Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Entuziazmi revolucionar" që ju fal Bashës, për të rinisur marrëzinë opozitare!

Postuar: 17/08/2019 - 07:23

 Fundi i datës 30 qershor dhe fillimi i pushimeve ishte për Bashën, një rrëzim i plotë politik opozitar! Ishte një humbje e plotë e lidershipit, krijim i madh mosbesimi edhe ndër militantë, pakënaqësi mes lidershipit të ndryshëm të sotëm dhe djeshëm në PD! Kaq shumë kjo gjë, sa po përgatitej lëvizja "Basha ik" nga fundi i gushtit dhe fillimi shtatorit! Por kjo nuk ishte në të mirë të lidershipit vjollcë, ose Rilindas! Jo thjesht atij lidershipi, se sa liderit maximus Rama! Basha por rrezikonte të humbte dhe kreun e opozitarizmit me futjen në lojë të Metës, i cili tashmë është në inat dhe urrejtje të vërtetë ndaj Rilindjes dhe Ramës posaçërisht! Ndërkombëtarët kishin lëshuar Bashën dhe ishte pothuaj po aq i pabesueshëm sa Berisha dhe Meta! Ai nuk ishte më një interlokutor politik i rëndësishëm dhe që jep moment besueshmërie si një lider i fortë! Kjo po dëmtonte linjën e marrëveshjes Basha-Rama dhe po shkatërronte dhe opozitarizmin e "qëmtuar" për të mbaruar punë Rama dhe pastaj kur të vinte dita, të lartësohej Basha! Ky i fundit doli nga beteja e protestave dhe 30 qershorit në shëmtim akoma më të madh të PD-së! Doli me disa dhjetëra gënjeshtra për hedhjen e Ramës dhe herë përdorimit të forcës dhe herë jo, duke u bërë kështu një person i "lodhshëm" dhe i pabesueshëm absolutisht! Nuk e donin më as të vetët në përgjithësi! Kjo sigurisht ka mërzitur PD-në, por ka alarmuar Rilindjen! Me dëmtimin e Bashës dhe bërjen gati të iniciativave të zëvendësimit të tij, që mund ti leverdiste edhe Berishës dhe Metës, problemi më i madh i krijohej pikërisht Rilindjes ose Ramës! E këtu fillon futet në punë mekanizmi automatik i mbrojtjes dhe kreativitetit për të dalë nga situata! Duke shfrytëzuar dhe mosmarrëveshjet "Rilindje - PS", u servir në bashkëpunim me PD-në dhe "çështja Bashki e Shkodrës"! Me një gur tre zogj! "Zogu i parë" ishte forcimi i pushtetit opozitar i lëkundur i Bashës me çështjen Valdrini si servirje publikut! Zogu i dytë, ndarje pune si pushtet me një nga njerëzit që do të kapte të gjithë Shkodrën nga nepsi dhe uria e tij e madhe për pushtet dhe dorë të lirë si "aleat strategjik" dhe PSD në Shkodër! Ky neps do ti kushtonte shtrenjtë vetë KM-së së Shqipërisë! Zogu i Tretë është tweet-erat e KM-së, që tregojnë se sa i vendosur është ai për pastërtinë e figurave të PS-së (nënkupto Rilindjes) duke kryer kështu një shpëlarje të trurit të militantëve! Me çështjen "Bashkia Shkodër", Lulzim Basha rifutet me "fitore" sërish në opozitarizëm! Futet me "trofe" dhe kapital të "madh" politik! Futet me tabela të reja në protestat e reja, të cilat do të vazhdojnë mbas gushtit! Rilindja dhe një pjesë e PS-së, por dhe disa shoqëri devijate politike mes PD-së dhe PS-së i dhanë mundësi Bashës të fillojë nga marrëzitë e tij opozitare! E ky është momenti që në përgjithësi njerëzit reflektojnë shpejt dhe bukur! Zoti Pjetri ishte humbja më e vogël përballë humbjes së Bashës si kryeopzitar! Tashmë Basha është një "revolucionar" i vërtetë, i mbështetur nga fakte të reja dhe "trimëri të reja" të tija! Po pra të tipit - ishin njerëzit e PD-së, ose PD-ja vetë, ose Gazment Bardhi dhe vetë Basha që i dhanë shqelmin Ramës dhe mbrojtën Shkodrën e Voltanës! Kjo është më e pakta, por