BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Opinion / Editorial

Entuziazmi që vjen nga nëna britanikëve dhe ai nga "njerku" shqiptarëve!

Entuziazmi që vjen nga nëna britanikëve dhe ai nga

Dje kishim dy shembuj të jashtëzakonshëm komunikimi dhe i pari është ai i krijimit të besimit, entuziazmit dhe perspektivës së sigurt në kalimin dhe përballimin bashkërisht të pandemisë Covid 19-të! Ishte fjala e rrallë për nga daljet e tilla e "Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elisabet e II" e cila kishte tre fjalë të arta të cilat i përmendi popullit të saj! Ajo tha: "vetë-disiplinë" dhe "vendosmëri" e sigurisht duke shtuar dhe "vëllazërim"!

Mbretëresha, në fjalimin e saj 4-minutësh, nxiti popullin e saj që të "vetë-disiplinohen" dhe të kenë "vendosmëri" për të kapërcyer urgjencën e pandemisë me një frymë "vëllazërimi". Vendi po përjeton "një kohë gjithnjë e më të vështirë", tha ajo. "Shpresoj se të gjithë në vitet e ardhshme do të jenë krenarë për mënyrën se si ata iu përgjigjën kësaj sfide," shtoi ajo. Dhe përsëri tha: "ata që vijnë pas nesh do të thonë se britanikët e kësaj gjenerate ishin të fortë" si ata të çdo brezi tjetër. Monarkja atëherë dëshiroi duke shtuar që atributet e "vetë-disiplinës, vendosmërisë dhe vëllazërimit ende të karakterizojnë këtë vend". Dhe .... ishte e sigurt që do të sillej kështu, duke falënderuar pastaj ato pjesë të shtetasve të saj që punojnë në kushte të vështira në përballje me Koronavirusin! Por gjithsesi në shprehjet e saj, fytyrën e një njeriu tepër në moshë, por absolutisht të sigurt për fitoren, ndjehej entuziazmi për besimin në të nesërmen e britanikëve! Ajo pra "Lartmadhëria e Saj" po sillej si nëna e britanikëve, kudo që ato janë! E unë mund të shtoj se po sillej si nëna e tyre, duke qenë e qartë se janë të tillë dhe pse janë të etur për lirinë dhe nuk pranojnë të "ndryhen" të mbyllen dhe janë arrogantë që nuk pyesin për rregulla që sigurisht presionojnë lirinë! Britanikët nuk kanë zbatuar të tilla rregulla shumë herë më të lira se në Shqipëri dhe jo më të duronin mbylljen totale gati dy ditë apo daljen vetëm një orë në ditë të vetëm një njeriu të shtëpisë apo dhe lejet e tipit interes dhe klientelizëm ( zakonisht janë horrat që qarkullojnë përveç atyre që kanë punë rregullisht) për makina, blindat në rrugët e Londrës e të tjera marrëzi si te ne! Shqiptarët janë shumë më të bindur se britanikët për Koronavirusin dhe pse kanë ashpërsi dhe idiotësi nganjëherë në përdorimin e mbylljes dhe shtet rrethimit apo arrestit shoqëror! Por "Madhëria e Saj" sillet butë, nuk i shan dhe nuk i kërcënon dhe pse e di që janë të zellshëm, për të mos ju bindur urdhrave të një pandemie, duke ju bërë thirrje vetëpërmbajtjes, vendosmërisë dhe vëllazërimit britanik!  Ajo sillet ashtu, sepse realisht është "nëna e atij kombi dhe shteti"!

Kurse te ne mbas kërcënimeve me burg dhe gjobave, sërish ditën e diel në rrugët bosh në Tiranë dolën blindat e ushtrisë shqiptare!? Shenjë entuziazmi si skenar i menduar nga dikush!? Nga kush? Nga ai që duhej të ishte "babai" i sotëm i shtetit dhe shqiptarëve! Ai që ka "sagomën" si të babai të Shtetit Shqiptar ose Ismail Qemalit! Ai që në sfonde si zyre dhe shtëpie, por dhe betoni të përpunuar, kërcënon njerëzit e tij me burg, ndërkohë që lëshon nga burgjet disa hajdutë apo shkelës ligji, për ti zëvëndësuar nga individë që shpallen armiq e tradhtarë të luftës kundër Koronavirusit?! Shpikje letraro-deliri-patriotik në përdorim dikur të tiranukëve dhe sot në përdorim të tiranikëve për të "përmbajtur" popullin e tyre - po sfidojnë letërsinë "koronëdemokratike" në Shqipëri! ! Blindat në rrugë kundër kujt?! Kundër njerzve të tu kur je teorikisht "babai" shqiptarëve, sëpaku në pamjen Ismali Qemaliste?! Kur i lë në anën tjetër të traut të kufirit shqiptarët e ardhur nga Greqia?! Ky është krijimi entuziasmit në patetizmin se po ruaj njerzit nga korona?! Blindat për të friksuar njerzit që thyejnë mbylljen e urdhëruar nga ti për "luftën ndaj armikut koronavirus"! Kështu sillet babai shtetit dhe shqiptarëve! Apo ka modelin "babai mirë është ai që të rreh"!? Babai mirë është ai që edukon fëmijët e tij me dru, sepse ndryshe nuk marrin vesh shqiptarët!? Apo nuk është kështu?! Në fakt ai është "njerku" dhe jo babai! Ai nuk është babai i shqiptarëve, sepse njeh vetëm sipërfaqen apo pikturën e tyre, jo përmbajtjen si të modelit shqiptar dhe babait si burrë shteti e kam fjalën, duke besuar sinqerisht se është një baba i mirë për fëmijët e tij sigurisht! ?! Ai është pikërisht njerku si burrë shteti! Ai realisht i urren që janë të pa bindur, nuk marrin vesh, ose nuk kuptojnë dhe nuk duan të dëgjojnë dhe në themel i urren pse janë kështu! Sëpaku atë pjesë që nuk merr dot frymë vetëm një herë në javë një orë të vetme në ditë - ajër! Prandaj ju tregon blindat e ushtrisë që i ka për armikun e jashtëm! Njerku pra ( si burrë shteti them) që kur bëhet nervoz i di për armiq fëmijët e pa bindur dhe aq më tepër në kohë pandemie! Bëri mirë që nuk doli më mbas "Madhërisë së Saj! Po bëri shumë mirë!