Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A është njeriu mbi ligjin?

Postuar: 15/03/2019 - 07:13

Po! Njeriu si qënie njerëzore, me të drejtat e tij të shenjta, është realisht mbi ligjin. Po pse? Sepse ligjet bëhen për t’iu shërbyer njerëzve. Ato ndryshojnë me kalimin e kohës. Kurse të drejtat e njeriut, ato të sanksionuara që në vitin e largët 1778, me Kushtetutën e parë demokratike në botë, atë amerikane, janë të përjetshme. Nuk do të ndryshojnë kurrë. Për sa kohë do të ekzistojë njerëzimi, kështu si e njohim ne. Kur shkelen këto të drejta, nuk ka ligj që të rezistojë. Në momentin kur, në zbatim të një ligji të caktuar, preken fort të drejtat e njeriut si qënie njerëzore (rasti i ndërhyrjes së policisë së Tiranës për të nxjerrë nga shtëpitë dy familje, pas vendimit të përmbarimit për t’ia dhënë shtëpinë ish-pronarit), atëhere e drejta kalon nga ana e ligjit, në anën e krijesës njerëzore të dhunuar, edhe pse kjo e fundit mund të jetë në kundërshtim me një ligj të caktuar. Është ky dhunim, qofte dhe në zbatim të ligjit, që largoi drejtorin e policisë së Tiranës 4 ditë më parë. Një profesionist karriere, i përgatitur dhe me merita në drejtimin e policisë së kryeqytetit. Një vendim tejet i vështirë. Asnjë polici në botë, edhe ajo e vendit më të zhvilluar, nuk e ka të lehtë dozimin e përdorimit të dhunës në zbatim të ligjit. Të kuptojë se kur tejkalohet forca që i ka autorizuar ligji në mbrojtje të tij. Të dozojë sa dhunë duhet të ushtrojë mbi banorë që mendojnë se e drejta është me ta, duke protestuar dhe rezistuar, edhe pse janë në kundërshtim me ligjin. Eksperienca e gjerë e policive perëndimore është e mbushur me qindra raste të tilla. Policia jonë e ka të vështirë. Shumë të vështirë. Nuk ka eksperiencë në konsiderimin e njeriut mbi ligjin. Ende nuk e ka bërë në asnjë manual. Deri tani, çdo polici shqiptar i kanë mësuar se ligji qëndron mbi të gjitha. Se detyra e tij është të zbatojë ligjin dhe vetëm atë. Dhe se kur e kryen detyrën, edhe në rastet ekstreme kur ushtron dhunë, të thonë:”Eh, e dimë, e teprove pak, por ti duke zbatuar ligjin ishe. Ti je mburoja e ligjit!”. Deri tani këtë kanë thënë edhe të gjithë drejtuesit e policisë ndër vite dhe madje edhe të gjithë ministrat tanë të brendshëm të këtyre 28 viteve demokraci. Po ky ministër i sotëm pse flet se ka diçka mbi ligjin? Pse thotë se policia nuk është vetëm mburoja e ligjit, por edhe fytyra e ligjit? Pse thotë se kjo polici duhet të ketë një stampë njerëzore tek spaletat dhe uniformat e saj? Sepse është edukuar me të drejtën themelore në këtë botë, atë të njeriut. E ka marrë në akademinë gjermane ku ka studjuar. Dhe pse për të, me mendësinë që ka forcuar atje, të drejtat e njeriut janë të shenjta dhe ato vijnë të parat. Ligji është i shenjtë dhe duhet zbatuar, vetëm kur nuk i dhunon këto të drejta. Ishte kjo mendësi që na siguroi policë të paarmatosur për të ruajtur ndërtesat e shtetit në protestat e deklaruara të dhunshme nga opozita. Nuk është arma që mbron një godinë shtetërore, por zemra. Ishte kjo përgatitje morale dhe psiqike që bëri që edhe pse trupat që ruanin mjediset e brendshme të kryeministrisë kur ajo u sulmua më 16 shkurt ishin të armatosura, të mos kishim viktima. Që siguroi të mos kishim raste të skajshme dhune, për fat të mirë, si më 16 shkurt, edhe gjatë ditëve kur rrethohet Kuvendi me protestues. Që sot është një nga garancitë kryesore, në mos kryesorja, se edhe në rast se nesër, më 16 mars, do të ketë provokime dhe raste sulmesh mbi institucionet e shtetit nga protestues të dhunshëm, policia do të bëjë detyrën pa tejkaluar përdorimin e forcës. Tejkalimi i përdorimit të forcës policore do të ishte harakiri, vetëvrasje për këtë vendin tonë, në këto ditë kaq të tensionuara që po kalojmë. Sigurisht, deri tani këtu meritë ka edhe opozita, që nuk i nxiti në ekstrem përkrahësit e saj për veprime dhune. Por ministri i sotëm i Brendshëm bëri detyrën. Është një ministër atipik. Nuk ka luftuar për postin që i dhanë. Nuk e ka kërkuar atë. Madje, edhe tani që e ka, nuk duket se ndihet mirë. Duket sikur po e bën se ia kanë ngarkuar si detyrë. Jo se po kënaqet me pushtetin që i kanë dhënë. Pushtetarë që të mos kënaqen deri tani me pushtetin e marrë, kemi parë rrallë. Numërohen me gishtat e njërës dorë, në mos edhe më pak. Ish-kryeministri Majko, për shembull, përfaqëson drejtuesin e vetëm të qeverisë që u largua nga detyra më i dobësuar, me më pak kile nga sa kishte kur e mori. Ministra, pushtetarë që i ha fort meraku për përgjegjësinë ndaj ligjit kemi parë pak. Që e vendosin si të shenjtë ruajtjen dhe përgjegjësinë ndaj të drejtave themelore njerëzore, akoma edhe më pak. Një nga këta është ministri i sotëm i brendshëm dhe e tregoi edhe me vendimin e vështirë të shkarkimit të drejtorit të policisë së Tiranës, për dhunën e tejkaluar ndaj banorëve të barrikaduar në shtëpinë e ish-pronarit.      

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 07:14

Tito shpiku në fakt, të famshmen "Bashkim Vëllazërimin" mes popujve të ish Jugosllavisë!

Postuar: 21/05/2019 - 07:13

Ishte vendimi i Kongresit të Përmetit, ai që i dha shfaqjes tonë teatrale partizane titullin &ldq

Postuar: 21/05/2019 - 07:11

Politikanët tanë, veçanërisht ata në opozitë, pa përjashtuar edhe ndonjë zë të mekur minor, si të

Postuar: 19/05/2019 - 07:54

Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë atë që pritej.

Postuar: 19/05/2019 - 07:52

Veprimi i 18 shkurtit i opozitës së votuar për të dalë përfundimisht nga parlamenti është dënuar

Postuar: 19/05/2019 - 07:50

Në intervistën në VOA, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u përpoq të dukej si një tjetër Moni

Postuar: 18/05/2019 - 07:38

Prof.