BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

"Etika dhe morali" në studiot e politikës, "terrorizmi i fjalës" çdo ditë

"Etika dhe morali" në studiot e politikës, "terrorizmi

Një nga studiot e fundit politike mes dy personave të rinj në politikën e lartë të parlamentarizmit shqiptar, ishte në thelb, një mungesë e madhe etike dhe morali! Në fakt, janë dy politikanë të rinj të katapultuar nga partitë dhe kryetarët respektivë, të cilët tashmë bëjnë dhe të keqedukuarit dhe të pamoralshmit në televizion! Nuk përbën rëndësi më se kush ishte provokatori! Janë nga fundi, por në sa studio televizive ka të tilla prezantime të delirit politik shqiptar! Një nga njerëzit që ka shkatërruar plotësisht etikën kryesisht në foltore të kuvendit të Shqipërisë është Sali Berisha por tashmë në Shqipëri në përgjithësi në kohë të rrjeteve sociale, blogjeve, FB-së, Instagramit dhe portaleve është një popull që imiton si majmuni i vogël atë të madhin, në majë të pemës! Po pikërisht kur majmuni i madh, i rritur ose babai dhe vëllai i madh, nëna apo motra e madhe ngjiten dhe marrin arrat e kokosit, apo frutat sipër dhe një pjesë e hanë dhe një tjetër e hedhin?! Nuk është vetëm SB-ja dhe ka plot e plot, por ai është "par exelance" njeri që ka shkatërruar gjuhën etike dhe morale politike dhe ka filluar terrorizmin e fjalës në Shqipëri! Fjalës vrastare dhe kryesisht të pa vërtetë! Nëqoftëse fyhen dhe shajnë në studiot televizive për vrasës dhe hajdutë, për imoralë dhe familje prishur pse shoqëria poshtë që i ndjek, të mos sillet në këtë mënyrë morale dhe etikë në rrugë, familje apo dhe publik!? Kur rrihen dhe bëjnë si nevrastenikë, të dhunshëm, të pa përmbajtur dhe gojë ndyrë në kamerat e kuvendit, në foltore, kur shahen nga familja dhe me libër shtëpie, përse pjesa e shoqërisë poshtë të mos i imitojë! Kur dalin gjithfarë fjalësh jashtë çdo lloj etike dhe morali, e për më tepër, nuk mbahet përgjegjësi, nuk i ndjek askush, as prokuroria as drejtësia, pse poshtë në shoqëri dhe sidomos të rinjtë të mos "luajnë mendsh"?! Rinia prej vitesh ka në studiot e televizioneve dhe ato kamerat e Kuvendit të Shqipërisë, etikën më të shthurur, moralin më të prishur dhe fjalorin më rëndë, por dhe dhunë fizike të zbatuar! Pse të mos frymëzohet prej tyre!? Të tilla studio bombardojnë në çdo kohë shoqërinë shqiptare, pse të mos lëndohet, pse të mos keq edukohet aty rinia dhe fëmijët!? Pse të mos kërkojnë të largohen nga ky vend! Në studio dhe kamerat e kuvendit shoqëria dhe rinia e saj dëgjon "jeni kriminelë, vrasës, hajdutë, të korruptuar, maskarenj, mafie, banda, mafiozë" etj., etj! Çfarë mund të mendosh më gjatë dhe të kesh më shpresë?! Po pse na qenka më i keq hashashi që pi dikush dhe shumë kush, se sa helmi që SB-ja dhe të tjerët mbas tij djathtas dhe majtas, lëshojnë në televizionet, mediat, portalet dhe video audiot e politikës! Asgjë më keq nuk bën hashashi se sa fjalori dhe etika e ndyrë e politikës në studiot e saj në Shqipëri! Të ndyrë dhe të pa moralshëm, në mungesë totale të etikës dhe njerëzit duhet të besojnë se ky establishment dhe kjo klasë politike, do të ndërtojë shtet të ligjit?! Po të ishte shtet ligjor, gjysma e tyre duheshin proceduar administrativisht e penalisht për ndyrje akustike dhe terrorizëm të fjalës, e prishje të moralit qytetar! Janë shumë dhe ka vite që bëhet ky terrorizëm anti etikë dhe anti moral në Shqipëri! Kanë shkatërruar plotësisht etikisht dhe moralisht shoqërinë! E kanë rishkatërruar atë mbas shkatërrimit vitet e fundit të diktaturës, në saj të varfërisë ekstreme dhe pa moral! Nuk bëjnë asgjë më tepër se sa "terrorizëm fjale"?! E për pikërisht këtë gjë, duhen ndëshkuar nga drejtësia që te ne mungon! Shaj, kërcëno, fryma e urrejtjes deri ku nuk mban më, akuzat e sajuara dhe ato të drejta, por të thëna më ashpërsinë kriminale të fjalës etikisht të vrazhdë e pa moral, përbëjnë dhe terrorizmin e fjalës në Shqipëri! Nxisin urrejtje "patologjike" poshtë, hakmarrje, mungesë shprese dhe fillim të imitimit kudo dhe në kalim skajsisht akoma më keq në publik!

