
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Sipas portalit “Energjia e Gjelbër e Ballkanit” në shkrimin e tij të janarit 2023, (https://balkangreenenergynews.com/half-century-old-hydropower-plant-in-albania-is-becoming-innovative-energy-hub/), në Vaun e Dejës po ndodh diçka e veçantë: një projekt me tre kokë: energji nga uji, dielli dhe era. Sipas portalit, hidrocentrali i Vaut të Dejës po kthehet në një qendër të integruar të prodhimit të energjisë, pra në një qendër prodhimi me tre kokë. Hidrocentrali me energji të instaluar 250 megavat-orë, ka shtuar së fundmi një njësi të prodhimit të energjisë nga panele diellore me fuqi 5.1 megavat-orë, në digën e tij në Qyrsaq.

Kjo digë dhe ky hidrocentral përbëjnë shembullin e parë në Ballkanin Perëndimor, të kombinimit të hidrocentraleve dhe fotovoltaikëve. Pra, i dy kokëve, energjisë nga uji dhe nga dielli. Sërish, sipas “Energjia e Gjelbër e Ballkanit”, zv/kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku deklaroi se sistemi në Vaun e Dejës do të fuqizohet edhe me një termocentral me erë. Pra, një park eolik. Sipas portalit “Energjia e Gjelbër e Ballkanit”, kjo do ta bënte hidrocentralin e Vaut të Dejës, hidrocentralin e parë hibrid në botë, me tre mënyra të ndryshme të gjelbra të prodhimit të energjisë, të integruara në një njësi prodhimi. Zgjidhjet hibride po ofrohen sot në të gjithë globin, si një faktor thelbësor, në përpjekjet për të ulur në zero shkarkimet në atmosferë të gazrave serrë, që ndotin fort mjedisin. SHBA ndodhen në krye të inovacioneve në këto sisteme prodhimi energjie. Megjithatë, ka ende relativisht pak termocentrale me zgjidhje hibride në planet. Shumë prej tyre përfshijnë si njësi bazë, gjeneratorë me naftë ose termocentrale të prodhimit të energjisë, që përdorin lëndë djegëse fosile. Turqia, e cila ka tashmë një portofol masiv të termocentraleve hibride, po përjeton një tjetër bum në prodhimin e energjisë, me përfitimet që qeveria po nxjerr, nga investimet në ruajtjen e energjisë. Kjo, ngaqë këto sisteme hibride shërbejnë dhe si magazinë e mirë ruajtje energjie. Në verën e vitit të kaluar, në Slloveni, një hidrocentral shtoi kapacitetin e prodhimit me një njësi prodhimi me panele diellore, të ngjashem me atë që po ndodh sot në Qyrsaq. Ndërkohë, KESH ka në plan të ndërtojë një tjetër njësi me panele diellore në digën e Zadejës te hidrocentrali i Vaut të Dejës, me fuqi të instaluar 8.25 megavat-orë, e cila do të shtrihet në 40 hektarë, nga me 48.6 hektarë të sipërfaqes totale të digës. Po në Vaun e Dejës, shteti nuk po ndalet vetëm me prodhimin e paneleve diellore në tokë, mbi sipërfaqet e digave. KESH ka në projekt një park diellor lundrues, mbi sipërfaqen e liqenit të Vaut të Dejës. Parku diellor lundrues do të ketë kapacitet maksimal prej 12.9 megavat-orë dhe do të përbëjë aktualisht parkun lundrues diellor më të madhin në Evropë. Avantazhi i fotovoltaikëve mbi ujë është se ata mund të instalohen pa probleme pronësie. Për më tepër, uji ftoh panelet, dhe, nga ana tjetër ato reduktojnë avullimin. KESH synon të vendosë panelet në 11 hektarë ose rreth 0.5% të sipërfaqes së përgjithshme të liqenit prej 25 km katrorë. Projekti vlerësohet në 13.9 milionë euro, nga të cilat 70 përqind do të mbulohet me një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ideja prapa hidrocentraleve dhe termocentraleve moderne hibride është të balancojnë një burim të ndërprerë si energjia e ujit(kur nuk ka shira, HEC-i qëndron pa punë), me energji nga sisteme të tjera. Çifti më i përshtatshëm në hidrocentrale janë energjia e erës dhe diellit, pasi era është më e fortë gjatë natës dhe në dimër, ndërsa fotovoltaikët prodhojnë vetëm gjatë ditës dhe kulmi është në verë. Këto “tre kokë” të energjisë mundësojnë një prodhim total më të parashikueshëm për operatorin. Vendi ynë, me projektin e energjisë hibride në Vaun e Dejës, po profilizohet si pionier evropian i teknologjive të reja në energjinë e gjelbër.
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
