BREAKING NEWS

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të
x
BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x

Opinion / Editorial

Enigmat zgjidhet pa bujë

Enigmat zgjidhet pa bujë

Shpesh këto vite në demokraci, teksa dëgjoj lajmet, bisedoj me krijues, drejtues vendorë dhe intelektualë lidhur me administrimin dhe drejtimin e pushtetit nga të zgjedhurit vendorë, si dhe kandidaturat dhe përzgjedhjen e tyre nga subjektet politike , që shpeshherë janë bërë paksa të bezdisshme, më kujtohet gjenerali në pension i luftës së Spanjës, biri i Kosovës ,deputet, nga i cili dhe nga shumë të tjerë të asaj periudhe duhet marrë shembull, duke udhëtuar diku me mushkë dhe diku me këmbë, shtëpi më shtëpi dhe katund më katund, për të biseduar me qytetarët nepër krahinat e thella dhe te varfëra të Tropojës.Ndërsa unë dhe fqinjët e mi, sot meditojmë për deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën tonë. Ata vijnë vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buall dhe detin kos me realizime dhe “investime” të fuqishme.Nga opozita u godit rëndë përfaqësimi si gur themeli i demokracisë. Argumenti ishte “ për të sjellë elitat në parlament, për të mos qënë përfaqësues ata që janë të fortë e kanë xhepa të thellë “ dhe pastaj u detyruan të miratojnë ligjin e dekriminalizimit, pasi hynë të pa përshtatshëm . Kuvendi i Shqipërisë nuk ka përfaqësues të popullit, por thjeshtë punëtorë me mëditje të kryetarëve të partive. Ata për votën në parlament marrin ofiqe prej kryetarëve kur vijnë në qeverisje, madje dhe kur mbesin në opozitë si tendera, punsime të pa merituara të njerzve të tyre etj.Shikoni  administratat shtetërore ,ato doganore e tatimore, pushtetin gjyqësor, bordet e rëndësishëme lokale e qëndrore, agjensitë shtetërore e deri tek funksionet më të rëndomta që nga vitet nëntedhjetë e në vijim, të mbushura me të afërm të deputetëve të të gjitha partive.Aspak më shumë se dhjetë përqind e tyre nuk i kanë merituar dhe nuk i meritojnë këto funksione. Ky është privatizimi i kuvendit dhe i administratës shtetërore nga kryetarët e partive, të cilët asnjëherë nuk cënojnë të afërmit e palës tjetër, por shtojnë radhët.Kjo ka bërë që të kemi jo vetëm administratën më të dobët në Evropë, por dhe më të fryrën për mijë banorë.Pra aty ku shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë të krekosur në kolltukun e kryetarit dhe të këshilltarit. Edhe nëse fitojnë, përsëri do të mbeten “lejfenë”, ku historia e mëvonshme do t’i përjashtojë edhe nga jeta njerëzore, jo më nga elektorati i tyre i lodhur prej dy dekadash. E ajo ditë ndoshta do jetë jo e largët, e dashtë Zoti që votuesit të mos jenë mërzitur e sfilitur, se Noli ka vdekur me kohë, e nuk ka kush të rrëfejë më për ta. Pjetër Arbnori, ndjesë paste, në kujtimet e veta, po edhe në intervista, ka sqaruar se kishte ndërruar identitetin për arsye të studimeve. Bëhet fjalë për ndryshimin e mbiemrit.Po nëse pseudonimet janë praktika të aplikuara që herët nga shkrimtarë të mëdhenj, ndryshimi i identitetit nga politikanë, deputetë, drejtues shteti, do të thotë diçka më shumë, duke qenë përfaqësues të sovranit dhe të shtetit. Në rastin në fjalë, identiteti i tyre është diçka më trondnitës, pasi tingëllon mosbesues te sovrani, duke patur mbase edhe problem me të kaluarën e largët, por edhe të tashmen e afërt.Cila është procedura aktuale për ndryshimin e