BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Erdhi apo nuk erdhi armiku që prisnim?!

Erdhi apo nuk erdhi armiku që prisnim?!

Kam ndjekur dhe ndjek me vëmendje emisionin “Gjurmë shqiptare” të gazetarit Marin Mema, i cili, në shumicën e rasteve përmban materiale jo vetëm serioze, por edhe me karakter të theksuar kombëtar. Por në materialin e paraqitur në datën 10 tetor 2020, transmetuar nga Tv Top Channel, gazetari në fjalë del nga vetja, duke e mbyllur emisionin me një frazë, e cila ia vë në pikëpyetje aureolën e fituar nga teleshikuesit, që ndjekin dokumentarët e tij televiziv.

Në emisionin e datës së mësipërme, bëhej fjalë për “Kryeqytetin e luftës” dhe veçanërisht për “Strehimet e qeverisë komuniste” (siç i emërton gazetari), të ngritura para nëntëdhjetës në malet e Skraparit. Nëpërmjet emisionit, teleshikuesi merr vesh se në këtë vendstrehim të rëndësisë së veçantë, shteti socialist kishte ngritur disa objekte të fortifikuara: Selinë e punës së qeverisë në rast lufte; Vendkomandën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Popullore; Arkivin Qendror të Shtetit; Depot me rezervat kryesore materialo-teknike për njësitë e ushtrisë; Tunelin ku ishte vendosur rezerva e arit të shtetit, etj. objekte ndihmëse, të nevojshme këto për situatat luftarake që mund t’i imponoheshin vendit. Ligjërimi i gazetarit Mema, kësaj radhe nuk kishte tonin dhe krenarinë që ai shfaq në materialet e emisionit të tij “Gjurmë shqiptare”. Mendova se kjo gjë imponohej nga “hija e luftës” që natyrshëm të përfytyrohet kur viziton objekte ushtarake. Por fraza që ai lëshoi në mbyllje të emisionit, ma zhduku këtë mendim. “Dhe të gjitha këto shpenzime të kushtueshme, - tha gazetari në mbyllje të dokumentarit, - u bënë në pritje të armikut që nuk erdhi kurrë”. Si qytetar i këtij vendi, që kam përjetuar dy periudhat, para dhe pas nëntëdhjetës, “thagmës” së gazetarit, të artikuluar edhe nga të tjerë kur flitet për objektet ushtarake, kam të drejtë t’i kundërvë pyetjen: “Erdhi apo nuk erdhi armiku që prisnim”. Në përgjigje të kësaj pyetje, po jap një fakt të thjeshtë, por të vërtetë: Sapo u prishën vendstrehimet e rëndësisë së veçantë në Skrapar, rezerva e arit që ndodhej në këto strehime, u grabit. Kush e grabiti? Miku apo armiku? Përkujdesja e shtetit socialist për ruajtjen në çdo rrethanë të vlerave morale, dokumentare e financiare të popullit e të vendit, e kishte bazën tek përvoja e së kaluarës. A nuk u grabitën nga pushtuesit e Luftës së Parë Botërore vlerat kulturore e historike në Butrint dhe vende të tjera arkeologjike? A nuk u grabit rezerva e arit të shqiptarëve nga Mbreti Zog, kur iku si hajn, duke e lënë vendin në mëshirën e pushtuesve fashistë? A nuk u grabitën rezervat e tjera të arit dhe vlerat monetare të popullit shqiptar, nga nazistët gjermanë, kur të thyer në kryqe nga Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare, u larguan nga vendi më 29 nëntor të vitit 1944?

