BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Opinion / Editorial

Etika dhe degradimi i kulturës së të folurit

Etika dhe degradimi i kulturës së të folurit

Kultura e të folurit si një element i rëndësishëm, në komunikimin midis njerëzve, rrënjoset që në moshë të re, duke u bërë pjesë e edukimit gjatë gjithë jetës. Lidhur me këtë fenomen çdo person ,duhet të formojë një imazh ideal, me të cilin ushqen dëshirën për të komunikuar kulturalisht. Por fatkeqësisht në mënyrat e komunikimit, shpesh ndeshemi me shkelje të rënda të etikës deri në banalitet, që shprehin degradim të kulturës së të folurit. Aq më keq kur ky fenomen demonstrohet në institucionin ligjvënës të parlamentit, si dhe në komunikimet e të ftuarve dhe moderatorëve në emisionet opinion. Si një proces i pandalshëm ai është i lidhur me informimin e arritjeve të popullit tonë në prodhim, në zhvillimin shoqëror e mendor. Ai dallohet nga karakteri krijues dhe simbolika e konceptimit të botës, që me fillimet e procesit të hominizimit. Sipas të dhënave historike dhe ato të transmetuara brez pa brezi, mbledhjet dhe më vonë kuvendet kanë ekzistuar edhe në kohët më të hershme. Në këto mbledhje ku merrnin pjesë burrat, diskutohej për të zgjidhur çështje të rëndësishme të krahinës, të fshatit. apo edhe të fisit të tyre,  Aty flitej me qetësi e urtësi, pa fyer e denigruar askënd siç po ndodh në institucionet  dhe mediat tona, sepse të moshuarit nuk i ngrinin kurrë tonet e të folurit. Në se dikush nuk ishte dakord  me mendimin e të moshuarit apo kryeplakut, ndërhyhej me shumë takt e finesë, duke sugjeruar por dhe duke respektuar fjalën e urtë, për të marrë një vendim sa më të pjekur. Më të përmendura në historinë tonë janë një seri kuvendesh, ku do të veçonim Kuvendin Historik të Lezhës, kuvendet e Mirditës, të Dukagjinit, të Dibrës, të Labërisë e deri tek ai i rrapit të Mashkullores, i cili është përgjithësuar edhe në këngët e popullit. Sistemi që lamë pas, shkaktoj tek shqiptarët frustacione të mëdha, të cilat nuk kaluan pa trauma edhe në mënyrën e të folurit dhe dialogut. Pas rënies së sistemit u shfaq sindroma e stresit postraumatik, që na ka shoqëruar deri në ditët e sotme. Ngritja e toneve në komunikimet institucionale, apo edhe në media nga penalistë të quajtur "analistë", po shprehin gjithnjë edhe më shumë largimin nga fjala e urtë, si një dhunti e trashëguar e popullit tonë. Në këto ligjërime të tyre nuk mungojnë fjalët banale, etiketime të llojeve të ndryshme pa kriter, që flasin për varfërim shpirtëror, mungesë të kulturës demokratike, duke na çuar në largime të skajshme si në tokat e ngrira siberiane. Trendi i pandalshëm i debateve publike me shkelje të etikës së të folurit, po promovon gjithnjë e më shumë degradimin e fjalës së lirë, por edhe mos respektimi e personave të ftuar, siç ndodh në emisionin social "shihemi në gjyq". Në Kuvendin ligjvënës siç është parlamenti, shpesh herë dilet nga tema që diskutohet,duke u dhënë përparësi problemeve personale si dhe atyre pa koherencë. Shqiptarët nuk mund të harrojnë shembujt negativë, të komunikimeve në sallën e Kuvendit pozitë-opozitë, ku ish-drejtuesja Xuzepina Topalli u drejtohej rojeve me shprehjet,  që u bënë hite duke u thënë;"Kapeni për zhelesh atë dhe nxirreni jashtë". Por më keq se kaq kanë qenë të folurit fyes dhe me tone kërcënuese të Sali Berishës, i cili duke bërë të fortin, u drejtohej kundërshtarëve me shprehjen;"Jam Sali Berisha unë, o budallenj". Por në këto ujera ka notuar edhe ish,presidenti Ilir Meta që duke ulëritur nga maja e presidencës, deklaronte;"Nuk ka burrë nëne që më arreston mua". Kjo "diare verbale"e pa kontrolluar dhe vënë në peshore se sa vret tek qytetarët, hynë në simptomat e çrregullimeve psikiatrike dhe neurologjike. Këto shprehje nuk kanë dalë nga populli, por nga bipolarët e shoqërisë sonë që kanë qeverisur këtë vend, duke demostruar ekzaltim emocional dhe lajthitje mentale. Ky degradim i të folurit në radhët e klasës politike dhe punonjësve të mediave, ka marrë përmasa shqetësuese pas përmbysjes së sistemit,kur duhet të ndodhte e kundërta. Kjo ka ndodhur për arsye sepse ne u ndodhëm në diskordancë, nga që çdo qëndrim i mëparshëm ishte i imponuar dhe produkt i  ndërgjegjësimit mekanik. Fjala e lirë pa etikë nuk po njeh kufij, aq sa njerëzit duke ardhur nga  një epokë e ngrirë, u zhytën në hapësirën e saj pa kontroll, duke humbur koherencën e logjikës së mendimit. Kjo klasë politike e medializuar sipas interesave, po vuan sindromën e stresit postraumatik, duke folur më shumë mbrapsht se sa përsëmbari. Kjo mënyrë të foluri siç e quan me të drejtë populli "jashtëqitje gojore", po bëhet çdo ditë e më shumë sëmundje kolektive. Kjo sëmundje u shfaq edhe në ditën e hapjes së negociatave, kur një grup deputetësh të opozitës shpërthyen me gjuhë denigruese e diskriminuese ndaj problemit. Ky qëndrim shokues duke duartrokitur diskursin politik të arrogancës, tregoj edhe njëherë mungesën e seriozitetit, për problemet madhore dhe jetike të vendit. Ku është kodi i etikës këtu? Çfarë qëndrimi mund të konsiderohet ky? Sepse pati edhe ndonjë deputet si Besnik Mustafaj, që ulërinte që nuk janë hapur negociatat, është një mashtrim i kryeministrit. Këto mendime dhe shprehje me këtë gjuhë,ishin një nisje e gabuar fyese për sfidat e vendit. Negociatat nuk u hapën për partitë politike, por për popullin e shumë vuajtur shqiptar, që jeton ndër shekuj në Evropë por i mbetur jashtë dyerve të BE.