Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Esadi i sfiduar nga "lumpenfolkloristat" e Tiranës!

Postuar: 20/03/2019 - 07:14

Njeriu "par exelance" i akuzuar si intriganti, manipulatori, tradhtari, por dhe sundimtari me ambicje të shumta në Shqipëri deri tani konsiderohet Esad Pashë Toptani! Por ai, sot është sfiduar keq, shumë keq nga një dorë e intrigantëve, manipulatorëve, mashtruesve, interesaxhinjve, me ambicje sundimtari deri në grabitës pasurie kombëtare që kanë pothuaj tre dekada që shkatërrojnë jetën dhe prosperitetin e shqiptarëve por shkatërrojnë edhe funksionimin e shtetit në liri dhe atë që quhet demokraci! Është kjo farë e keqe politikanësh që si model kanë Ali Pashain si brigant dhe gjaksor, Esad Pashën si Intrigant dhe tradhtar, Enver Hoxhën si sundimtar dhe kriminel patologjik provokojnë sot ditë të zeza! Këto janë tre modele kryesore sepse ai i Ahmet Zogut ka një projeksion negativ për sa i përket sundimit dhe shitjes së interesave ekonomike, por ka një mënyrë të pranueshme edhe pse të pakët dhe shumë të shkurtë të - shtet formimit! Ne nuk kemi pasur që nga koha e Gjergj Kastriotit burra të vërtetë shteti duke mos përjashtuar përpjekjet e Rilindjes sonë kombëtare të përfunduara nga Ismail Qemali! Ne kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi, sundimtarë hipokritë, diktatorucë, lakmitarë pushteti dhe përfitues deri në mashtrim e vjedhje! Ai që e ka pësuar nga dora e një shqiptari është Esad Pashai! Kurrë nuk e kam pranuar si një akt normal një vrasje të tillë, por gjithmonë kam menduar se absolutisht po të mos kishte ndodhur një atentat e tillë, Esad Pasha do të kishte vazhduar ti bëjë keq vendit të tij duke pasur një ambicje të pamasë, e cila e çonte në intrigë, tradhëti, vrasje, krim dhe hipokrizi politike në sy të botës! Sot ka pothuaj tre dekada që Esadin po e sfidojnë për gënjeshtra, për intriga, për ambicje pushteti, për tradhtira të dukshme dhe padukshme dhe për krim! Por në fakt ato që po e sfidojnë Esad Pashain janë "lumpenë folklorikë" në krahasim me të! E para, sepse Esad Pasha ishte një familje e madhe feudale shqiptare! "Esadistët" e sotëm janë pa origjinë, pa asnjë kontribut familjar dhe shoqëror të madh, pa asnjë rekord familjar të rëndësishëm! E dyta, Esad Pashai ishte deputet i perandorisë dhe doli kundër saj në momentin kur Abdul Hamidi dytë i vrau (mbështetësit e tij) të vëllain Gani bej Toptanin! Në këtë rast ai u bë me Xhonturqit dhe mik i Emanuel Karaso ose masonit nga Selaniku, i cili sigurisht bashkë me Esad Pashain janë njerëzit e grushtit të shtetit kundër Abdul Hamidit për ta zëvendësuar me të vallain e tij! "Esadistët" tridhjetëvjeçarë të sotëm, as që kanë këtë madhështi historike dhe as që i njeh kush për lartësi të tilla! Esad Pashai kishte ushtri të vetën, paratë e tija, toka të shumta, pasuri të shumta! Esadisët e sotëm janë "lumpen foklorikë" që kanë ardhur nga hiçi, nga balta, nga rrëpira dhe kanë vjedhur e shpërdoruar shumë më tepër nga Esadi! Esadi ka shitur historinë kombëtare, sepse kishte ambicjen e bërjes "Mbret i Shqiptarëve", për këtë la edhe Shkodrën, bëri paktin e qelbur në 1913-tën, lejoi të vritej një Vali turk, për ti bërë qejfin dhe Xhonturqve, të cilët po masakronin shqiptarët shumë më keq se mbretërorët e sulltanit Abdul Hamid i dytë! Esadi tradhtoi në mënyrë të poshtër Princ Vidin, vodhi pallatin e tij në Durrës dhe ju shërbeu si një hipokrit serbëve, grekëve dhe interesave kundër të shtetit shqiptar! Ai deshi të jetë përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në konferencën e Parisit me qëllimin e mbretërimit mbi të! Kjo deri sa Avni Rustemi e shtriu për tokë dhe emri i të cilit (Avniut) në asnjë enciklopedi botërore nuk del si vrasës, por si patriot i vendit të tij, kundër një maskarai i cili u bashkua me armiqtë e vendit të tij për