 Pikërisht që të mos përsëritej kjo histori, shteti socialist zgjodhi dhe përgatiti vendin e sigurtë, ku përveç drejtimit të shtetit në rast lufte, të ruante edhe vlerat morale, dokumentare e financiare të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk besoj se ndonjë shqiptar me sytë në ballë dhe mendjen në vend, të thotë se vjedhësit e floririt të strehuar në Skrapar, e të “ristrehuar” në Kërrabë, ishin miq. Ata ishin dhe mbeten armiq të vendit e të popullit, ndonëse nuk patën as pupla të zeza si këndesi të fashistëve italianë, e as kryqe të thyer të nazistëve gjermanë. Marini dhe shokët e tij të moshës, duhet të kuptojnë se armiku erdhi, jo vetëm në vendstrehimet e Skraparit, por në të gjithë territorin e vendit, duke na pushtuar, grabitur e shkatërruar të gjitha asetet kryesore të pasurisë materiale e shpirtërore, që populli ynë pati ngritur në shekuj, e veçanërisht në gjysmë shekullin e lavdishëm të socializmit. Kjo “ardhje” e armikut, apo më saktë ky pushtim i tij, ndodhi pikërisht atë ditë kur skota e lumpenëve shqiptarë, në bashkëpunim e me mbështetjen e hasmëve të vendit tonë, erdhën në pushtet dhe u vunë kazmën arritjeve të sistemit socialist, arritje që vërtet ishin të kushtueshme, por ishin të domosdoshme.

Fraza e mësipërme e gazetarit Marin Mema, ishte një frazë inercie dhe jo bindjeje. Ai nuk e ka jetuar kohën e socializmit, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar propagandës së sistemit aktual borgjez, i cili me të gjitha mjetet mundohet të baltosë fytyrën e ndritur të sistemit socialist dhe arritjeve të tij në Shqipëri. Por fatkeqësisht, viktima të propagandës borgjeze dhe antikombëtare, kanë rënë edhe personazhe që e kanë jetuar atë kohë, e madje kanë qenë në drejtimin e punëve të prodhimit e të mbrojtjes. Ndër personazhet që gazetari Marin Mema kishte angazhuar në realizimin e dokumentarit për fortifikimet në Skrapar, ishte dhe një “Kolonel në pension” me mbiemrin Guxholli, një gërmadhe në moshë, e më shumë gërmadhë morale. Them gërmadhe morale, sepse midis gjithë broçkullave që nxori për këtë vendstrehim të rëndësisë së veçantë, broçkulliti edhe frazën turpëruese se: “Këto ishin shpenzime të kota, pasi ne nuk mund t’ia dilnim NATO-s dhe agresionit të shteteve të tjera”. Kur dëgjova këtë frazë-bajgë të këtij “koloneli të pilafit”, më zuri turpi për këtë ushtarak, që aksidentalisht e paskemi patur në radhët e Ushtrisë Moderne Shqiptare, ku unë me qindra e mijëra kolegë të tjerë, shërbyem me devotshmëri dhe me besim e bindje të patundur se në çdo rrethanë që të paraqitej, do t’i dilnim zot atdheut tonë të shtrenjtë. Fatkeqësisht, ky degjenerim mental e moral, që shfaq “kolonel-pilafi” në fjalë, duke mohuar e injoruar punën, mundin dhe djersën e kolegëve e të të gjithë popullit shqiptar, ka penetruar edhe tek figura të tjera gjer dje madhore, e sot të tkurrura e “hyrë në ujë si doku”. Por këta janë të paktë dhe jo shumë të rrezikshëm. Të rrezikshëm janë politikanët dhe pushtetarët, që të kthyer në mercenarë të të huajve, jo vetëm broçkullisin kundër arritjeve të socializmit, por me veprime apo mosveprime, kanë nxjerrë jashtë loje edhe çështjen më madhore të një vendi, siç është mbrojtja, duke vënë në pikëpyetje e në kërcënim lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e republikës sonë. Dikush nga këta “kolonelët” e pilafit, apo politikanët e pushtetarët me mjekër, a pa mjekër qofshin, mund të thotë se ne na mbron NATO. Sigurisht, NATO-n e kemi prezent, por ky organizëm politiko-ushtarak i stërmadh, përpara Shqipërisë së vogël, ka disa probleme më madhore në drejtim të superfuqive të tjera, që po rriten e armatosen çdo ditë. Në momentet e para, të cilat mund të zgjasin me muaj apo vite, NATO-s do t’i duhet të merret me ariun rus, tigrin kinez dhe sejmenët e tyre në lindje dhe kur të kthehet nga ne që gjendemi më pantallona të shkurtra dhe topa uji, do të jetë paksa si vonë. Gjer atëherë, bombardimet që doemos do të përqendrohen mbi shtëpinë tonë të ndodhur në qendër të kryqëzimit të rrugëve Lindje-Perëndim dhe anasjelltas dhe kafshimet e shovinistëve fqinj, do të na kenë lënë edhe pa pantallona. Shqipëria jonë, që para viteve nëntëdhjetë kishte një nga ushtritë më moderne, e më të fuqishme në rajon e më tej, sot përfaqësohet me disa minireparte të armatosura vetëm me armë të lehta (pushkë e patllake) dhe doemos edhe me lopata e gomone peshkatarësh, kur angazhohen për pastrim territori dhe për shpëtimin nga përmbytja të banorëve të bregut të Bunës, apo Matit. Për më keq, qytetarët e sotëm shqiptarë, shumica e të cilëve kanë lindur e janë rritur në këto tri dekada të “paqes alla NATO”, nuk kanë idenë më të vogël se ç’është ushtria, nuk dinë të përdorin armët që përdoren sot në një luftë të mundshme dhe mbi të gjitha nuk kanë asnjë organizim paraprak se si do të veprojnë, e ku do të shkojnë kur të nisin sirenat e alarmit. Pa bërë fjalë për pjesën jo aktive të popullsisë, të moshuarit dhe fëmijët, të cilët në një konflikt rajonal apo të shkallës së gjerë, nuk do të dinë se si t’u shmangen bombardimeve që nuk do të mungojnë. Apo ndoshta mendohet se NATO do të vërë mbi qiellin shqiptar një “ombrellë” të stërmadhe çeliku, që të na mbrojë nga këto bombardime?!

