BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ethet e deputetomanisë!

Ethet e deputetomanisë!

Jetojmë në stinën parazgjedhore. Janë të shumtë ata që i ka mbërthyer deputetomania që ia kalon çdo etheje të stinës së verës dhe gati po kthehet në manjakëri. Ditët janë të tejmbushura me biseda e skema. Dëshirë e papërmbajtur,vetëm si të behën deputetë, ata, ato, këta, ata e të tjerë që nuk mund ta mendojnë veten jashtë sallës së Parlamentit shqiptar. Secili gjykon se vendi i tij është atje në rreshtin numër një, karrigia e parë. Dikush dëshiron në qendër, një tjetër në të majtë e shumë në të djathtë. Kudo në televizione, podiume, skena të improvizuara, video montazhe, fjalime të oratorëve, disa me e shumica pa programe, lista të gjata dhe prapalista, propozime, testime, komisione, filtra, propagandime, përzgjedhje, renditje, pozime, foto para popullit, takime pa maskë, shtrëngime duarsh dhe mbi gjithçka formulat magjike me premtime. Marshim me ritëm të përshpejtuar, si në filmat multiplikativë që lëvizin figurinat në karton apo manekinët që ekspozohen në fasadat e butikëve gjigantë. Publikime nga selitë e partive politike të biografive të kundërshtarëve, të shpallur tradhtarë të korruptuar, kusarë. Dhe të partisë së tyre, engjëllorë e qiellorë që kurrë në jetë nuk u ka ngjitur asgjë e keqe në dorë. Dikush fsheh pasurinë, mbron varfërinë. Më të guximshmit i shtojnë llogaritë se kanë mbret pasurinë. Vilat në periferi dhe resortet në brendësi që i kanë të gjithë zili. Kudo garë dhe vetëm garë, kush e kush të dalë në vijë të parë. Kandidatët një jetë në pushtet që në vitet nëntëdhjetë, tundin teserën e partisë si pishtar të demokracisë dhe shpalosin bëmat qëndrestarisë, mburren me sigurinë e virgjërisë, si individë të papërlyer, familjarë për t’u pasur zili, shtetas seriozë gjithashtu, bëjnë kështu edhe pse kanë rënë në sy për shumë allishverishe dhe pasuri dhe jo pak edhe për padrejtësi. Duket se ethet për një vend në sallën e demokracisë kanë mbërthyer mijëra pretendentë, të shkolluar, të paarsimuar, të shumëduruar, të ditur e analfabet. Me xhep e pa xhep, në këtë vrapomani, jo pak milionerë që i kanë mbetur Kuvendit dhe popullit në derë duan të mbeten deputet edhe këtë herë. Kandidatë të rinj që kanë si target moshën rinore, intelektualë me libra dhe shkencë, punëtorë, biznesmenë, të pasur, të varfër, studentë, gjimnazistë, modelë, piktorë, karikaturistë, të gjithë me ethet përvëluese të deputetomanisë që ëndërrojnë se në njëzetë e pesë prill do erren të thjeshtë e do gdhihen me mandat si deputet. Gara për një vend të sigurtë në listat preferenciale të kryetarit të partisë, shoqërohet me mesazhe e takime, sharje e mallkime, përbuzje e betime për ndershmëri e besnikëri për ty parti. Është gara e ngjashme me marshimet mbi karroca, kuaj, deve, biçikleta, automobila, vrapim në këmbë me pengesa, si në shekullin e shkuar në kërkim të arit në Alaskë. Ishin vitet e etjes për pasurim përmes gjetjes së arit që kërkohej me ngulmim. Po edhe me zaptimin e trojeve dhe rrethimin e tokave për t`u bërë pronarë, vetëm duke vrapuar mbi kuaj dhe vendosur flamuj kufizues dhe provuar se kjo copë tokë është imja. Edhe pse duket krahasim jo fort i goditur, ethet e mijëra individëve po shfaqen stuhishëm kudo në Shqipëri për të siguruar një vend parlamentari. Është etja për një karrige të sigurtë për t`u bërë deputet në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Një garë që lexohet, jo vetëm në selitë e podiumet e partive politike, po edhe në klube, ku pihet raki e luhet domino pse jo edhe në kazino, në male ku mbarështohen blegtori, në pyje që priten për qymyr të zi, kudo kërkesa për t`u bërë deputet me hir dhe pahir. Në vorbullën e deputetomanisë nuk ka kufi dhe nuk dallohet asnjëri. Kështu nga e majta ekstreme, qendra deri tek e djathta që shpaloset pa përmasa me dhjetëra parti. Ethet e deputetomanisë i përjetojnë partitë e vjetra e ato fringo të reja që ende nuk kanë vulë as seli. Përmes deklaratave të liderëve politikë, këtyre që janë u thuhet ik. Gara shpallet me vetëdeklarim. Me sugjerim. Me shkuesi. Me miqësi. Dhe me fisni. Hapje fjale, me opinione, se në zonën tuaj do jem unë kandidati, ose fiks do jetë djali i hallës, i dajës, kushëriri i Hasanit apo krushku i Muratit. Përditë një emër i ri. Sapo deklarohet një individ, rrëzohet dhe zëvendësohet nga një tjetër i ri. Duket sikur jemi në një lojë luftash