BREAKING NEWS

Kush do donte ta vriste Sali Berishën? Ervin Karamuço hedh dyshime të forta: Ekziston mundësia që Gerti Shehu të jetë përdorur nga...

Kush do donte ta vriste Sali Berishën? Ervin Karamuço hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, zbardhet njoftimi i minutës së fundit

Nisin procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, zbardhet njoftimi i
x
BREAKING NEWS

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me Shqipërinë

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë të DASH

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë
x
BREAKING NEWS

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e rëndësishëm Rezart Taçin

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë! Shënoi emrin te rekordmenët e katërkëndëshit në botë, ndahet nga jeta parakohe legjenda e portës shqiptare (Emri+Foto)

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë!
x
BREAKING NEWS

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon çastet pas goditjes së Berishës: U bllokuam, patëm...

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon
x

Opinion / Editorial

Entuziastët pa kufi në Shqipëri për të shtuar të hetuarit nga FBI!

Entuziastët pa kufi në Shqipëri për të shtuar të

Në kujtesën e gjithësecilit në shoqërinë tone, është i njohur proverbi “Trimi i mirë me shokë shumë”. Kjo sentencë në popull, konceptohet në sensin pozitiv. Në politikën shqiptare, veçanërisht tek liderët tanë, është e përmbysur. Pozitiviteti i saj, është kthyer në negativiteti ekstrem. Pra është kthyer përmbys!Ka një etje të jashtëzakonshme dhe entuziazëm pa kufi të liderëve kundërshtarë për të gërmuar në gjitha të fshehtat, lajmet e pakonfirmuara, përgjithësisht të pavërteta që menjëherë sa u preket pak interesi dhe kur vihen para përgjegjësisë, peshkohen njoftime, informacione, detaje, thashetheme,akuza, mjafton të jetë një emër politikani që nuk e lidh asgjë me hetimet apo verifikimet që shtetet bëjnë për rastet kur dikush shihet si i implikuar apo individ që ndiqet për vepra të paligjshme në shtetet e tyre. Kaq të etur janë liderët e politikës shqiptare për shtimin e radhëve të të hetuarve, ndëshkuarve,të përndjekurve në shtete të ndryshme në perëndim, sa edhe kur nuk ka asnjë të vërtetë e krijojnë rastin si në laborator për ta përdorur si kundërpeshë ndaj kundërshtarëve. Qëllimi të barazohen edhe në negativiteti. Kohët e fundit, jo pak emra nga e majta dhe e djathta, pa bërë asnjë dallim apo përjashtim, janë ndëshkuar nga SHBA. Kështu u veprua me Sali Berishën. Më parë me Vangjush Dakon, ish kryetarin e Bashkisë Durrës. Berisha u shpall non grata pasi akuzohet nga DASH si minues i demokracisë,pengues I drejtësisë dhe korrupsion në shkallë të gjerë. Mund të listonim edhe individ të tjerë që janë shpallur të padëshirueshëm për SHBA, siç është ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili pasi u nominua non grata për shkelje të rënda të ligjit, emigroi, u fsheh për t`i shpëtuar drejtësisë dhe aktualisht nuk është në Shqipëri, po në arrati. Dhe mos të harrojmë se është ish Prokurori i Përgjithshëm që ka pasur detyrimin për të mbrojtur ligjin dhe ndëshkuar ata që e shkelnin atë. Po kjo vetëm ndaj të tjerëve, kurrësesi ndaj vetes. Po ç`po ndodh me të shpallurit non grata, veçanërisht me kryetarin e “Rithemelimit”, Berishën në lidhje me qëndrimin e tij ndaj atyre që edhe pse nuk kanë asnjë dënim apo ndëshkim nga DASH, përpiqet t`i radhisë në rreshtin e të nominuarve, si të përndjekur apo nën hetim të organeve ligjzbatuese të