BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Etnia e Skënderbeut

Etnia e Skënderbeut

Në debatin për përkatësinë etnike të Skënderbeut mund të flitet shumë, por pa u përzierë me klithmat për t’i hequr nënshtetësinë historianit Milo, dhe pa përdorur fjalë ofenduese ndaj këtij historiani të respektuar, mund të paraqes në këtë shkrim se përse Gjergj Kastrioti –Skënderbeu ishte arbër-epirot, të cilën e kanë konfirmuar historianë të mëdhenj, përfshi të madhin Fan Noli i cili për mendimin tim mbetet më i sakti në librin e tij “Historia e Skënderbeut” me të cilën mbrojti doktoraturën e tij në Boston Massachussets në vitin 1950, por edhe Johan Philip Fallmayer, 1860; Marin Barleti, 1505; Antivarino Venecie, 1430, etj, etj. Përse historiani Paskal Milo, ka shkruar sipas gazetës Tema në përvjetorin e 613 të vdekjes së tij, më 17 janar 2020, dhe i është përgjigjur Parid Turdiu me egërsi në shkrimin e gazetës Tema të dt. 28 Maj2020, se “Skënderbeu ishte sllav dhe luftoi për kristianizmin, por jo për Shqipërinë”? Në të dy argumentat nëse historiani Paskal Milo ka pohuar këto dy elemente se ishte sllav dhe se luftoi vetëm për kristianizmin dhe jo për Atdheun atëherë, historiani Milo gabohet me thes. Përse?

