BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Europa e bashkuar, Europë reaksionare, së bashku me superfuqitë e tjera

Europa e bashkuar, Europë reaksionare, së bashku me superfuqitë e

Natyrisht simpatizantët e Europës mund të mbledhin buzët pse jo rrezik dhe të më mallkojnë si një antieuropian, madje të hedhin dyshime: Po ky a është në vete teksa e di që Shqipëria ndodhet në Europë dhe na qenka kundër Europës?! Sigurisht që kanë të drejtë, por dua të theksoj se dhe unë jam po aq europian sa dhe të gjithë shqiptarët, por dhe një antieuropian sa të gjithë ata shqiptarë që e kuptojnë rolin reaksionar të saj. Po si, si është e mundur mos ka një mospërputhje mendimi pse jo dhe që në pamjen e jashtme të duket si një lajthitje e artikullshkruesit?! Sigurisht që jo, sepse tashmë në periudhën e globalizimit e për aq më tepër kur rendi ekonomik është tërësisht i tillë, që shpreh marrëdhëniet kapitaliste gati të 100% të vendeve të botës, madje shumë të tilla që për nga territori, popullata dhe zhvillimi kanë arritur në fazën më të lartë të tij pra të imperializmit, jo vetëm Europa, por dhe imperializmi rus me rrethinat e aleatëve të tij sikurse dhe ai kinez përtej Azisë dhe Lindjes së Largët po kërkojnë polarizimin e shteteve vasale të tyre rreth një “bërthame”, e cila sigurisht është potenca më e fortë politike-ekonomike dhe ushtarake. Nuk mund të flitet për SHBA-në sepse ajo prej dhjetëra vitesh më parë dhe mbas katër vjet luftimesh 1861-1865 me njëri-tjetrin, midis Veriut dhe Jugut arritën më së fundi të krijonin bashkësinë amerikane prej disa federatash që sot siglohet me akronimin USA.

Po përse këta shtete po grupohen për të qenë të bashkuar? Pikë së pari për të shpjeguar këtë me duhet t’i referohem filozofit V.I Lenin, i cili duke marrë parasysh idetë e hedhura në atë kohë rreth “Europës së Bashkuar” theksonte se termi Europë e Bashkuar ose është i pamundur, ose dhe nëse mundësohet do të jetë reaksionare. Sigurisht ky term në themel të vet ka politikën ekonomike madje dhe shtetet të cilat aderuan fillimisht sikurse ishin Gjermania, Franca, Italia, Vendet e Ulëta dhe Belgjika u lidhën për çështjen monopolit e lëvrimit pa barriera të qymyrit, hekurit dhe çelikut, më vonë u futën këtu teknologjia e industrisë se makinave, ajo farmaceutike, atomike e deri te prodhimet bujqësore e blegtorale, të cilat krahas shtimit të monopolizimit të këtyre prodhimeve shtoi dhe numrin e anëtarëve të saj që së bashku me Anglinë shkuan në ‘28. Po përse Lenini thoshte e pamundur dhe nga ana tjetër nëse kjo gjë do të mund të realizohej do të ishte reaksionare? Në pikën e parë, ai i referohej faktit sepse nga pikëpamja ekonomike edhe pse shumë vende të tilla përjetonin kapitalizmin ballafaqoheshin me vështrësi të tilla, të cilat për një vend mund të ishin favorizuese për një tjetër në disfavor, ngaqë ekonomitë e tyre nuk ishin të barabarta si në teknologjinë e përdorimit të prodhimit të produkteve të gatshme ashtu dhe në forcën e valutës dhe që të arrihej kjo do të duhej të stratifikoheshin shumë elementë që pak a shumë ekonomia e një vendi të ishte e përafërt në zhvillim me ekonominë e nje vendi tjetër.

