BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

"Çeta" serbe e Berishës është hedhur në sulm për të mbuluar tradhtinë e tyre kombëtare kundër UÇK dhe udhëheqësve të saj...

"Çeta" serbe e Berishës është hedhur në

Shqipëria, Kosova dhe gjithë hapësirat shqiptare kanë patur mbi shpinë, për disa shekuj me radhë, një pushtues, një kolonizator, një gjenocodist dhe një shfarosës përbindësh të kombit, popullit dhe të trojeve shqiptare, siç ka qenë dhe mbetet Serbia. Historia e Serbisë njihet kudo në botë. Aty ku është ngulur sot Serbia, në territoret ku ndodhet ajo, kanë qënë troje shqiptare dhe të populluara me shqiptarë. Përmes krimeve makabër, me luftra gjakatare, me djegie, me gjenocid masiv, me veprime antinjerëzore, Serbia dhe serbët kanë bërë spastrim etnik në trojet shqiptare. Fillimisht u ngulën deri në Nish, e më pas erdhën deri në... Kukës. Serbia dhe serbët, të bindur për palavdinë e historisë së tyre territoriale e pasurore, të palavdishme për shkakun e braktisjes së vendit të origjinës së tyre, të turpëruar nga veprimet e saj gjenocidiste kundër shqiptarëve dhe territoreve të tyre, për të "zbutur" këto gjëma makabre, për të justifikuar krimet e tyre, për të lënë fajin e tyre, si kolonizatorë dhe agresorë pushtues, në "derë" të viktimave, sikurse janë shqiptarët, qysh nga shekulli i 6-të dhe deri më sot, kanë krijuar dhe kanë patur në veprim në Kosovë, në Shqipëri e kudo në hapësirat shqiptare, "çetat" e tyre me tradhtarë dhe të shitur shqiptarë.

"Çeta" më e rrezikshme me shqiptarë, të cilët janë paguar dhe i shërbejnë me devotshmëri Serbisë dhe që i kanë shkaktuar dëme fatale kombit shqiptar, popullit të tij, reputacionit ndërkombëtar të Shqipërisë, që kanë "justifikuar" shfarosjet dhe shpërnguljet masive të shqiptarëve nga trojet e veta, ka qenë dhe ka mbetur "Çeta" me shqiptarë pro serb, e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo "Çetë", për shkak të natyrës së regjimit komunist, si regjim hermetikisht i mbyllur, për shkak të mos ekzistencës së fjalës dhe mendimit të lirë, të cilat konsideroheshin "agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor", jo vetëm që bënë dëme të pallogaritshme në të gjitha hapësirat shqiptare, por edhe nuk u zbuluan, nuk morën dënimin që meritonin për tradhëti të lartë kombëtare. Krimi i tradhtisë kombëtare është ndëshkuar dhe ndëshkohet edhe sot penalisht, në çdo shtet ligjor dhe demokratik të botës, si krimi me rrezikshmërinë më të madhe shoqërore. Nëse shqiptarët mësuan me prova, me fakte, me dokumente se, në vitet e komunizmit, njëri ndër agjentët më potentë të Serbisë, ishte Sali Berisha, kjo gjë, jo se nuk dihej prej shqiptarëve qysh nga koha e viteve të komunizmit në Shqipëri, por atëherë askush nuk guxonte të thoshte të vërtetën. Shqiptarët e viteve të komunizmit, krahas të tjerave, dinin, sepse e shihnin me sytë e tyre që Milica, vjehrra e Sali Berishës, punonte në Ambasadën e ish Jugosllavisë (Serbisë), në Tiranë. Mjafton vetëm ky fakt për të provuar se cila ishte ajo në raport me UDB në atë kohë. Më pas shqiptarët morën vesh se Milica kishte njerëzit e afërt të familjes së saj si këshilltar potent të regjimit fashistoid të Millosheviçit. Shqiptarët dinin që Liri Berisha, gruaja me të cilën e lidhën në martesë Saliun, quhej "Sllobodankë". Një lidhje shumë e frikshme "biografike" kjo! Por shqiptarët shihnin edhe që Sali Berisha u bë u bë pjesë e "Bllokut" të ish-Byrosë Politike, sepse u bë mjeku i jashtëm i Hysni Kapos! Në këto kushte, edhe ish-zëvendëskryetari i Degës së Brendshme të Tropojës, Preng Zefi, dëshmitar okular i gjallë sot, i faktit të ditës së rekrutimit të Sali Berishës prej UDB, njohësi i kolonelit të UDB-së që e rekrutoi Sali Berishën, qysh në atë kohë, fliste nën zë me miqtë e tij të besuar për këtë fakt të rëndë tradhtie kombëtare, por kurrë nuk guxoi të denonconte, sepse i ikte koka nga ata që e mbështesnin Sali Berishën në udhëheqjen komuniste të kohës...