Albert Camus thotë: një njeri pa etikë është një kafshë e egër që sillet e lirë në këtë botë! Por Sandro Pertini ka dhënë një definicion mbi etikën publike dhe atë private! Ai thotë: nuk ekziston etika publike dhe ajo private. Morali dhe ajo janë një e vetme! Kush përfiton nga politika për të marrë poltrona, nuk është një politikan, por një afarist dhe aspak i ndershëm! Në fakt, sa janë të tillë në Shqipëri!? Sigurisht disa e dinë "moralin hyjnor" se e ka sjellë feja dhe është pronë e saj, por Albert Einstein thotë: morali nuk ka asgjë hyjnore, është një problem thellësisht njerëzor! Duket qartë dhe në religjion ndryshimi në shekuj mbi moralin, kur dikur sipas saj ishte e moralshme "inkuizicioni" dhe sot sigurisht -JO!? Ajnshtajn thotë se rruga me etikë e njeriut është efektivisht e bazuar mbi shpirtmirësinë, edukimin dhe lidhjet sociale. Po ai shton pastaj se nuk ka nevojë për principe religjioze kaq shumë! Njerëzit bëhen për të qarë thotë Ajnshtajn, nëqoftëse frenohen nga frika e një castigimi, ose pësimi apo nga rikompensimi me të mirat e mbas vdekjes! E kjo është e rëndësishme në kohën e sotme kur dikush të thotë mos vrit se do të pendohesh mbas vdekjes në ferr, ose do të shpërblehesh në parajsë! Po pra, pa pasur respekt dhe frikë për ligjin atëhere kur është gjallë! E prandaj o burra në këtë jetë?! Immanuel Kant thotë: moraliteti nuk është qartësisht doktrina se si do të bëhemi të lumtur, por si duhet të bëhemi të denjë, për të qenë të lumtur! Dakort dhe është filozofikisht pjesë ndërgjegje dhe jo frike e pazarllëku tipikisht religjionar, se mbas vdekjes do të ndëshkohemi apo "pasurohemi" me të mira! Akoma me të tilla filozofi të një shoqërie sigurisht të dikurshme, të pas mbetur nuk ecën bota moderne përpara, por etika dhe morali, janë gjithmonë dhe padyshim edhe religjioni duhet të ndikojë dhe ka ndikuar pozitivisht, kur bashkon mendimin filozofik etik dhe moral, me shoqërinë moderne!

Në Shqipëri politika dhe politikanët kanë marrë përsipër degjenerimin etik dhe moral të shoqërisë! E bombardojnë atë përditë, mediat e lejojnë, sepse bëjnë "scoob-et" e tyre "fantastike"! Por kjo është një nga problemet më të mëdha që kemi si shoqëri! Jemi zvetënuar, jemi degraduar në shoqëri që nuk i bën përshtypje fjala e rëndë, e pa vërtetë, pa etikë dhe moral brenda! Politika po e bën të justifikueshme çdo fjalë që vret, "pushkaton" moral dhe etikë?! Ajo është përçuesja e degradit etik dhe moral të shoqërisë moderne shqiptare! Faj ka drejtësia dhe faj kanë krye imoralet dhe amoralet si organizim, ose partinë politike me në krye lidershipet e tillë?! / Nga Besi BEKTESHI