të plotësuar ambicjen idiote dhe kurrë të realizuar që të jetë "Mbret i Shqiptarëve"! Ai ishte njeriu i mos stabilitetit në trojet shqiptare! Ai është njeriu më i madh në histori që luftonte stabilitetin e Shqipërisë me ambicjen dhe intrigën e tij! Njeriu si model krahasimi, për mos stabilitet (instabilitet shtetëror kombëtar) në trojet shqiptare është Esad pasha Toptani dhe të tjerët vijnë mbas tij! Shqipëria, vuante, vuan dhe do të vuajë dhe për disa kohë "mos stabilitetin e shtetit", sepse këtë gjë tentojnë dhe realizojnë monstrat politike që i ngjajnë por pa pasur nobilitetin e Esadit si origjinë! Të gjithë njerëzit në këtë farë demokracie mbas viteve 90-të dhe kryesori i tyre quhet Sali Berisha si njeriu numër një i "instabilitetit shtetëror" në Shqipëri! Parimi i tij është "sundimi kur ai është në pushtet dhe destabilizmi i vendit, kur në pushtet janë ato përballë"! Ky lloj "esadizmi modern" është tashmë i vërtetuar plotësisht dhe në shumë përmasa ja ka kaluar edhe Esadit! Destabiliteti i klikës së drejtuar nga doktori, ka sot si qëllim jo thjesht rrëzimin e Ramës (i cili po të mos ishin këtë esadistë përballë, do të kishte rënë me kohë, sepse pikërisht esadizmi i tyre e mban në pushtet) por ndalimin e reformës në drejtësi! Kaosi dhe lufta civile i sjell edhe një herë ato në kushtet e tavolinës së bisedimeve dhe bëhen faktor pushteti, duke penguar pastaj jo vetëm drejtësinë, por duke ju imponuar dhe ndërkombëtarëve me marrëzitë e tyre, mashtrimin kolosal si "burra dhe gra të mira" kur në realitet janë një klikë e dështuar mashtruesish dhe hajnash intrigantë, por dhe të pa aftë deri ku nuk shkon mendja njerëzore për të ndërtuar pikërisht shtet modern! E kishin shtetin dhe e vodhën, e shkatërruan,e grabitën dhe e përdhunuan demokracinë deri në kulm! Esadistët krijuan firmat rentiere, krijuan sundimtarin President Berisha që nuk kishte asgjë lidhje me demokracinë si brënda partisë së tij dhe në shtet! Ishte i vetëm ai si "shteti shqiptar" në të gjithë kolonat! Grabiti zgjedhjet në 96-tën pa pasur nevojë, i ra ndesh SHBA-ve, i plasi afera e madhe piramidave dhe çoi vendin në luftë civile, hapi depot dhe nxiti urrejtjen veri jug! Çfarë ka bërë Esadi më shumë! Ato që erdhën në pushtet ose socialistët nuk i bënë asgjë! Ai i futi në burgje dhe i vrau, kurse kulisat e ish komunistëve dhe socialistëve që po vinin në pushtet e harruan se filluan vjedhjet në pushtet dhe ekonomi! Vodhën kaq shumë, sa që shoqëria shqiptare ktheu doktorin e krimit masiv, duke bërë kështu një nga veprimet më të qelbura të demokracisë në krahasim me çdo vend europian si në lindje dhe perëndim! Socialistët vodhën dhe nuk ndërtuan institucione, as gjykata dhe as prokurori, sepse ishin "brigantë të vegjël" në pushtet dhe pse ishte dhe është edhe sot e indikuar si partia e vetme që mund të bëjë shtet! Por nuk e bënë këtë gjë! Ju erdhi Berisha (2005-së) dhe filloi tashmë pushtetin me vjedhjen e tenderave, me grabitje të pasurisë kombëtare! Ku e ku me Esadin e Toptanëve! Plasën skandalet e rrugëve, firmave të detit, Gërdeci, vrasjet e dëshmitarëve, 21 janari, Çez, grabitjen e tokave, koncensionet 1 euro, shkatërrimin e ekonomisë dhe maleve, fushave, pyjeve, bregdetit etj., etj! E këto, ishin mbasi kishte bërë dhe grusht shteti në vitin 1998! Mbyllën partinë demokratike duke e bërë një kurth politik nga ku nuk ka mundësi të dalësh njeri normal! Ju mësuan socialistëve si përdoren të fortët për të vjedhur zgjedhje dhe vota, si duhet mbajtur mirë kanabisi nga Lazarati dhe Shqipëria në një histeri "lazatarizimi të përgjithshëm" me PS-në në pushtet bashkë me LSI-në! Ikën mënyrat e tenderave me "rrugët rrugëve si thotë KM-ja" i sotëm me absurdin e PPP-ve dhe administratën e drejtuar nga individë që nuk kanë asgjë për të dhënë dhe nuk kanë dhënë asgjë, përveç bindjes ndaj Ramës!