e sigurt si parullë! Ai tashmë ka një "entuziazëm" revolucionar, sikundër shpall herë pas herë Berisha për lëvizjet e tija! Basha që është dembeli më i madh në luftën politike, ka vetëm entuziazmin e mbërthimit nga marrëzia personale! Ai mori frymë sërish dhe ju plotësua edhe njëherë kushti për mbijetesë! Nuk e di nëse është i vetmi ose i fundit i marrëveshjes mes "demokratëve të Bashës dhe rilindasve të Ramës"! Por e di se asnjëherë nuk mund të ndodhë se me gjendjen aktuale të dy forcave politike - dikush të mendojë se Bashkia e Shkodrës do të drejtohet qartë dhe mirë! Rilindja, humbi rastin të merrte njëherë në dorën e saj, fatin e Shkodrës sikundër ja ka qejfi, por vetëm kaq se ka rrugë plot për të! Tashmë dhe këtë fat nuk e përdor dot përballë demokratëve të cilët janë në delir për "suksesin e zbulimit të Valdrinit" dhe justifikojnë me këtë dhe të gjitha marrëzitë dhe paudhësitë që kanë bërë në Bashkinë e Shkodrës! Shkodra sërish eksperiment dhe në shërbim të Bashës, për të rinisur edhe njëherë marrëzitë e tij të opozitarizmit absurd! Ai tashmë vijon delirin e papastërtisë andej dhe "biografisë së bukur" të vet, që e ka sterrë dhe që po të krahasohej me atë të kandidatit rilindas do të ishte ku e ku më e errët se e tija! Sepse Valdrini nuk ka qëlluar mbi demonstrues, nuk ka bërë megavjedhje me rrugën e Kukësit, nuk ka shitur detin Bakojanosit dhe nuk ka mashtruar dhe gënjyer me qindra herë gjithë elektoratin dhe krahun politik të tij si pikërisht Basha! Tani Basha ka sërish "entuziazmin" të vazhdojë të marrë zvarrë demokratët e mbetur, ti përdorë ata për të bërë teatrin e kukullave me titullin "Rama Ik" dhe pas kësaj shfaqe teatrale, të shpikë ndonjë tjetër akoma dhe më idiote se sa kaq! Mjafton që nuk filloi pak nga pa aftësia e demokratëve dhe pak nga ndihma me Bashkinë Shkodër" e rilindasve - lëvizja Basha ik! Tani sërish po me atë patetizëm, me atë marrëzi dhe me po atë pafytyrësi, rinis dhe dalja nëpër media, protesta dhe kudo ku ka mundësi - mashtrimi i madh me opozitarizëm kundër Ramës! Tashmë janë të gjithë bashkë kundër një shoqërie komplet! E vetmja shpresë janë ndërtimi i organeve të reja pro amerikane dhe evropiane të drejtësisë! Fillimi i punës së tyre ju heq dhe kryelajmin si opozitarizmit të Bashës, marrëzisë së tij dhe delirit të Berishës, nervave opozitare te Presidentit dhe arrogancës pushtetërore rilindase të Ramës! Po sigurisht këtu, është dhe shpresa e vetme!

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 11:05

Instituti Ndërkombëtar për Studime i Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) me qendër në Ljubljana, Slloveni, vazhdimisht analizon ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe Ballkan.

Postuar: 19/09/2019 - 07:16

Aspak nuk është hiperbolizim i çështjes dhe as titull bombastik për të tërhequr vëmendjen e lexue

Postuar: 19/09/2019 - 07:15

Të qenit shërbestar nuk është të jesh “shërbëtor”, në konotacionin negativ të fjalës

Postuar: 19/09/2019 - 07:14

E para është fjala.

Postuar: 19/09/2019 - 07:12

Qëkur ka nxjerrë zhdekretimin e zgjedhjeve të 30-qershorit dhe deri tani Presidenti nuk po ndihet

Postuar: 18/09/2019 - 07:22

Struktura Speciale Kundër Korrupsionit, Byroja Kombëtare e Hetimit, janë kthyer gati tunduese për

Postuar: 18/09/2019 - 07:18

Dukuria e korrupsionit, kjo gangrenë e shoqërisë shqiptare i ka përfshirë të gjitha shtresat.