BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

“EuroBullgaria” nuk do, Edi Rama është “nevrik”,  Berisha “bulevardon” më 7 korrik, ne s’kemi rrugë tjetër veçse...!? 

“EuroBullgaria” nuk do, Edi Rama është

Ishte ditë e zymtë e djeshmja! Ditë që vërtetoi se Bashkimi Europian është një “mrekulli” burrokracie e shëmtuar, shpesh cinik dhe shpesh në faj, por dhe në ironi të plotë me vende që në fakt kanë bërë historinë europiane!  Dy herë në luftë Europa dhe bota ka nisur në ballkan! Jo në Ukrainë! Por në Ballkan! Por BE nuk është politikisht një vend unitar! As në politikën e jashtme dhe as në atë të mbrojtjes dhe as në atë ekonomike! Nuk është si SHBA-të! Nuk merren vendime të qarta dhe nuk bën punën e duhur, kur është e domsdoshme! Sot Bashkimi Europian është shumë ballkanik! Në fakt është “EuroBullgari”!  Pikërisht “EuroBullgaria” nuk do që të lëshojë rrugë Maqedonisë së Veriut sepse me të ka problemet e etnogjenezës dhe gjuhës! Kryeministri i sotëm i Bullgarisë thotë për paraardhësin e tij që është burri më i pa ndershëm që ka Bullgaria! Ka një propozim Francez, por në fakt, asgjë nuk mund të bëhet! Bullgaria nuk do të lëshojë pe Maqedonisë së Veriut  dhe BE ka lidhur fatin e saj me Shqipërinë!  Si pasojë as Shqipëria nuk nuk mund të bëhet vend kandidat që janë Mali i Zi dhe Serbia.... se nuk do EuroBullgaria! Bullgaria që vendos veton për Maqedoninë e veriut dhe Europa që nuk ndan Shqipërinë nga kjo veto! Pra nuk do – EuroBullgaria!  Korridoret e Brukselit dhe kancelerive të Europës nuk janë si të Amerikës! Ata ndryshe bisedojnë në zyra dhe pastaj modifikojnë dhe ndryshe shprehen! Në USA pothuaj çfarë bisedojnë në zyrë, deklarojnë mbasi dalin nga pikërisht ajo!  E ky është dallimi mes USA dhe UE! Kurse  Rama është nervoz me BE, Bullgarinë dhe veten! Luan dhe pjesën si artist që është, por nervoz sigurisht është. Vazhdon të përsëris fjalën “turp” dhe për më tepër i drejtohet Bullgarisë si entitet politik ( deri me gazetarët që nuk i kanë asnjë faj)  kur ajo në fakt nuk na pengon ne, por Maqedoninë! Sillet si folkballkanik-as,  ose më mirë folk shqiptar i pagdhëndur diplomatikisht! I thotë turp Europës dhe turp të gjithëve dhe kjo është pjesë e një aktrimi adoleshentësh si vende nga ballkani  të një komedie të paralajmëruar prej kohësh në Bruksel!  Në Shqipëri po përsëritet edhe një herë periudha e delirit dhe marrëzisë së Berishës! Një individ si ai, me berishkët,  duke shfrytëzuar marrëzitë e Europës dhe padyshim vështirësitë e luftës, çmimet, arrogancën e qeverisë së Rilindjes si  dhe kohën e keqe politiko financiare  në Europë,  do të përfitojë të sjellë “demokracinë” e tij në Shqipëri! Demokracinë ku ai dhe shpura e tij i bëjnë të zezën këtij populli që kthehet në kavie laboratori mes pikërisht Berishës dhe Ramës!  Demokracinë e modelit 1997 dhe padyshim atë të 21 janarit, por dhe të Gërdecit, Piramidave dhe grushtit të shtetit 14 shtator 1998  dhe firmave të detit të Greqisë apo kontrabandës së naftës në kohë të ish Jugosllavisë ose me Serbinë!  Ai ka të lajthiturit e tij në Shqipëri si Rama të fantepsurit e tij dhe me anën e tyre,  ata mbijetojnë duke i shërbyer njëri tjetrit.   Zvarritja e 100 apo 2000 vetave nga Berisha në të nxehtë dhe në bulevard,  rifillon groteskun demokratik të ardhuruar si nga Berisha për të thënë jam gjallë dhe i fortë sidomos Rrugës së Elbasanit (US Embassy)  dhe Ramës për të thënë unë “kam opozitë dhe janë një kryeministër që më funksionon demokracia”! Berisha “lan e mbulon hallatat jashtë” të Ramës dhe Rama siguron prapanicën e Berishës si një “non grata” njeri, që ka kohë që mbijeton me anti amerikanizmin e tij idiot. Njeriu (Berisha) që ka shprishur shoqërinë shqiptare me prona dhe me ligje! Berisha është njeriu që ka sjellë “demokracinë” e horrave, injorantëve dhe të degraduarve, por dhe të spiunëve të sigurimit  të shtetit dhe të lajthiturve të “lumpen proletariatit” më të zi dhe më të ndyrë që ka parë ky vend që nga janari i 1920-tës kur ka filluar shteti modern shqiptar! Njeriu që ka shpikur drejtësinë me njerzit e dalë nga degradi moral dhe politik i tij dhe partisë së tij!   Ai është njeriu më i toleruar nga Rama! Po në leverdinë e madhe të përfitimit, sepse një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare, Berishën e barazon me djallin! E kur vendoset peshorja kë doni “djallin Berisha apo perfidin cinik Rama” zgjedhin të dytin!  E pikërisht kjo gjë është një nga marrëzitë dhe perversitetet e Ramës dhe klikës së tij në pushtet! Ai prej kësaj teorie përfiton!  Ata plotësojnë njëri tjetrin! Berisha do të shfrytëzojë mërzitinë që njerzit kanë me Ramën në këtë kohë dhe prej tre mandatesh tashmë dhe i shkon mendja se do të sjellin Berishën për të zëvëndësuar Ramën! Mbase e di që nuk do ta sjellin kurrë në pushtet, por bën sikur do të vijë dhe padyshim çdo protestë e tij është “fundi i Ramës” dhe padyshim një “fitore” e Berishës që pastaj do të sjellë dhe protestat idiote varavingo e digj e shkatërro në bulevard! Ne kaq dimë dhe kaq kemi! Nuk na ka mbetur asgjë tjetër por..? Unë nuk e kam bërë ( nuk kam ikur)  por miliona shqiptar po! Kanë ikur nga ky vend i Berishës, Ramës, Metës dhe Nanos apo dhe të gjithë bashibozukëve të politikës korruptive dhe të degjeneruar moralisht dhe politikisht prej 32 vitesh në Shqipëri. Megjithatë konferenca e shtypit e Ramës, Vuçiç dhe Kryeministrit të Maedonisë sigurisht në hije nga protagonizmi i dy të parëve ishte një euroballkanizëm i jashtëzakonshëm. Kryevepra e Ramës mbi kthimin e BE si një kongregacion priftërinjsh që mendonin të gjenin seksin e ëngjëjve kur po pushtohej Konstandinopoja ishte real folk politikë që sidoqoftë ka “vlera artistike” në momentin e duhur. Por dhe ekzibicioni në BE si të jesh në Shqipëri apo në Tiranë vlente për të kuptuar se vërtetë ne jemi ato që jemi, por në Europë dhe pse “Putini është sëmurë” nuk janë kaq shëndetshëm për vete. Nervoz Rama por sidoqoftë një “nevrik artistik”!