Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Epilepsia e "zbatimit" të ligjit me urdhër dhe aksion!

Postuar: 22/08/2019 - 07:16

Asnjë qeveri shqiptare këto 29-të vite post diktaturë, nuk ka mundur njëherë të vetme të ketë zbatimin e ligjit një detyrë, punë dhe zbatim të planifikuar e të përditshëm! Në ndryshim me pothuaj çdo vend tjetër evropian! Ne imitojmë "aksionet" e diktaturës dikur dhe për më tepër në mënyrë idiote, ato me "goditje të përqendruar" dhe padyshim urdhrin i cili qëndron dhe është akoma dhe sot mbi ligjin! Administrata shqiptare akoma dhe sot, nuk është e varur nga ligji, nga burokracia e tij, por nga humori i ministrit apo kryeministrit dhe nga vendimet e marra shpesh herë të paligjshme ose të pambështetura në ligj, për aksione me demek në zbatim të ligjit! Janë disa vera që tatimorët dhe inspektorë të çfarëdollojshëm nxirren nëpër plazhe për diçka që duhet të kishte marrë fund si zbatim ligji që prej kohësh! Nxirren për persekutim dhe marrëzi fiskale në gjasme mbrojtje të ligjit, kur nuk është e nevojshme të bëhet gjithë ky "aksion" në qoftë se realisht do të ishte zbatuar ligji! Tani na paskan kuptuar se kanë për bregdetin konfuzion me pushtetin vendor dhe kontradiktë apo palosje kompetencash me të! Akoma nuk pyesin veten si janë me "reformën administrative e lënë përgjysmë"! Në të vërtetë ka vetëm një gjë: askush, asnjë administratë nuk është në zbatim ligji "full time" dhe vetëm kur bëhet "m..ti mullar", marrin urdhër nga lart për, të nisur aksionet idiote në pikë të vapës, në sy të turistëve dhe pa asnjë model të përkrahur evropian në këtë drejtim! E bëjnë në thyerje të plotë të ligjeve që kanë bërë vetë për arsye - të zbatimit të ligjit! Kaq është administrata jonë dhe asnjë kryeministër, asnjë qeveri nuk ka ndërtuar një të vetme ( administratë) ligjzbatuese për gjatë gjithë vitit, sidomos në tatim taksa dhe anën fiskale! Të tillë "taksidarë dhe inspektorë", të tillë kërkues dhe kontrollues të zbatimit të ligjit dhe fiskalitetit, janë pa dyshim nën urdhrat dhe presionin e atij sipër, orekseve të atij sipër tyre dhe aspak në zbatim të ligjit dhe rregulloreve! Janë në aksione perverse, të shëmtuara dhe anti ligjore, deri në marrëzi! Vetëm kështu nuk bëhet shteti, nuk zbatohet ligji dhe kjo nuk është asgjë tjetër, por një "epilepsi e zbatimit të ligjit"! Duke punuar dikur në këto lloj administrate e njoh mirë dhe di mentalitetet e lëtyrave në drejtim, që kanë vetëm një synim: të përfitojnë nga partia, drejtuesi partiak dhe biznesi që i mbush me cash, kur bëjnë allishverishe! Njerëzit normalë e kanë shumë të vështirë të punojnë në këto lloj administratash demente, injorantësh dhe mediokër, por dhe të korruptuarish deri në krim! Kudo kështu - si pushteti qendror dhe ai lokal! Tani mbasi Mihali hipi mbi kofano të spanjollo - shqiptarëve (të cilët ishin dhe ata po aq të papërgjegjshëm sa Mihal trimi) shteti i urdhrave dhe aksioneve, u kujtua se ai ka çdo gjë pa leje! Por gjyqi, mund të jetë për energjinë dhe ndonjë veprim si ky i fundit, po nuk ka nevojë kur aty është çdo gjë pa leje! Aty vepron ligji i zbatueshëm menjëherë? Si tani? Pse nuk është zbatuar? Po sepse dy janë arsyet: e para influenca politike dhe e dyta paraja! Mirëpo kështu është në biznes që nga Velipoja deri në fund të Sarandës, kudo në copat më të mira turistike të plazheve të Shqipërisë! Në saj të "epilepsisë" në zbatim të ligjit, e cila është me urdhër dhe me aksion, një pjesë e madhe e gangsterëve, trafikantëve dhe evazorëve, kanë mbijetuar, kanë