Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Euro 125 dhe qëndrueshmëria politike

Postuar: 13/03/2019 - 07:25

Dobësimi ortek i euros në tregun tonë u ndal në qershor 2018, me ndërhyrjen e bankës sonë qendrore, Bankës së Shqipërisë. Kaluan tetë muaj e gjysëm nga ajo kohë. Frikërat e atëhershme për efekt domino dhe krizë besimi tek monedha evropiane shteruan të gjitha. Tek ne, përkundrazi, u rritën depozitat e qytetarëve dhe bizneseve në euro. Edhe pse euro, në gjysmën e dytë korrik-dhjetor 2018, për shkak të faktorëve të përkohshëm dhe të jashtëzakonshëm, vijoi të qëndronte në një nivel të ulët këmbimi një euro 123 lekë. Por ama nuk u tepos asnjëherë me vërtik. Po cilët ishin këta faktorë të jashtëzakonshëm? Një pjesë kishin të bënin me veprimin e konvertimit (kthimit) të kapitalit nga disa banka tregtare nga euro në lekë, për arsye të politikave të tyre të brendshme (me dhjetëra milionë euro rritën ofertën në tregun valutor). Euro u dobësua edhe nga fjalnaja në treg mbi kredinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për KESH-in (rreth 116 milionë euro), si dhe nga deklaratat e qeverisë për pritjet për një sezon tejet të mirë turistik, me bollëk prurjesh në valutë. Po ashtu, ishte e pranishme zhurma e përhershme dhe skenarët konspirativë mbi lidhjen(ende të paprovuar) midis dukurisë së pastrimit të parave dhe dobësimit të euros tek ne. Për këtë vit, këta faktorë nuk janë më dhe parashikimet e bankës qendrore dolën të sakta. Këmbimi i lekut me euron erdhi në ekuilibrin e ri të krijuar, një euro me 125 lekë. Rënia vërtik e euros u ndal. Ky ekuilibër, krahas qetësimit të shumë eksportuesve dhe planeve të tyre më të sigurta të prodhimit dhe shitjes, duke u bazuar në ekuilibrin e ri, lejon po ashtu mbajtjen e një niveli inflacioni të shëndetshëm për ekonominë (rreth 2 përqind rritje mesatare e çmimeve për këtë vit). Edhe pse Banka e Shqipërisë e ka bërë të qartë se do të jetë gjithnjë e gatshme të ndërhyjë në treg dhe të blejë euro, në rast se objektivi i saj i qëndrueshmërisë së çmimeve rrezikohet, të dhënat e deritanishme dhe forcimi i pozitës së ekuilibrit të ri(euro është pozicionuar në këmbimin me 125 lekë gjatë gjithë këtyre dy muajve e gjysëm të parë të vitit) flasin se ndërhyrje të reja edhe mund të mos jenë të nevojshme. Ndërsa rritja e kredisë në ekonomi, për sipërmarrësit dhe qytetarët, ajo që na intereson të gjithëve, edhe pse paraqitet premtuese nga të dhënat e fundvitit 2018, do të varet kryekëput nga qëndrueshmëria politike. Nga sa të lehtë apo të pamundur do t’ia bëjë për sipërmarrjen vendase dhe të huaj tek ne loja e ashpër për pushtet e partive tona politike, qe nuk kursen asnjë interes madhor të ekonomisë së vendit dhe paqes e prosperitetit të shqiptarëve. Lojë që nuk përjashton stërkëmbësha të rëndë, përtej djegjies së gomave. Të vjen keq, sepse ky vit mund të ishte viti kombëtar i kredisë, i mundësive për rritje ekonomike edhe 6 përqind në vit, në rast se do të startonte fort huadhënia, sidomos ajo në lekë, që favorizohet edhe nga politikat e bankës sonë qendrore. Mirëpo të gjithë sot janë me sy e veshë, jo vetëm politikanët, por edhe sipërmarrësit dhe qytetarët e thjeshtë, tek protesta e rradhës e opozitës në 16 mars 2019. Tek mundësia (shpresojmë fort që ajo të mos jetë e lartë) që ajo të degjenerojë në dhunë. Kjo do të përbënte një humbje te madhe për shanset që një pjesë e mirë e 4 miliardë eurove depozita te popullatës (gjendja e tanishme e kursimeve të shqiptarëve, kasafortat e sotme të 14 bankave tregtare) të shndërrohen në hua për shqiptarët dhe ekonominë e tyre. Në kushtet kur tensioni politik arrin kulmin dhe pasiguria bëhet mbizotëruese, asnjë bankë nuk mund të punojë e qetë dhe të analizojë e miratojë sikur asgjë nuk po ndodh, kërkesat për kredi dhe planet e biznesit si të kompanive, dhe të qytetarëve. Gjithçka do të varet nga klima politike dhe tensioni politik. Ja përse i kemi të gjithë sytë tek 16 marsi.  

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 07:10

Protestojnë europianët. Revoltohen dhe bëjnë gjëmën edhe këta tanët. Ngrihen ata, zhurmojnë këta. Ata, baballarët e demokracisë për klimën globale, të këtushmit, tanët për pushtet dhe videot me “Babale”.

Postuar: 21/03/2019 - 07:09

Duke lexuar listimin e ndërkombëtarëve dhe antishqiptarëve në mënyrë kronologjike te gazeta &ldqu

Postuar: 21/03/2019 - 07:08

Një nga kontributet më cilësore që institucioni i auditimit të jashtëm publik të vendit ka dhënë

Postuar: 21/03/2019 - 07:06

Vetëpërmbajtja që nuk është e përhershme e Presidentit të Republikës, bëhet nganjëherë problem i

Postuar: 20/03/2019 - 16:17

Kreu i shtetit është shndëruar në një turist presidencial, duke përdorur paratë e shtetit nëpër t

Postuar: 20/03/2019 - 07:14

Njeriu "par exelance" i akuzuar si intriganti, manipulatori, tradhtari, por dhe sundimt

Postuar: 20/03/2019 - 07:13

Një video e djalit 21 vjeçar, krejtësisht paqësor dhe pa asnjë shenjë dhune, të një ish deputeti