BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Estetika pagano-talebane e shkatërrimit

Estetika pagano-talebane e shkatërrimit

Artan Fuga

Ajo që më shqetëson më shumë në këtë çështjen e ndërtesës të Teatrit Kombëtar që, sigurisht, as do të prishet dhe as ka guxim njeri të vejë dorë mbi të, është ana estetike, e mendimit, e çfarë mendimi?, e mentaliteteve gjysëm estetike të ndonjë pushtetareje dikasteresh apo e ndonjë pushtetari lokal që dalin në dritë sa herë flasin, sa herë deklarojnë ndonjë frazë, sa herë sulmojnë me lloj lloj shprehjesh nëpër televizione servile mbrojtësit fisnikë të Teatrit.

Nuk thoshte kot Niçja pakashumë: Fol, të kuptoj se kush je!

E po ta konkretizoj pak do të thosha: Më shaj të kuptoj se çfarë paditurie ke, të kuptoj sesa i dobët je, të marr vesh se çfarë ke në kokë, në tru, në mendje!

Aman, vetëm fol!

Një nga zhargonet estetike që dëgjoj prej muajsh, dhe që më bën të trishtohem për shkollën shqiptare, si edhe për edukatën filozofiko-estetike dhe botëkuptimin e disa zyrtarëve tanë që marrin vendime brenda padijes së tyre, është se paska një luftë midis të vjetrës që po shëmbet dhe së resë që po ndërtohet.

Pra, lufta e së vjetrës me të renë. Ky mentalitet gardist kinez e paraqet historinë si të prerë me thikë, e vjetra dhe e reja, dhe akti historik i prerjes me shpatë i kohës historike në dy pjesë. Po ku e keni gjetur këtë filozofi makabre, infantile, o njerëz? Mosni më me këtë se do të mbeten në histori këto thënie dhe për mijra vjet do të citoheni si të paditurit që shkatërruan gjithçka sepse ishin të panxënë.

Prisheni Teatrin, por mundësisht pa folur! Le të dëgjojmë zhurmë zinxhirash, buldozerësh, traktorësh, tankesh, por jo fjalë njerëzore, sepse nuk ka fjalë njerëzore që mund ta justifikojë, ta mbajë prishjen e ndërtesës të Teatrit Kombëtar dhe të zonës historike të Tiranës.

Kokolepsja mendore vazhdon edhe më tej.

Ndërtesa që ka origjinë në histori qenka vjetërsirë, kurse ajo që ngrihet më pas, sot, na qenka e reja. Matet e reja me të vjetrën jo nga vlerat shpirtorre që përmban, por me rrotullimin e tokës rreth diellit, me kalendarin natyror. Mos flisni më pash nderin sepse na i sollët zorrët e truve në gojë!

Mua më vjen turp për nivelin e shkollës shqiptare, si edhe për nivelin e edukimit filozofiko-estetik të disa pushtetarëve tanë. Futini mo buldozerin Teatrit, bankës, ministrive, varrezave, por mos flisni! Më mirë le të dëgjojmë një gërrrrrrrr, kra krau, bum bum bum, sesa të dëgjojmë fjalë dhe fjali që kushdo në botë që ka lexuar një libër estetike, një libër urbanizmi, një libër filozofie do të kishte kapur kokën me duar dhe do të kishte qarë me lot gjaku.

Ndërtesa e Teatrit qenka e vjetra, kullat idiote qenkan e reja!!!

Sepse historia na u ndaka në të vjetër dhe në të re që dora e pushtetarit e ndaka me shpatë, a me sqepar.

Sepse e re qenka ajo që është në përputhje me kalendarin ditor, me modën e ditës, me interesat e lubive të betonit, me çelësat në dorë, me rentën e tokës, me përqindjet e interesit, kurse arti, kultura, kujtesa qenkan të vjetra.

A mendoni se po na çoni në estetikën talebane ku, sipas kësaj mendësie, Budat që u hodhën në erë nga talebanët në Afganistan qenkëshin e vjetra, dhe çallmat e bëra rishtazi konsiderohen si të reja?!

Big Bang-u, përse po mirëmbahet me skela gjigande në Londër, ai është i vjetër? Përse mbahet ndërtesa e Parlamentit, përse ruhen si nuse ndërtesat një ose dykatëshe të Ëestminster-it? Përse ruhet Porta e Brandeburgut, përse ruhet Katedralja e Strasburgut, përse ruhen banjot termale romake në Baden – Baden a gjetiu, përse ruhet ai mulliri i vjetër në Amsterdam, përse ruhet porti i vjetër me shina të shekujve të kaluar në Anversë, përse e ruajnë Pagodën e vjetër në Vienë, përse ruajnë qytetin historik në Pragë, Budapest, përse ruajnë kryptin e vjetër te sheshi i Katedrales qendrore në Saint – Mishel në Paris dhe nuk e bëjnë parking të nëndheshëm?

Le te triumfojë e reja, sipas koncepteve talebane, edhe në Europë, si po duket se po vjen vërdallë kjo estetikë e shkatërrimit në Tiranë!

Ja kemi marrë dorën, e reja janë magazinat e ushtrisë, e vjetra ishin ndërtesat e kultit që u prishën.

Më mirë mos flisni! Le të dëgjojmë më mirë zhurmë rrotash të vërteta traktorësh, buldozerësh, tanksesh, sesa fjali të një estetike që do ta kishte bërë çdo njeri me shkollë të mesme, që ka lexuar ndonjë libër estetike, qoftë edhe rastësisht, të ulurinte nga dhimbja.

Ku ka arritur kultura e disa pushtetarëve tanë?