nga ato që kemi përjetuar në moshën e fëmijërisë apo shkëmbimi i pullave, ku me lehtësi, jepnim dhe merrnim në këmbim të figurinave shtete të mëdha e të vogla, duke pasuruar me pulla postare koleksionet tona. Përditë dëgjohen propozime e emra të njohur e të panjohur. Dëgjon një emër artisti, menjëherë i vihet pika se është numri një i ka rënë pika. Fituesi i padiskutuar. Dhe dëgjohen zërat e pavarur se e ka të fituar. Po të nesërmen rrëzohet kandidati i parë dhe del në sipërfaqe një valltar. Po shumë shpejt edhe ai fshihet dhe vjen një këngëtar. Një tjetër vjen nga biznesi. Një ditë më vonë edhe biznesmeni bie dhe ngrihet një super intelektual që flet gjuhë të huaja deri edhe arabisht. Ethet për t’u bërë deputet, janë aq të shfrenuara sa ditët janë mbushur me fjalomani që duken si të vërteta të sigurta. Kaq shumë emra lakohen, sa të gjithë qytetarët çorientohen me tërë këtë varg pafund të pretendentëve për një karrige në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Duket sikur parlamenti i 25 prillit 2021 nuk do ketë 140 deputetë aq sa janë në të vërtetë, po njëmijë e dyqind e dyzetë vet dhe përsëri do mbeten pa mandat shumë nga ata që pretendojnë se e kanë me hak. Kur njëri testohet në se është i duhuri nga forumet partiake, hidhet poshtë nga opinioni shoqëror. Sondazhet e nxjerrin negative dhe humbës me njolla në biografi dhe deklarojnë se nuk i takon atij. Më pas një emër tjetër vetëshpallet. Si ofertë e pakërkuar. Ai bën gjithë përpjekjet për t`i dhënë emrit të tij përmasa si fitues i garantuar. Janë të shumtë ata që pa pasur asnjë kualitet apo suport partiak, shoqëror për të përfaqësuar qytetarët në organin më të lartë të Kuvendit Popullor, atje ku burojnë tërë pushtetet dhe merren vendime të rëndësisë kombëtare, hartohen platforma e miratohen ligje të rëndësishme, bëhen marrëveshje mes shteteve dhe kombeve. Atje ku duhet të zërë vend, ajka e shoqërisë, individ me integritet, me kulturë, etikë, burra dhe gra të sjellshëm e human, të ditur, atdhedashës e fisnik, vihen në garë individ që janë të pa pranuar edhe në këshillat e pleqësisë së fshatit ku banojnë. Tempulli i demokracisë, siç e kemi njohur ndër vite dhe si duhet të jetë në realitet, mësyhet nga individ që nuk kanë asnjë kualitet. Shumica e ëndërrimtarëve nisen nga gjykimi, përderisa e bënë bashkëfshatari im, ai që ka mbaruar vetëm fillore dhe ka diplomë fallco, si mos ta bëj unë me universitet?! Ethet për t`u bërë përfaqësues i popullit në organin më të lartë të vendit, atje ku presupozohet të zërë vend elita e kombit, personalitete që reflektojnë dije e kulturë, qytetarë me peshë që shkojnë në atë sallë, jo për të zgjidhur halle personale, rregulluar familje e fisni, po për ata individ me integritet që dinë të drejtojnë e të sakrifikojnë, të zgjidhin problem me rrezatim kombëtar dhe të arrijnë mbi vete përgjegjësi. Etja për t’u bërë deputet, ethet që kanë mbërthyer mijëra vetë nuk është misioni për të ndërrmarë nisma ligjore që të ndryshojnë shoqërinë e t’i japin hov zhvillimit, të hartojnë programe dhe miratojnë ligje, si ato të vendeve europiane, të luftojnë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe reformojnë sistemin e drejtësisë dhe tërë shoqërinë. Shumë prej tyre duan të shkojnë atje për interesa të vogla, përfitime, privilegje, benefite që të jep qenia deputet. Kuvendi i Shqipërisë ndër vite ka njohur figura të shquara. Intelektualë me peshë. Ata u bënë deputetë, falë virtyteve dhe aftësive të tyre. Ideve brilante dhe kulturës së gjerë. Deri në ditët e sotme tingëllojnë brilante fjalimet e Luigj Gurakuqit, Nolit, duke vijuar me figura të shquara ndër vite në sistemin që lamë pas dhe post pluralizmit, ku deputetë me prestigj dhe kulturë, shkencëtarë e krijues, artistë e aktorë të talentuar i dhanë tonin seancave të kuvendit dhe hodhën themelet e reformave të mëdha. Na bënë me Kushtetutë, me personalitet. Po dashuria për t’u bërë deputet, jo gjithnjë buron nga interesi për të bërë Shqipërinë një vend të zhvilluar e të begatë. Për t`i dhënë përmasa reformave dhe ligje bashkëkohore. Janë të shumtë ata që e shikojnë atë sallë si vendin, burim të të mirave materiale. Paga të larta. Privilegje gjatë dhe pas qenies deputet deri në fund të jetës përmes pensioneve suplementare. Është deputetomania që ka rrëmbyer mijëra bashkëqytetarë që vrapojnë për t’u bërë deputet. Është dashuria, jo për popullin, po pasurimin e vet!