SHBA-së? Ditë më pare, Edi Rama deklaroi se kishte njohje personale me shefin e Antiterrorit të FBI-së i cili është nën hetim në Amerikë. Po edhe pse në këtë pozicion pra nën hetim, ai deklaroi se e kishte dhe e ka mik. Pra nuk bëri të paditurin apo ta mohonte, siç veproi Berisha pas Gërdecit që nuk e njihte baxhanakun e vet?! Dhe me pohimin që e ka mik dhe që ia lë drejtësisë së SHBA të hetoj shefin e Antiterrorit nuk ka asgjë te keqe pasi marrëdhëniet miqësore janë përtej posteve që mbajnë secili. Kryeministrit ia kërkon detyra shtetërore të mbaj raporte dhe lidhje me zyrtarë të rëndësishëm të vendeve partnere aq më tepër me funksionarë të rëndësishëm të organeve ligjzbatuese të SHBA, si vendi me të cilin kemi marrëdhënie shumë të ngushta pasi është partneri ynë strategjikë. Po kjo nuk do të thotë që pasi një zyrtar për njëmijë arsye hetohet apo largohet nga detyra i jep të drejtën liderëve të opozitës të bëjnë hamendësime se kryeministri i Shqipërisë, është nën hetim nga FBI amerikane. Kjo shkon me paragjykimin ekstrem: Përderisa është mik i Ramës, patjetër këtu ka një lidhje të ngushtë në veprimtarinë në dëm të dy vendeve në shërbim të rusëve apo kujdo tjetër që nuk është shtet mik me Shqipërinë. Kësaj i thonë, non grata nuk është i vetëm, po me shokë shumë! Ka një padurim dhe entusazëm të Berishës për të barazuar veten me Ramën në drejtim të marrëdhënieve me SHBA. Sipas gjykimit të Berishës, përderisa, Rama deklaron se është mik me shefin e anti-terrorit të FBI-së dhe ky i fundit është nën hetim nga kolegët e vet, patjetër që edhe miku i tij, këtu në Shqipëri, Edi Rama, është nën të njëjtën akuzë. Ky parazitizëm dhe kjo lidhje, pa asnjë lidhje, ky padurim dhe shpërdorim për të shtuar radhët fallco dhe për t`i vënë të gjithë politikanët e Shqipërisë në të njëjtin emërues aq më tepër që këtu ka plasur bomba, jo vetëm për non gratat ,por edhe lobimet ruse për partitë politike apo ata që kanë akuza të drejtpërdrejta nga SHBA, flet për psikologji e cila është mbisunduese tek liderët tanë politik. Kur vjen puna për raste që janë të konfirmuara, po prej liderëve të opozitës, gjenden dhjetëra arsye për t`i pastruar dhe për të krijuar iluzionin se akuzat janë të pabazuara, se gjykata e Parisit do të shpallin udhëheqësin të pafajshëm, se janë veprime monstruoze të Sorosit. Se janë të pastër, si drita e diellit, se nuk kanë asgjë mbi shpinë nga akuzat që u bëhen nga përtej Atlantikut. Se janë nxitje dhe skema të përdorura nga Soros dhe Rama e të tjera deklarata që nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin që flet vet me prova e fakte, po që shtrembërohen në mënyrë të qëllimshme për t`u shpallur si engjëj që u bin në qafë, se ata janë të ndershëm dhe të pa implikuar në asgjë. Po kryesorja se nuk janë vetëm ata që kanë problem me SHBA, po është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,i cili gjendet për koincidencë, rastësisht në SHBA dhe u shfaq në një foto me Joe Biden dhe bashkëshorten e tij?! Vallë nuk ka informacion më të saktë Biden nga Berisha në lidhje me hetimin e Ramës nga FBI dhe nesër Presidenti amerikan të mbaj përgjegjësi se ka dal foto me një kryeministër nën hetim nga FBI? Edhe përrallë të ishte nuk do dukej më e pabesueshme. Jo vetëm se e thotë Berisha! Këto përrallat e treguara me kaq pathos dhe entuziazmi i Berishës se tani është bërë me shokë shumë, i bënë akuzuesit pa kufi çakërqejfë dhe në dëlirë për fatin e madh të shtimit të radhëve me liderë politik të rinj deri tek kryeministri i Shqipërisë që janë nën hetim nga FBI.