhe mbeti, aq i fortë sa mund të quhet identitet i kohës së sistemit socialist në Shqipëri, pa të ecej më tej. Ky rrëzim monumenti( që me siguri historia, patjetër ka për ta korrigjuar, duke e ringritur) ishte edhe dëshirë e flaktë e imperializmit dhe goditje e domosdoshme për rendin që duhej të vendosej, kapitalizmin, me emrin gënjeshtar 'ekonomi tregu' dhe nofkën përkëdhelëse 'demokraci'. Me këtë veprim, realisht nuk u sulmua ashpër vetëm socializmi, por u godit rëndë edhe kombi shqiptar. U hoq ylli nga flamuri kombëtar prej qeverisjes me kryetar Berishën. Po ato ditë u hoq ylli edhe nga mozaiku i vetëm madhor në sfondin ballor të Muzeut Kombëtar. Kjo nuk ka qenë kërkesë amerikane, por dëshirë e Saliut dhe shokëve të tij demokratë. Pra konkretisht u cenua një objekt kombëtar, flamuri. U tentua, prej tentakulave kombprishëse të presidentit Berisha që të ndërrohej edhe teksti i Himnit Kombëtar, por nuk iu arrit dot qëllimit. U shkatërruan aq shumë uzina e fabrika, ndërmarrje bujqësore e industriale (shumë prej të cilave kapitali evropian i kishte vlerësuar lart për prodhim cilësor), shkolla e institucione shkencore për t'u zëvendësuar me të tjera prokapitaliste. Në këtë valë goditëse rolin kryesor e ka luajtur përsëri S.Berisha, A.Hajdari, e kompania e elementëve antikombëtarë që vraponin pas tyre. U shkatërrua ushtria prej gjeneralëve të natës së S.Berishës, konformë planit amerikano-serb, ashtu siç u shkatërrua edhe diplomacia shqiptare... Këto, e shumë të tjera, i shkaktuan kombit shqiptar plagë tepër të rënda. Ishte S.Berisha ai që inicioi mohimin e datës 29 nëntor 1944 së çlirimit kombëtar nga pushtimi nazist gjerman e ai fashist italian duke pretenduar se ishte data 28 e po atij muaji. Ky ka qenë një sulm monstruoz antikombëtar me qëllime të shumëfishta direkte e me afat të gjatë veprimi. Duke mohuar këtë datë baltosej Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe iu hapeshin udhët veprimeve të tjera antikombëtare si këto që shohim tashmë, në drejtimin e qeverisë nga Edi Rama: dëshmorët e partizanët, heronjtë e luftëtarët të quhen kriminelë! Dhe dërgohet lista në Kuvend për t'u miratuar! Për të tilla bëma antikombëtare ai, ish-president i vetzgjedhur, ish-kryeministër i paracaktuar në atë post, duhet të përgjigjet para gjyqit të popullit. Kjo me siguri do të ndodhë një ditë, edhe pse shumë vonë...

Edi Rama hesht... drama vazhdon... Ka dy vjet që bëhet zhurmë për Teatrin Popullor (Kombëtar), sfidë kjo që është kthyer tashmë në estradë acaruese e shtetit shqiptar. Është shkruar e folur për këtë të ashtuquajtur çështje, sa nuk ka krahasim me dikë tjetër, por unë si qytetar kam vetëm dy-tri fjali. E para, atyre që e "luftojnë" kryeministrin duke pasur në krye L.Bashën, u lëshon goja lëng përse ato pará që do t'i marrë Edi Rama të mos i marrë Lul Basha. Dhe asgjë më. Nga ana e tij kryeministri me një të qëlluar kërkon të plagosë tre: rregullon bukur edhe një tjetër copëz trualli, aktualisht zgëqe, në qendër të kryeqytetit sipas idesë së parapëlqyer të tij, lidhur kjo edhe me fitimin që i përket ligjërisht. Deri këtu jemi në rregull. E dyta, kryetari