BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Europa brenda nesh dhe Europa që na bie ndesh

Europa brenda nesh dhe Europa që na bie ndesh

Thuhet se sipas një raporti të Komisionit Europian që do bëhet i ditur në fillim të shkurtit, Serbia dhe Mali i Zi mund të antarësohen në BE brenda vitit 2025, kurse Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bosnje –Hercegovina shpresohet do jenë në një fazë më të avancuar të negociatave. Sepse Serbia dhe Mali i Zi paskërkan progres në rrugën e reformave, kurse të tjerët duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë! Pra Serbisë i falen apriori krimet që kreu kundër popujve të ish- Jugosllavisë dhe i thuhet “bujrum” në familjen Europiane. Vërtetë Serbia është demokratizuar në masën e duhur, apo ka arsye të tjera të karakterit gjeopolitik-strategjik, të aleancave të vjetra që shfaqen herë pas here në situata të caktuara?... Deri pak përpara, Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker kishte deklaruar se procesi i zgjerimit shtyhej në një kohë të pacaktuar, për shkak të problemeve të brendshme të Unionit, ku listohej edhe Brexit-i Anglez. Dhe si një mundësi e artë për të mos humbur orientimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të mos i lejuar të binin në prehërin e rusëve, u përfol për një tip federate me lidere Serbinë. Brenda një kohe relativisht të shkurtër shumë plane të ndryshuara, objektiva, axhenda që krijojnë konfuzion. Sa më shumë Evropa e josh Serbinë me karrotën e integrimit, aq më shumë këta deklarojnë se nuk do ta njohin Kosovën! Dhe për të përforcuar idenë e shpirtit Serb, e djepit të dikurshëm, nuk u mjafton retorika e ambasadorit të tyre në Tiranë, por ftojnë herë pas here edhe priftërinjtë e ortodoksisë, duke krijuar një axhendë të rrezikshme për përplasje qytetërimesh.

Të njëjtën mendësi përdorin edhe për Malin e Zi, ku i kërkohet Kosovës ratifikimi i kufijve, Demarkacioni ashtu siç nuk është e drejtë dhe i volit, duke e kushtëzuar me njohjet e reja apo me çdo lloj integrimi, perspektive në të ardhmen. Serbia luan diplomatikisht duke shfrytëzuar mosmarrëveshjet, situatën kaotike midis aktorëve kryesorë të globit dhe përfiton investime prej turqve tashmë anti - Nato, përfiton armë prej rusëve të cilët shprehen të gatshëm të rivalizojnë peshën e amerikanëve në bisedimet për Kosovën, dhe flet me optimizëm për Europën, për “klimën pozitiviste” që ekziston tashmë brenda vendit!!! Në një gjatësi vale është edhe Greqia, që si anëtare e Bashkimit Europian, kërcënon vendet përreth me veto, nëse nuk i përmbushin kërkesat e saj hegjemoniste -shoviniste. Kërkon koncensione, për emrin me Maqedoninë, kërkon delimitimin e vijës detare me Shqipërinë sipas hartës që e propozon, kërkon varrezat e ushtarëve të rënë gjatë luftës me italianët në territorin shqiptar, por e quan herezi Çështjen Çame, të zhdukurit pa varre dhe pavarësisht akrobacive diplomatike të Kotzias nuk heq asesi Ligjin e Luftës. Shtrohet pyetja: Europa është futur në darën e sllavo-ortodoksisë dhe ndjehet e pazonja t’u bëj ballë, apo faktori i besimit është primar dhe superon gjithë propagandën për vlera dhe reforma?... Në ka një pikë ku bashkohen serbët, grekët, malazezët, apo në daçi edhe turqit në histori, është Genocidi! E pra shqiptarët edhe kur kanë qenë të mëdhenj nga pikëpamja numerike dhe territoriale kurrë nuk kanë sulmuar një popull tjetër, madje janë bërë mburojë për të përndjekurit, siç ka qenë edhe rasti i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Europa i ka borxh shqiptarëve me coptimin që i bëri një shekull e ca më parë, dhe nuk duhet të vazhdojë t’i trajtojë si mish i huaj, me pretekste nga më të ndryshmet. Së paku standardet për vendet që sapo cekëm më lart nuk janë të njëjta. Një shqiptar është shumë më proevropian dhe proamerikan (perëndimor) se cilido i një etnie tjetër dhe kjo është e stërprovuar, genetike. Në Greqi apo gjetkë ka ndodhur që janë djegur flamujt e Gjermanisë dhe Amerikës sa e sa herë, gjë që këtu askujt nuk i ka shkuar ndërmend as në ëndrrën më të keqe! Nëse Shqipëria ka problem me standardet, me implementimin e demokracisë për shkak të apatisë apo papërgjegjshmërisë së klasës politike, nuk ka pse kurbanizohet populli, perspektiva e tij europianiste. Kujt do t’i leverdiste agravimi i situatës, krijimi i tensioneve të brendshme me gjasë me axhendë politike në prag të Reformës në Drejtësi, dhe justifikimi i mbramë “ju dolëm borxhit!”. Shqipëria votoi me Europën kundër Izraelit për Jeruzalemin, çka rezonoi si çedim ndaj paralajmërimit amerikan, por Europa po i bie ndesh sistematikisht, duke e shpënë aspiratën e saj në kalendat e fqinjve. Provohet katërcipërisht se vetëm amerikanët kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten të vetmit partner strategjik serioz ndaj nesh dhe retorikat nga kushdoqoftë, për rolin dhe protagonizmin e tyre në zhvillimet e brendshme në kushtet aktuale janë miopi ose insinuata irracionale./Nga Luan KURTI