emrit? Procedura e ndryshimit të idnetitetit, emrit, mbiemrit sanksionohet me ligj, e këtë të drejtë e ka çdo shtetas shqiptar. Mjafton të paraqitet një kërkesë pranë zyrave të gjendjes civile ku ka vendbanimin shtetasi shqiptar personalisht nga kërkuesi, e drejtë kjo për çdo anëtar të Republikës së Shqipërisë, por nga vetë të deklaruarit në formularët përkatës, rezulton se ndryshimi i emrit, mbiemrit dhe gjeneraliteteve të gjendjes civile, është gjetkë, ku tashmë është sqaruar edhe publikisht nga mediat dhe vetë deklaruesit. Ndryshimi i gjeneraliteteve të identitetit, çuditërisht ka vijuar me presidentin, ish-kryeministrin, kryeminsitrin, ministra, deputetë, e madje edhe kryetarja e KQZ-së dhe anëtar të KQZ-së.Kjo “simptomë” ka “prekur” edhe rektorë universitetesh, apo punonjës të lartë në administratën e sistemit bankar e deri kryebashkiakë, njëri prej të cilëve, sipas deklarimit të tij, ka ndërruar katër herë emrin e tij, liderë dhe kryetarë partish.Çuditërisht punonjësit e thjeshtë të administratës publike nuk kanë bërë ndryshime identiteti, as në emër dhe mbiemër. Rezulton se ditëlindja e tyre ka ndryshime, veçanarisht rritje moshe, e veçanërisht për ata nëpunës të thjeshtë të administratës publike që largohen nga puna sa herë që ndërrohen pushtetet.Akoma në Shqipëri nuk ka stabilitet politik as ekonomik, por vijojnë të sundojnë njerëz të korruptuar, të cilët çdo ditë pasurohen me lekët e takspaguesve shqiptarë, duke abuzuar me fondet e shtetit, korrupsionin pasiv dhe me tenderat. Këto abuzime cilat bien mbi sovranin e lodhur dhe të cfilitur prej një çerek shekulli me gënjeshtra e spekulimet, me një drejtësi që nuk pranon dekriminalizim e reformë, e një mijë e një qind problem të tjera tashmë grumbulluar qeverisë Rama, mbi kurrizin e së cilës bien fajet e politikës  tre dekada me radhë.Largimet nga puna, reformat e dhimshme, por mbase të duhura, përbëjnë humbjen e shpresës si në Shqipëri dhe në Kosovë për shumicën e të rinjve dhe po mësyjnë ikjen nga atdheu. Ikjet, ndonëse tashmë Europa është treguar e “ashpër” për azilantët  shqiptarë, janë për motive ekonomike. Akoma në Shqipëri nuk ka stabilitet politik as ekonomik.Çuditërisht e njëjta situatë politike dhe ekonomike sundon edhe në Kosovë, ku pakënaqësia popullore ka arritur kulmin. Politikanë dhe pushtetarë të mefshtë, të korruptuar, i kushtojnë më shumë rëndësi paraqitjes së tyre të jashtme para mediave, se sa për të përveshur llërët për zgjidhjen e problemeve akute që ka shteti i Kosovës në shumë plane, e veçanërisht shqiptarët në Mitrovicë, në Kosovën Lindore etj.Akoma nepër Europë shfaqet fenomeni  ku qindra  kosovarë me familjet e tyre ende trokasin dyerve të ambasadave serbo-malazeze për një pasaportë, apo dokument tjetër të këtij lloji e ku duhet të deklarojnë  shtetësinë serbe për çështje dokumentash, veprime këto që detyrimisht janë të imponuara nga zyrtarët e vendeve ku kosovarët gjenden si azilantë gjatë viteve.E dhimshme, por e vërtetë. sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillimvitet nëntëdhjetë disa trutharë që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimshëm, duke marrë fund reformat institucionale, duke garantuar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit, kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e gjyqtarët tek ne sado tu rriten rrogat me taksat e paguesve ,e kanë mendjen tek fryrja e xhepave.