Vallë, janë kaq naivë shqiptarët andej dhe këndej kufirit, sa të mos kuptojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe konkludojnë se Sali Berisha nuk ishte as rastësi, as befasi, që mori drejtimin e PD në vitet 1990 dhe që mori drejtimin e Shqipërisë post komuniste?! "Çeta" serbe e pas luftës antifashiste në Shqipëri e kishte piketuar prej kohësh Sali Berishën për ta sjellë në krye të shtetit shqiptar, si njeriun më besnik të Serbisë dhe si njeriun që do t'i bënte gjëmën në të gjitha fushat Shqipërisë. Berisha, sapo mori frenat e pushtetit në vitin 1992, i vuri zjarrin dhe e shkrumboi vetë shtetin dhe institucionet e tij, shkrumboi dhe grabiti pasuritë kombëtare, varrosi ekonominë e vendit, bëri krimin më të rëndë kundër pronave të shqiptarëve, vrau për vdekje ushtrinë dhe grabiti vlerat e armatimeve kolosale, varrosi arsimin, drejtësinë dhe shëndetësinë, nxiti dhe ngjiti në majat më të larta kriminalitetin, hakmarrjen dhe konfliktet e rënda sociale, shqiptari kundër shqiptarit, duke i sjellë Shqipërisë disa ngjarje makabre pro serbe. Veçojmë në këtë ngjarje vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër, zgjedhjet lokale në Libofshë, Greshicë etj, në vitin 1992, burgosjet politike të disa gazetarëve e kryetarëve të partive politike në vitet 1993-1996, masakrën zgjedhore të majit 1996, ngjarjet e marsit 1997, vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari në 12 shtator 1998, grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, masakrën e Gërdecit në 15 mars 2008, masakrën e 21 Janarit 2011 me 4 të vrarë për motive politike të mbajtjes së pushtetit me dhunë etj. Berisha ka patur dhe e ka aktive "Çetën" e vet serbe në Shqipëri. Fillimisht i kishte të shpërndarë, por me një të rënë të bilbilit, Saliu i mbledh kur i duhen. Në "Çetën" pro serbe të tij bënin pjesë Bashkim Gazidede, Agim Shehu, Bujar Hoxha, Rustem Gjata etj. etj. Anëtarë të kësaj "Çete" në vitet 1991-1992 Saliu i hodhi fillimisht në krahun dhe brenda PS-së, si gjoja "opozitarë" të tij, por që i mblodhi kur iu deshën. Kam parasysh këtu Ilir Metën, Kastriot Islamin etj. etj. Sali Berisha, si kryetar i "Çetës" serbe në Shqipëri, së bashku me pjesetarët e "çetës" së vet, burgosi në Shqipëri të gjithë udhëheqësit më të lartë atdhetarë të Kosovës, të cilët krijuan dhe udhëhoqën UÇK, formacionin që solli çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Ai burgosi Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Komandant Kumanovën, Mentor Kaçin, Ismet Kryeziun, masakroi dhe vrau Remzi Hoxhën. Sali Berisha ishte i pari që, sapo doli në skenën ndërkombëtare UÇK, e konsideroi atë "Organizatë terroriste", "pjellë të Beogradit" etj. dhe nuk la denoncim pa bërë me gjithë "çetën" e tij për "trafik armësh", duke mos lejuar furnizimin e UÇK me armë nga Shqipëria. Në të njëjtën kohë, duke qenë President i Republikës, doli hapur në mbrojtje të Sllobodan Millosheviçit dhe masakrave serbe në Bosnjë dhe në Kosovë. Madje, haptazi theu embargon e karburantit dhe të armëve që OKB vuri kundër Serbisë, duke e furnizuar pikërisht ky, Sali Berisha dhe "çeta" e tij serbe, Millosheviçin dhe formacionet e tij ushtarake gjenocidiste me karburant, me armë dhe me ushqime, në kohën e kësaj embargoje ndërkombëtare. Kur Kosova fitoi lirinë, për të mbrojtur me çdo mjet regjimin e Sllobodan Millosheviçit dhe masakrat e tij kundër popullsisë civile në Kosovë, si dhe për të zhvleftësuar rolin çlirimtar të UÇK, Sali Berisha punësoi me urgjencë një pjesë të "çetës" së tij serbe pranë Misionit të Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe më pas, në UNMIK, Kosovë, pikërisht në sektorët më nevralgjike që kontrollonte Serbia, ku do të krijoheshin dosjet penale kundër UÇK dhe udhëheqësve të saj, si dhe ku do të zhdukeshin provat kryesore që vërtetonin gjenocidin dhe masakrat e shtetit të Serbisë kundër popullsisë civile shqiptare në Kosovë. Vallë, është rastësi mbledhja dhe zgjedhja "me dorë" prej Sali Berishës, të vajzës së tij, Argita Berisha, të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të Lulzim Bashës, mikut për kokë të Argitës, të gruas së Lulzim Bashës, të kunatit të Lulzim Bashës, dhe e gjithë kjo "Çetë", kreu vetëm një mision, u vu në shërbim të Serbisë për të zhdukur çdo provë që fajësonte regjimin e Millosheviçit për masakrat dhe gjenocidin që ushtroi në Kosovë, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, për të nxitur, grumbulluar dhe sajuar prova dhe fakte kundër UÇK dhe udhëheqësve të saj, për t'i bërë shqiptarët e Kosovës "agresorë" dhe serbët e Millosheviçit "viktima"!