nuk e rrudh shumë mendjen se po ndërton përsëri një teatër i cili do të jetë liliput para kullave pranë tij, mjafton që funksionalisht ai përsëri të quhet teatër. E treta dhe më e rëndësishmja, ky institucion nuk do ta këtë më emrin as Teatri Kombëtar as Popullor, por...dreqi e merr vesh,... boll që është pranë kullave, emri i të cilave logjikisht do të eklipsojë objektin me cilësimin 'kombëtar'. Rrugëzgjidhja më e mirë do të ishte: të bëhet, me hir a me pahir, ajo që thotë qeveria, por teatri të ruajë emrin që ka dhe disa relikte muzeale nga aktivitetet dhe jeta e artistëve të papërsëritshëm të historisë së artit dramatik dhe në tërësi të teatrit shqiptar të viteve 1944-2019. Në nëntor 2018 kryeministri ynë me zhurmë, shumë zhurmë, (ashtu si dikur këndonte këtë këngë),rehabilitoi kryeballistin, kryekolaboracionistin, historianin jo kombëtar dhe publicistin e zakonshëm, dhuruesin e një sasie librash, Mit'hat A. Frashëri. U kundërshtua ashpër e dendur lart e poshtë, por ai nguli këmbë në të tijën dhe guxoi e tha:" Ulni kokën. Atë e di unë." Të gjithë e dimë se "kryetari, në fund të fundit është babai i tërë katundit", por jo ama "T'ia fusë kaq thellë bashkëkatundarëve"! Për mendimin tim, duke demaskuar këtë veprim të padrejtë dhe antikombëtar, në qoftë se ndonjëherë ky kryeministër do të dilte para gjyqit të popullit, do të mjaftonte vetëm kjo akuzë: ka rehabilituar një kryetradhtar të kombit. Ja që historia na sjell fakte të reja: pas nëntë muajsh të vendosjes të këtij busti pranë tre korifenjve të Rilindjes Kombëtare shqiptare, i hiqen pllakat dhe dëmtohet... Primitivizmit modern antikombëtar të kryeministrit i jepet një përgjigje primitive naive anonime domethënëse. Kush e ka mendjen në mësim le të nxjerrë detyra, se populli nuk ha bar. Nuk na mbetet kohë që të flasim për ato suksese dhe arritje ekonomike, sociale, në sektorë të turizmit, transportit, kulturës, shëndetësisë etj., të kësaj qeverie, në fasadë e majtë e socialiste, në veprime më e djathtë se e djathta, sepse gjëmojnë përditë bëmat antikombëtare në sfondin sociologjik e psikologjik, të segmenteve të caktuara me miratimin e po kësaj qeverie. Dëgjuam se do t'i hiqet (sepse, thonë, do të blihet një tjetër) emërtimi i stadiumit kombëtar; do të quhet "Arenë...". Qoftë thashethem! Dihet që në këtë sistem ekonomiko-shoqëror, gjithçka është biznes, por ama nuk duhet të cenohet kombi! Po ashtu, do t'i hiqet emri, të cilin e mban për 71 vjet rresht 'Qemal Stafa', heroi simbol i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Ky është një tjetër akt tradhtie kombëtare. Po qe se do të ndërtohej një stadium i ri, në një terren tjetër, do të ishte e natyrshme që do të kishte emrin përkatës. Por ky dhunim që i bëhet objektit të vetëm kombëtar madhor për futbollin, është më tepër se kaq, është goditje kundër kombit. Rrugëzgjidhja: emri i stadiumit kombëtar të ristrukturuar të futbollit të vendoset vetëm me referendum popullor, ndryshe ne, njerëzit e thjeshtë do të ngrihemi në këmbë kundër tradhtarëve. Gjithmonë ka një shqiponjë që ndjek nga lart luanin që po shkon të gjuajë. Këtë kryetari e paska harruar!