bërë resorte dhe pasuri në hoteleri dhe plazhe private! Shteti aty ka qenë, aty ka jetuar, ka bërë pushime! ILKDP e famshme, e cila është për burg për vete, ka dhënë pastërti pasurore për shumë nga gangsterët e lidhur me politikën dhe brenda politikës, si ka dhënë për gjykatës dhe prokurorët që dolën pis! Tatimet dhe kontrollet nuk kanë parë gjë, aksionet kanë dështuar, sepse janë "aksione" dhe jo punë ligjore mbështetur mbi rregullore! Edhe inspektorët e ndershëm, nuk kanë kurrfarë faji, sepse nuk i mbron dot askush nga krerët politikë të lidhur me pasuritë e kriminelëve në plazhe dhe resorte, apo hoteleri e plazhe! Mirëpo aksionet e Enver Hoxhës kanë një ndryshim nga aksionet e Sali Berishës dhe Edi Ramës si kryeministra! Nga aksionet e diktatorit dhe kriminelit Enver, mbetën brezaret, hekurudhat të cilat Sali Berisha dhe më vonë gjithë të tjerët i prishën! Por nga aksionet tatimore e fiskale të SB-së dhe ER-së, kanë mbetur resortet kriminale, hotelet e drogës, pasuritë e të pamerituarve në vendet më të mira dhe pa paguar as detyrimet deri te energjia e uji, duke ju bërë garë të pa ndershëm pronarëve, njerëzve të biznesit të ndershëm dhe tregtarëve të mirë! Prandaj them se kjo që bëjnë dhe kanë bërë dje është "epilepsi e zbatimit të ligjit" e cila bazohet në mënyrë anti demokratike nga urdhri dhe humori i atij sipër, ose nga efektet e trafikut të interesave qeveri-biznes! Një zbatim ligji që "natyralizohet" nga urdhri, nuk është kompatibëlme demokracinë! Nuk ka urdhra, por rregullore! Pa program pune dhe zbatim të tij përgjatë gjithë vitit, që nga fillimi deri në fund dhe nga fillimi zezonit deri në fund të tij, nuk ka biznese të ndershëm dhe akoma më keq, ka shumë të pandershëm që prosperojnë! Me program dhe ligj të zbatuar ka zbatim rregulloresh dhe letrash përkatëse nga çdo individ dhe institucion! Përndryshe çdo aksion kombëtar dhe me urdhër, është një deviacion klinikisht i sëmurë ose një "epilepsi" e cila nuk bën asgjë tjetër, por pasuron dikë më shumë dhe varfëron dikë akoma më shumë! Edhe kur kap ky aksion të paligjshëm, nuk ka bërë detyrën, sepse është e qartë se ai është toleruar kur ishte për tu mos lejuar të ushtronte as tregti dhe as biznes! Megjithatë edhe në këtë drejtim asgjë nuk do të bëhet as nga politika dhe qeveria, pa ndërhyrë drejtësia e re! Pa u futur në lojë institucionet e drejtësisë së re! Vetëm përfundimi i këtyre institucioneve e fillimi i punës së tyre, e cila prek korrupsionin lart në politikë e lidhur me biznesin, vetëm atëherë do të fillojë dhe largimi i urdhrit e aksionit nga zbatimi i ligjit! Përndryshe gjithmonë do të kemi "epilepsi ligjore" në Shqipëri!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:22

Struktura Speciale Kundër Korrupsionit, Byroja Kombëtare e Hetimit, janë kthyer gati tunduese për drejtësinë shqiptare.

Postuar: 18/09/2019 - 07:18

Dukuria e korrupsionit, kjo gangrenë e shoqërisë shqiptare i ka përfshirë të gjitha shtresat.

Postuar: 18/09/2019 - 07:16

Po ikin mjekët, inxhinierët, mësuesit…, po ikin të gjithë.

Postuar: 18/09/2019 - 07:14

Në Shkodër, Lulzim Basha nuk ju përgjigjej dot gazetarëve "se nga do të vinte zgjidhja e kri

Postuar: 17/09/2019 - 07:17

Sa herë Presidenti del me deklarata ose jep opinione, konferenca shtypi apo shkruan në rrjetet so

Postuar: 17/09/2019 - 07:15

....Këtë mund ta besojë vetëm ndonjë mendje si ajo e z.

Postuar: 17/09/2019 - 07:14

Më kujtohet se kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës mbas zgjedhjeve të 2013-ës, ju desh njëfa