Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Epidemia e vetëvrasjeve tek të rinjtë

Postuar: 20/11/2019 - 07:16

Vetëvrasjet janë shtuar shumë këto kohët e fundit. Ky është një lloj i veçantë në shumëllojshmërinë e krimeve ndaj jetës dhe meriton një studim serioz. Sepse subjekti dhe objekti janë një arsyet nga më të larmishmet dhe mënyra e ekzekutimit po ashtu. Sipas moshës që përfaqësojnë ka edhe dallime, por artikulohen tek rubrika e çështjeve sociale. Arsye ekonomike, mungesë harmonie në çift, humbja e perspektivës, histori intime (pasioni) që nuk rezultojnë me “happy end”, etj. Por në këtë analizë do merrem vetëm me vdekjet në moshë fare të re, ende pa u shfaqur dhe përballur me problemet e jetës. Në çdo rast emëruesi është “krizë personaliteti”. Ku individi sheh kauzën t’i shembet para syve dhe në pafuqi për të dalë nga gjendja e shokut, pas një kohe vegjetimi, vetmie, zgjedh t’i japë fund vuajtjeve duke hequr dorë vullnetarisht nga jeta. Vetëvrasjet në gjithë historinë e njerëzimit më shumë se mëshiruar janë paragjykuar; madje kultet kanë refuzuar t’i varrosin në tokën e tyre, njëjtë me heretikët. Pasi dhënia dhe marrja e jetës është ekskluzivitet i Zotit! Dhe meqë jemi në këtë pikë, feja (besimi) nuk ka qenë i ngjizur në Shqipëri, jo vetëm në diktaturë, por nuk ka taban të shëndoshë as edhe sot. Njeriu i sotëm në betejën e ashpër të konkurrencës për hapësirë ekzistenciale dhe përmbushjen e Uni-t ka zgjedhur të jetë individualist në tejskajshmëri. Kohezioni shoqëror dhe solidariteti janë në pikën më të ulët të mundshme të grafikut. Modeli i “suksesit” të shpejtë, me rrugët të lehta, që përcillet sidomos nga mediat, është ai komercial, ku kodet morale nuk kanë asnjë vlerë. Kësisoj shkolla dhe familja sado të përpiqen me shembullin pozitiv, e kanë pothuaj të humbur betejën. Dyzimi dhe gjendja “të papërgatitur”, krijon një humnerë psiko-sociale që individi përpiqet ta fshehë. Nga frika e bullizmit, e paragjykimit, i cilësimit “dështak”. Për të njëjtat arsye (të një kulture të mangët qytetare, civilizuese) injorohet edhe vajtja tek psikologu. Nëse arsyet, shkaqet që inspirojnë aktin janë të ndryshme, mënyrat vetëvrasëse (harakiri) në shumicën dërmuese kanë pika takimi. Përpos helmimeve, kapjes së dy-trefazorit të korrentit - varjet në litar apo hedhjet nga ndërtesat shumëkatëshe, priren nga elemente të spektaklit. Ku viktima e ardhshme kërkon të akuzojë, të bëjë që të tjerët ta kujtojnë dhe të ndihen fajtorë. Se ai/ajo u vetëflijua për faj të të tjerëve dhe nuk është asesi frikacak. Pavarësisht impaktit drithërues, duket të pranojmë se ky është një akt i pastër sado-mazokizmi. Liria konceptohet si aset individual, e shkëputur nga çdo lloj forme socializmi, nevoje apo detyrimi. Heroikja, pavarësisht sensit, është model hollivudian me të cilin ushqehemi dhe ndeshemi përditë. Kriza megjithë dimensionet e saj, po kthehet në krizë shpirtërore, ku jeta zhvishet nga shenjtëria. Dhe teksa elitat, subjektet, institucionet përgjegjëse, protagonistët me zë publikë apo grupimet e interesit, janë të fokusuar tek çështje të karakterit politiko-administrativ, tek sherrnajat e ditës, rrezikojmë të humbasim tharmin e shoqërisë së nesërme. Kjo është e pafalshme! 

Nga Luan KURTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 06/12/2019 - 07:13

Nuk e njoh së afërmi dhe nuk kam patur asnjë rast të vetëm për t’u takuar ballë për ballë me Elvis Naçin.

Postuar: 06/12/2019 - 07:11

Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë, me qendër në qytetin e Durrësit, mori shum

Postuar: 06/12/2019 - 07:09

Me thënë të drejtën sapo lexova lajmin “bombë” se Agron Tufa na qenkësh arratisur dhe

Postuar: 06/12/2019 - 07:08

Turi i kryeministrit shqiptar për ndihmë dhe padyshim sensibilizim të miqve, vendeve që na rretho

Postuar: 05/12/2019 - 07:18

Shumë pyesin, përse Enver Hoxha i refuzoi ndihmat e jashtme ofruar për rastet e tërmeteve?

Postuar: 05/12/2019 - 07:16

Për ata qindra e mijëra qytetarët të mbledhur për të drejtat e tyre më 21 janar 2011, zëvendës kr

Postuar: 05/12/2019 - 07:14

Në të gjitha situatat, qeveria ka detyrimin kushtetues të organizojë tërë punët për të drejtuar s