Jam dëshmitar okular, qysh nga viti 1991 e në vazhdim, pasi i kam parë me sytë e mi dhe i kam dëgjuar me veshët e mi luftëtarët më në zë të UÇK dhe pjesën dërmuese të udhëheqësve kryesorë të saj, të cilët me zërin e lartë, me prova dhe fakte, kanë stigmatizuar Sali Berishën, Lulzim Bashën, Argita Berishën, Jamarbër Malltezin, Aurela Bashën, Erion Isufin (kunati i Lulzim Bashës) etj, të gjithë të familjes së Sali Berishës, si njerëzit, që me veprimet e tyre i bënë gjëmën UÇK dhe udhëheqësve të saj, me grumbullimin e provave të gënjeshtërta, si dhe që u dhanë materiale e prova të stisura Serbisë, me qëllimin e vetëm, njollosjen e luftës çlirimtare për liri të UÇK. Ata dhe posaçërisht Lulëzim Basha, zhduku aq shumë prova, sikurse ishte filmimi madhor i masakrës dhe tragjedisë së ushtrisë pushtuese serbe kundër popullsisë civile në Krushë, me qëllimin e vetëm që Serbia pushtuese, e gjenocidit dhe e masakrave në Kosovë, të kthehej nga gjenocidiste, në "viktimë e luftës prej shqiptarëve"!

Shikoni çfarë ndodhi me këtë "çetë" me në krye Lulëzim Bashën pasi e kryen këtë "mision" pro Serbisë dhe kundër UÇK në Kosovë. Të gjithë këta çetista morën "shpërblimin" duke marrë poste të rëndësishme kryeministrore dhe ministrore në Shqipëri, e duke udhëhequr opozitën e sotme të Shqipërisë! Falë faktorit kohë, falë fjalës dhe mendimit të lirë, falë atdhetarizmit të gjerë shqiptar, falë dritës së hedhur në të gjitha hapësirat shqiptare të faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë, mbrojtës të interesave kombëtare shqiptare, kësaj "Çete" iu çorën maskat, dolën me emër dhe mbiemër kush janë. Në kushtet kur tradhtitë, poshtërsitë, të qenurit e tyre spiunë të paguar kanë dalë sheshit, kreu i "Çetës" serbe në Shqipëri, Sali Berisha, ka hedhur në sulm të hapur farën e keqe të "analistëve", të "diplomatëve", të "profesorëve", pjesë përbërëse e "Çetës" së tij, për të mbrojtur tradhtinë dhe këta tradhtarë të Shqipërisë, të Kosovës, të UÇK dhe të udhëheqësve të saj. Shikoni kush janë dhe thoni pastaj që është "rastësi", pjesëtarët e kësaj "Çete" në Shqipëri! Janë Andi Bushati, djali i vajzës së Hysni Kapos, i lidhur qysh në moshën 3 vjeç me Sali Berishën dhe i pandarë prej tij deri më sot. Agim Nesho, kushëriri i parë i Andi Bushatit, djali i Gaqo Neshos, ish-Sekretarit të Parë të Partisë të Vlorës, Tiranës etj. dhe anëtar i Komitetit Qendror të PPSH, baxhanaku i Hysni Kapos, i kishin gratë motra! "Çeta" ka brenda Fatos Lubonjën, djali i ish-anëtarit të KQ të PPSH, Todi Lubonja, vazhdon me Blendi Fevziun, Agron Gjekmarkaj, Armand Shkullaku, Eni Vasili, Sonila Meço, Fahri Balliu, Enton Abilekaj, Mark Marku, Agron Tufa, Berat Buzhala, Alfred Lela, Enkejled Alibeaj etj. etj. Këta flasin hapur, duke mos u skuqur dhe as zverdhur, kur flasin, akuzojnë dhe marrin në mbrojtje haptazi Serbinë, tradhtinë dhe tradhtarët, armiqtë e përbetuar të kombit shqiptar, çdo gjë që e nxinë Shqipërinë dhe shqiptarët. Ata e quajnë për "nder" që janë antishqiptarë dhe që punojnë dhe veprojnë haptazi kundër interesave kombëtare shqiptare, në mbrojtje të hapur të krimeve të Serbisë në Kosovë. Kjo "Çetë" nuk ka të ndalur në veprimet dhe armiqësitë e saj kundër interesave tona kombëtare edhe pse disa shtetarë të lartë, politikanë, intelektualë, nga "frika" se mos akuzohen si "konspiracionistë", me mendësi "komuniste", nuk u thonë dhe nuk i stigmatizojnë me emrin që meritojnë, si pjestarë të "Çetës" antishqiptare, këta tradhtarë me damkë. Ka ardhur koha që të gjithë shqiptarët, të cilët e duan atdheun e tyre, edhe me jetë, nëse e lyp nevoja, pa asnjë ndrojtje, të mos i kursejnë ndaj këtij takëm "mileti", fjalët e thëna me zë të lartë, me emrin e vërtetë, si tradhtarë të Shqipërisë dhe si shërbëtorë të armiqve shekullorë të kombit shqiptar.