Të luash apo të tallesh me çështjen e mbrojtjes, je tallur me fatet e Atdheut. Ushtaraku i lartë i Rusisë, gjenerali Suvorov, ka thënë: “Sa më shumë djersë në kohë paqe, aq më pak gjak në kohë lufte”. Këtë aksiomë, Ushtria Popullore Shqiptare e kishte në bazën e përgatitjes fizike e ushtarake, që duke e pasuruar me artin ushtarak të kohës dhe kombinuar me traditat luftarake të popullit tonë në shekuj, ishte ngritur në nivelet e një ushtrie super moderne, vigjilente dhe sypatrembur në roje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të vendit të shqiponjave. Po sot, apo derdhim djersë për të përballuar një agresion të mundshëm, që mund të na imponohet?! Jo vetëm djersët mungojnë, por mungojnë edhe planet më elementare të qeverisjes për këtë çështje madhore të vendit. Mungesa e djersës në kohë paqe, do të paguhet me lumenj gjaku kur të nisë lufta. Këta lumenj gjaku, sigurisht do të jenë të popullit, e jo të politikanëve dhe shtetarëve, të cilët, sapo të ndjehet afrimi i rrezikut, do të fluturojnë drejt vendeve të sigurta të Perëndimit, një pjesë e të cilëve i kanë çuar qysh tani rezidencat dhe familjet e tyre. Në rast të një lufte, që nuk është aspak hipotetike, do të përsëritet përsëri skena e 7 prillit 1939, kur ndërkohë që Mujo Ulqinaku skuqte me gjakun e tij të pastër bedenat e Torrës së Durrësit, Mbreti Zog me oborrin e tij “mbretëror” ikte si i menderosur në poture drejt Greqisë, e më vonë drejt Inglizit. Në rastin e sotëm, kjo skenë do të jetë jo vetëm më e madhe, por edhe më komike dhe tragjike njëherësh.

Ndaj është e domosdoshme që ne qytetarët shqiptarë, të kuptojmë se politikano-pushtetarët tanë të këtyre tri dekadave të sistemit bastard borgjez, janë kthyer në mercenarë të mirëfilltë të të huajve, duke vënë në shitje fatet tona dhe të atdheut. Dhe jo vetëm të kuptojmë, por edhe të veprojmë për të mos u kthyer në “tufë delesh”, që e pret fatin nga çobani i arratisur, apo nga mëshira e ujkut të çakërdisur. Mbi të gjitha, të mos dëgjojmë e të mos komprometohemi nga propaganda e sistemit bastard borgjez, i cili, në pamundësi për të arritur parametrat e sistemit socialist në asnjë fushë të zhvillimit e të mbrojtjes, hedh baltë të zezë mbi këtë të fundit. Por balta e zezë borgjeze, nuk mund të ngjitë mbi mermerin e kuq të socializmit e të komunizmit, sistemit të vërtetë të shoqërisë njerëzor