Ka të dhëna historike të sigurta të cilët i kanë pranuar edhe sllavet serbët, të cilët kanë veçuar varret e babit të Gjergj Kastriot Skënderbeut vdekur me 15 maj 1437, djemve të tij Reposh Kastrioti vdekur me 25 korrik 1431, dhe Kostandin Kastrioti vdekur me 144-?, të varrosur në kullën e Shën Gjergjit që është quajtur nga vetë serbët “Pirgu Arbanas” ose “Arbanskij Pirg”, vend i cili edhe sot e kësaj ditë është lënë në harresë nga KOASH-i ynë pavarësisht kërkesave të komunitetit ortodoks shqiptar nëpërmjet Promemories së famshme të tyre në 2018, por dhe nga qeveritë shqiptare, të cilat nuk kanë ndërhyrë për ta mirëmbajtur. Dihet se Adelfati i nënshkruar në vitin 1426 nga të katër bijtë e Gjon Kastriotit, që ndryshe quhej nga populli Gjon Dibrani: Stanisha, Reposh, Gjergj dhe Kostandin, dhe nga i jti Gjon Kastrioti me kundërfirmën e Murgut të Hilandarit Afanas, në të cilën Manastiri i lejon një vend në kullën e Shën Gjergjit, Manastiri Hilandar për pleqëri për varrosje, në këmbim të dy fshatrave të Pollogurt afër Gostivarit, Radostusha dhe Trebishta, përfshi dhe Kishën e Shën Marisë të këtyre fshatrave dhe 60 florinj shtesë. Gjithashtu Adelfati është rinënshkruar në vitin 1430, por pa firmën e Stanishës, të atit të Hamza Kastriotit sepse Stanisha ishte bërë mysliman dhe Manastiri nuk e pranoi firmën e tij. Ky është argumenti i parë shterues që flet kundër lajthitjes së Paskal Milos. Argumenti i dytë se përse bijtë e Gjonit kishin emra sllavë mund t’i përgjigjëm përsëri me një pyetje shteruese: Përse fëmijët shqiptarë sot në kohën e dominimit anglo-amerikan kanë emra amerikanë dhe anglezë? Përse fëmijët shqiptarë kishin emra myslimanë në kohën e Perandorisë Osmane? Përse fëmijët e Arbërisë dhe Epirit kishin emra sipas përkatësisë fetare? Pra në kohën e Gjon Kastriotit, Arbëria dhe Epiri sapo kishin dalë nga zgjedha e mbretërisë serbe dhe së dyti familjet princërore të Arbërisë dhe Epirit bënin krushqi me familje princërore të sllavëve dhe Bizantit dhe të Italisë, nuk martoheshin me të varfër. Po kështu pyetja është përse Ahmet Zogu mori grua nga një familje e huaj me gjak blu? Pra po t’i analizosh këto argumenta e gjen përgjigjen se përse fëmijët e Gjon Kastrioti kishin emra sllavë. Argumenti i tretë, përse Gjergj Kastrioti luftoi për kristianizmin, por edhe për atdheun dhe familjen e tij. Fjalët e historianit Milo se Gjergj Kastrioti luftoi dhe mbrojti vetëm kristianizmin nuk janë të sakta. Nuk janë të sakta sepse vetë historia e luftës dhe e jetës së Heroit Kombëtar tregon se ai luftoi dhëmb për dhëmbë për të mbrojtur pronat jo vetëm të principatës së tij, por të të gjithë Arbërisë dhe Epirit, dhe kjo faktohet nga numri i madh i luftëtarëve si nga jugu ashtu dhe nga veriu. Argumenti i historianit Milo bazohet në dekoratën që i dha Papa Klementi i Romës, “Atlet i Krishtit”, një dekoratë që u jepet kristianëve jo-katolikë dhe këtë e dha sepse Gjergj Kastrioti jo vetëm përballoi furtunën osmane për 25 vjet, por ishte i gatshëm të bëhej kryekomandant i forcave perëndimore për të luftuar osmanët, gjë që dështoi sepse Papa i mëparshëm vdiq papritur. Sidoqoftë argumenti më i fortë janë Dy Besëlidhjet e Lezhës, të cilat ishin besëlidhje për të mbrojtur tokat drejtpërsëdrejti dhe indirekt edhe Religjionin e Arbërisë dhe të Epirit, pra në plan të parë doli mbrojtja e tokave ku banonin epirotë dhe arbër. Argumenti i katërt përse Gjergj Kastrioti nuk ishte sllav apo serb, por ishte arbër & epirot. Këtij argumenti djallëzor do t’i përgjigjem me shkrimin që kam realizuar dy vjet më parë “Përse Vojsava Tribalda – Nëna e Skënderbeut ishte me origjinë arbër”. Kjo shpjegohet me dy argumente thelbësore ashtu siç e përmenda dhe më lart. Së pari, rangu i familjeve princërore të Arbërit, por edhe i familjeve të tjera të Ballkanit dhe Europës, gjithmonë bënte krushqi me të njëjtin rang. Për pasojë familjet princërore të Arbërit kanë bërë krushqi me serbët, me bullgarët, me bizantinët, me familjet princërore italiane, dhe jo me familje të varfra, sepse kështu realizoheshin aleanca dhe interesa të përbashkëta. Kjo u vërtetua dhe në Betejën e Kosovës në 1389 ku princërit arbër & epirotë luftuan përkrah princërve sllavë të krishterë. Po kështu familja e Kastriotëve bëri krushqi me familjen Tribalda që zotëronte Pollogun. Duhet pasur para sysh se i ati i Vojsava Tribaltas (Tri Balla), që quhej sipas serbëve Grgur (në shqip Grigor) Triballa, nga fisi i Gropajve ishte martuar me Maria Muzakan, kushërirën e Gjon Muzakës, pra një krushqi midis arbërve & epirotëve. Vojsava detyrimisht ishte bijë arbërish e epirotësh nga Pollogu. Gjon Kastrioti që u martua me Vojsavën quhej nga popullata e vet edhe si Gjon Dibrani. Makiavelizmat e historianit Schmidt për të thënë se Gjoni quhej Ivan, kjo mund të shpjegohet se në shkrimet serbe dhe në përgjithësi sllave emri Gjon flitej si Ivan ose Jovan ose Johan dhe vjen nga emri i Gjon Pagëzorit. Si e shkruajnë sllavët Gjon Pagëzorin? Ivan, Bizantinët Johan, ose Joachim latinët, Arbërit e përshkruanin si Gjon, dhe ky emër nuk ishte emër katolik siç mundohen të shprehen disa katolikë të thekur sot, por emrat Gjon, Nikë, Pal, Gjergj (George, Xhorxh) etj, ishin të përhapur në gjithë Arbërinë dhe Epirin dhe këta emra mbetën dhe tek arbëreshët dhe arvanitasit deri vonë kur dihet se arbëreshë janë dhe nga toskëria dhe nga gegëria. Gjon Kastrioti në vitin 1437 qëndroi në Manastirin e Hilandarit me emrin Joachim ku dhe vdiq e u varros me 15 Maj 1437 në “Pirgun Arbanas” ashtu siç e pranojnë edhe vetë serbët, që kjo familje nuk ishte as serbe dhe as sllave, por arbanas. Kjo pranohet nga të gjithë: nga Barleti, Noli etj. Se si i ka shpëtuar historianit tonë ky element ne nuk mund ta dimë, por Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbetetet me gjak epiroti dhe Arbërie, dhe familja e tij mbante një steme që e trashëgon flamuri ynë kombëtar, që është stemë e ngjashme me shqiponjën dykrenore bizantine dhe me një yll gjashtë cepash që simbolizon Aleksandërin e Maqedonisë, prej nga dhe e ka origjinën familja Kastrioti ashtu sikurse mbante dhe kokën e dhisë Amaltea që ishte simboli i Pirros së Epirit. Prandaj quheshin epirotë. Shpresoj të kemi shpjeguar pasaktësitë e historianit tonë.