BREAKING NEWS

“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan
x
BREAKING NEWS

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK
x
BREAKING NEWS

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

“Është i gatshëm të ballafaqohet me
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një
x
BREAKING NEWS

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi
x
BREAKING NEWS

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër
x

Opinion / Editorial

Çeta e humbësve, në parajsën e tyre të gënjeshtrës pa fund!

Çeta e humbësve, në parajsën e tyre të

Është fantastike si rrinë e dëgjojnë “çeta e humbësave” njeriun e krijimit të parajsës së gënjeshtrës në Shqipëri? Fantastike! Si në filmat e realizimit socialist, kur ngrihej të fliste sekretari, ose filmat e prodhimit fashist kur fliste Duçja! Absolustisht e njëjta skenë dhe të njëjtat fytyra si shprehje, ose çehre apo foto e mbetur pa levizje! I njëjti personalitet çete politike dhe mentaliteti folk filozofik! Ndryshojnë vetëm celularët dhe kostumografia! Kanë krijuar parajsën e tyre të botës ndryshe!  Jetojnë në tjetër dimension në saj të “Duçes” së tyre dhe “sekretarit të partisë së tyre” E bukura është se e dinë se nuk luajnë film dhe sillen si në dimesion filmi, sikur janë në rol! Sikur po shajnë në filmat e realizmit socialist- amerikanët dhe borgjezinë!  Fantastike!  Dëgjojnë nga goja e “Atij” dhe përsërisin si në jerm mbas tij:  i vodhën, i grabitën, i përlanë, i blenë, i shkatërruan, na blenë dhe u shitëm, na i hoqën, na degraduan” etj etj etj! A thua se nuk ishin aty! A thua se nuk thanë do mbrojmë votën! A thua se kur mbaroi votimi dhe gjatë votimit nuk kishin asnjë vërejtje! E nuk bënë një vërejtje! Janë të dyzuar, jetojnë aty ku i cakton flluskën Berisha! Biles dhe sasinë e oksigjenit brenda saj! Jo më tepër, sepse ndryshe do ju pasurohej truri dhe do të mendonin me racionalisht! Në rradhë të parë, aty njerzit e tij, e “AI” në podium. Ata të gjithë në parajsën fantastike të Berishës! Parajsën e gënjeshtrës pa fund! Humbësat tashmë janë strehuar në parajsën e gënjeshtrës pa fund. Është habitati i tyre i gjetur dhe krijuar enkas ne mjeshtri i tyre Berisha! Por unë them: fituesi ka gjithmonë një ide, humbësi ka gjithmonë një justifikim. Fituesi ka një përgjigje për çdo problem, humbësi është gjithmonë pjesë e problemit. Fituesi thotë: “Më lër të të ndihmoj", humbësi thotë: “Nuk është puna ime". Fituesi thotë: “Është e vështirë, por e mundur”, humbësi thotë: “Është e mundur, por shumë e vështirë”. Kampionët stërviten, humbësit ankohen. Fituesit gjejnë zgjidhje. Humbësit bëjnë justifikime. Fituesit shohin mundësitë. Humbësit shohin vetëm probleme. Kjo ka qenë në sport dhe kjo është në politikë dhe jetë! Kështu është! Jo mor jo, “ushtria e parajsës së humbësave” nuk lëviz. Nuk do të tilla postulate. Nuk është për dimensionin njerzor. Janë me dimesionin e shërbimit ndaj flluskës së Berishës ose parajsës së mashtrimit dhe gënshtrës pa fund.  Fituesit marrin përgjegjësinë,  humbësit fajësojnë të tjerët thotë gazetari dhe analisti politik Brit Hume i ABC News në USA, por dhe i dërguari i tyre si korrespondent në Shtëpinë e Bardhë dikur! Ai di shumëçka nga dhjetra zgjedhje për atë shtëpi! Njeh humbësit dhe fituesit më mirë se të gjithë.  Asnjëherë Sali Berisha ose “kumandari” i çetës së humbësave nuk ka mbajtur përgjegjësi! Asnjëherë. Nuk ka marrë përsipër fajin. Thjesht e ka hedhur andej! Ushtria e të humburve, të rrahurve paq në demokraci dhe zgjedhje, humbësat serialë gjithmonë janë komanduar nga Berisha! Po, por asnjëherë ai nuk ka mbajtur faj realisht! Thjesht ka thënë më vodhën dhe mi grabitën!  E Kapidan Saliu dhe kaçakët  e tij, tani kanë “parajsën” e tyre të mrekullueshme! Sa mbarojnë zgjedhjet e ato humbin, me vrap futën në flluskën e tyre të parajsës së gënjeshtrës më idiote  për të jetuar aty me marrëzinë e tyre keqdashëse me demokracinë në Shqipëri. Po dhe prej aty ulurijnë na vodhën, na grabitën, na morën fitoren tonë! Kanë dhe kamerat që futen në parajsën e tyre dhe kjo dihet tashmë se ju shërbejnë se nuk kanë vend më të mirë për klikime! Gënjeshtra është arma e të humburve thotë Mogoli i madh te “Qershitë dhe vishnjat”. Pa gënjshtrën ata nuk jetojnë dot. Gënjeshtra i bën fitimtarë në parajsën e tyre idiote them unë.  Problemi është shenja e fundit vetëm për humbësit, për dështimet, për ata që janë të dënuar të mos bëjnë asgjë. Fituesit, nga ana tjetër, dinë të njohin çdo problem si një pjesë të thjeshtë të çdo rruge dhe asgjë më shumë. Po pra kështu thotë  Yamada Takumi që njeh sportin. Por dhe Dick Vitale që është batutaxhiu më i madh i sportit në USA thotë: Një humbës është dikush që bën justifikime dhe alibi, dhe që fajëson të gjithë të tjerët për humbjet dhe dështimet e tij. Po vetëm se nuk ka thënë Sali Berisha ose Flamur Noka por tashmë dhe Bardh Spahija e shumë të tjerë aty në karriket e “parajsës së humbësve”! Unë gjithmonë kam dëshirë ti vendos në momentin sportiv gjërat!  Ju nuk humbisni asgjë kur luftoni për një kauzë... Në mendjen time humbësit janë ata që nuk kanë një kauzë për të cilën kujdesen”- Muhamed Ali. E ky është problemi te humbësat në zgjedhjet e Shqipërisë prej 3 dekadash! Sali Berisha nuk ka kauzë! Ai ka vetëm problemin e tij familjar dhe politik personal. Berisha dhe ato që rrinë e dëgjojnë si këmishë zezët  “The Dux” apo Duce-n - nuk mund të kthehen fitues në demokraci! Nuk vlen.  Duhet regjim fashist ose komunist, por jo pluralizëm! Me këtë rast, gjejnë mënyrën për të formuar parajsën e tyre – të gënjshtrës pa fund! Kush është gënjeshtra? Na vodhën, na rrëmbyen, na manipuluan, u shitëm, na blenë etj etj! Po në një përsëritje vrastare dhe të mrëzitshme dhe me një instesitet ideologjik që përralla dhe marrëzia bën presion.