Pa komunistët e pa Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, Shqipëria do qe bërë thela-thela, në gojët e armiqve! Është ky konkluzion aksiomatik i historisë, që i tmerron armiqtë e vendit tonë, prandaj vazhdon kalvari i goditjeve ndaj kombit tonë prej atyre që nuk e duan atë, direkt ose me anë të veglave qorre apo të ringjallura, pinjollë të kolaboracionistëve, ballistëve, zogistëve, neofashistëve, etj. Dëgjojmë për një plan qeveritar për festimin e 75 vjetorit të çlirimit nga nazizmi e fashizmi. Por deri tani heshtje, përveç Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Kombit që vijon normalisht përgatitjet, aq sa i ka mundësitë financiare e fizike, për këtë festim jubilar. Na del një zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave (çudi, si e kush e shpuri Vaso Tolen në atë post?!) që firmos e vulos një vendim për një të ashtuquajtur konferencë akademike ndërkombëtare me temë "Antifashizmi popullor tek shqiptarët, pa armë, pa uniformë..." dhe jepet orientimi që të synohet të shpjegohen e përcaktohen mirë termat "dëshmor, martir e viktimë". Turp më të madh "në fushën akademike" s'ka parë e dëgjuar ky truall! Madje paskan planëzuar edhe një konkurs për veprat më të mira rreth kësaj teme. Mendimi im si qytetar krejt i thjeshtë(të cilin e kam shprehur edhe me parë në media) është që kjo e ashtuquajtur konferencë të bojkotohet dhe nismëtarët të ndëshkohen administrativisht dhe penalisht. Kjo është e vetmja rrugëzgjidhje e drejtë ndaj atyre që godasin kombin, për të shpërfytyruar luftën më vigane të këtij populli që shpuri në çlirimin nga nazizmi e fashizmi. Asnjë lëshim ndaj kujtdo që nxin historinë e vërtetë kombëtare. Mirëpo nga Edi Rama dhe vartësit e tij nuk ka asnjë prononcim. Heshtja, edhe pse ka 97 cilësime, kuptohet që në këtë rast është aprovim i plotë i këtyre bëmave antikombëtare. Askush s'duhet ‘ta qisë në harresë' atë që thotë populli se ka vlerësim për ato që ke bërë, por ka edhe dënim për ato që s'ke bërë apo i ke bërë keq! Këto ditë të përvëluara mesdhetare del edhe një ndërtim objekti përkujtimor turk (!) i cili mbiu si kërpudhë në mes të vapës, pa rënë pikë shiu! Thonë se...e ç'nuk thonë! Por, realisht kjo është vijimësi e veprimeve kobzeza qeveritare, dhe vetëm qeveritare, për vendosjen e eshtrave apo varreve të të huajve në këtë truall edhe kur ata as nuk kanë qenë e as nuk luftuar fare këtu! Apo ca më keq me varrezat e të ashtuquajturve ushtarë grekë në Këlcyrë, ku vetëm me heshtjen qeveritare (sepse kaq tregon maja e ajsbergut) u shit një copë trualli përmetar, u varrosën ca eshtra që nuk vërtetohet se ishin të trupave greke, dhe u bekuan nga i madhi Janollatus. Fajtore është vetëm qeveria, që shet emrin e tokën e kombit për interesa të ngushta të politikës së verbër, por jo më pak edhe ata që janë pranë kryetarit, jo më pak deputetët, specialistët etj. që i bëjnë iso njëshit, gati sa nuk i lustrojnë këpucët... për të ruajtur kolltukun... Trumbetohen këto bëma ndërkohë që Tirana, kryeqyteti ynë i lavdishëm, prej 75 vjetësh, socializëm e kapitalizëm, nuk ka as sot e kësaj dite, një objekt përkujtimor për 127 dëshmorët (me një llogaritje gjithëpërfshirëse janë 310) që i sollën realisht lirinë më 17 nëntor 1944! Këto turpe po rrëkëllehen në vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Nuk duhet harruar se dhelpra ngordh nga dredhitë; njeriu e humb jetën nga tradhtitë. Goditjet kundër kombit, pra gjuhës, territorit, ndërgjegjes shoqërore dhe objekteve madhore, dihet, nuk do të pushojnë. Mirëpo shqiptarët e vërtetë, heroikë, trima e atdhetarë në udhët historike kanë folur me vepra: armiqtë janë aty përballë nesh për të lartësuar lavdinë tonë! Kurse Edi Rama, me gjithë meritat e të qenit kryeministër, nuk i përket asaj liste të gjatë. Ai po vijon rrugën që nisi Saliu, por me mënyra më të kujdesshme. (Me bindje, apo me detyrim? -këtë le ta thotë vetë). Janë çmenduritë e njerëzve të mençur dhe mençuria e njerëzve të çmendur ato që kanë shpënë përpara njerëzimin. Por ama kupa ka nisur të derdhet... Shqiptarët e vërtetë do ta fitojnë betejën kundër atyre që guxojnë të godasin kombin me qëllime ogurzeza, qofshin këta edhe në krye të qeverive. Sepse siç ka thënë shoku i Ismail Qemalit, Tefik Efendi Rogu, " janë popujt që bëjnë qeveri e jo qeveritë popuj". Kombin tonë me përbërësit e vet, me përpjekje të përbashkëta, i madh e i vogël, këtu dhe jashtë vendit, në fushë e në mal, në det e në qiell, me vetëdije e me çdo mjet, do ta mbajmë të fortë, sepse për të është derdhur gjak i pastër bijsh e bijash të këtij populli.

Nga Ilmi Qazimi