Esadistët e sotëm janë kthyer kundër ndërkombëtarëve! Nuk ju del inati me to, për arsyen madhore që është SPAK dhe BKH! Ja shprehin Ramës, por ai në fakt ju ka përkëdhelur kokën gjithmonë! I ka lënë të vet shkatërrohen dhe marrin në qafë demokracinë si në kohën kur i rrihte shpatullat Berishës në Gërdec, sepse donte firmat e një kodi zgjedhur plehër politik dhe grabitës votash të shqiptarëve! Një mënyre anti demokraci të përcaktimit të kandidatëve nga kryetari i partisë që është pikërisht një "Esad Pasha" në formë dhe përmbajtje! Tashmë janë bërë shumë të pasur dhe pasurinë e tyre e mbrojnë, duke e futur popullin në luftë civile dhe duke derdhur gjak! Por sot është një pjesë e madhe e shoqërisë që nuk i do as Esadistët e PD-së dhe "Ali Pasha-istët" e PS-së! Janë mbi 40% e popullsisë, që nuk do t’ju shohi sytë e ballit askujt në klasën politike shqiptare si PD dhe PS e gjithë mbeturinat parti mbas tyre! Tashmë nuk mund të ketë më rreshtim absurd si dikur! Por ka diçka! Edi Rama e ka tepruar shumë, sigurisht që ka përdorur një arrogancë tipike të një eksibicionisti që nuk mund të bëhet shtetar i mirë kurrë! Por ai nuk vret! Esadistët edhe sot duan të vrasin! A do t’ja arrijnë, kjo do të shikohet! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:22

Struktura Speciale Kundër Korrupsionit, Byroja Kombëtare e Hetimit, janë kthyer gati tunduese për drejtësinë shqiptare.

Postuar: 18/09/2019 - 07:18

Dukuria e korrupsionit, kjo gangrenë e shoqërisë shqiptare i ka përfshirë të gjitha shtresat.

Postuar: 18/09/2019 - 07:16

Po ikin mjekët, inxhinierët, mësuesit…, po ikin të gjithë.

Postuar: 18/09/2019 - 07:14

Në Shkodër, Lulzim Basha nuk ju përgjigjej dot gazetarëve "se nga do të vinte zgjidhja e kri

Postuar: 17/09/2019 - 07:17

Sa herë Presidenti del me deklarata ose jep opinione, konferenca shtypi apo shkruan në rrjetet so

Postuar: 17/09/2019 - 07:15

....Këtë mund ta besojë vetëm ndonjë mendje si ajo e z.

Postuar: 17/09/2019 - 07:14

Më kujtohet se kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës mbas zgjedhjeve të 2013-ës, ju desh njëfa