Ky bashkim favorizonte psh Gjermaninë dhe Francën, por nuk mund të favorizonte dot vendet e tjera ndaj dukej dhe i pamundur. Po nëse realizohej sikurse shtronte Lenini mundësinë e dytë? Atëherë rezultonte që ajo të ishte reaksionare: Po pse pikërisht kaq reaksionare Europa, ku qëndronte roli i saj reaksionar? Pikërisht, sepse nëse do të realizohej bashkimi ekonomik, ai do të mundësonte dhe politika të njëjta, të diktuara nga shteti më i fortë brenda bashkësisë europiane. Tash për tash, këtë rol e ka Gjermania, por deri diku dhe Franca edhe pse është faktor i rëndësishëm nuk e duron dot hegjemoninë gjermane atë hegjemoni që ajo e pati shpartalluar bashkë me aleatët e përtej Atlantikut pra me USA e me Anglinë e Rusinë; ngaqë brenda një shoqërie të madhe multinacionale ekonomike të Europës nëse kërcënohej psh. Franca doemos tërmeti i saj do kalonte dhe nëpër Gjermani dhe në Vendet e Ulta, pse jo dhe më vonë Italinë, Greqinë, Spanjën, Portugalinë etj. Në këto kushte Anglia doli prej UE-së dhe dalja e saj më vete presupozon dhe kontradiktat midis tyre për shtrirjen e influencës ekonomike. I gjithë ky pështjellim ekonomik domosdoshmërisht të çon në qëndrime politike të unifikuara të Europës së Bashkuar, e cila tashmë për të mbrojtur interesat e veta, por dhe për t’i zgjeruar ato ka krijuar në aleancë me USA dhe bllokun e vet ushtarak NATO. Ky bllok ushtarak pavarësisht se reklamon “paqen” është vetëm për luftën sepse historia qysh prej themelimit dhe krijimi të tij ka treguar e tregon se ky bllok mbron interesat e borgjezisë europiane, por dhe interesat e imperializmit europian. Fillimisht ky bllok u krijua fill mbas lufte e veçanërisht për të përballuar Bashkimin Sovjetik. Lufta e Dytë Botërore i dha një leksion të mirë Europës se Popujt Sovjetikë nën udhëheqjen e Stalinit i shkuan deri në strofkën e vet Gjermanisë hitleriane dhe një rast tjetër ekuivalent i tillë a mundej dot Europa ta përballonte nëse nuk bashkohej dhe ushtarakisht? Dhe në këtë pikë Europës i erdhi në ndihmë Amerika, e cila kishte interesat e veta për të dalë superfuqia e parë botërore dhe për të marrë në dorë rolin e xhandarit ndërkombëtar. Ajo e ndihmoi Europën që të rimëkëmbej nëpërmjet planit ekonomiko – ushtarak “Marshall” qysh në vitet e para të mbas luftës, për të mbytur valën revolucionare të popujve që në atë periudhë ëndërronin shumë për lirinë e vërtetë për barazinë shoqërore dhe për vëllazërinë e popujve, të cilët kishin shekuj e shekuj që luftonin me njëri-tjetrin sepse dhe Bashkimi Sovjetik i kohës së Lenin-Stalinit ishte bërë shpresë jo vetëm për popujt europianë, por për mbarë njerëzimin. Në këtë pikë për imperializmin botëror ishte fat i madh jo vetëm vdekja e Stalinit më 1953, por dhe ardhja në krye e Nikita Hrushovit, i cili sot njihet jo vetëm si tradhtari më i madh i lëvizjes komuniste botërore dhe i socializmit për të gjitha vendet, por dhe një nga sabotuesit më të mëdhenj të luftërave me karakter nacionalçlirimtar dhe frymës revolucionare të popujve. Pikërisht ky plan dhe tradhtia hrushoviane në një farë mënyre e shpëtoi Europën nga katastrofa dhe tashmë mbas treçerek shekulli është po kjo Europë, e cila ka kontradikta të mëdha ndërimperialiste me vetë shpëtimtaren e saj USA-n. (Kujtojmë këtu polemikat midis Merkelit dhe Trumpit). Por Europa e Bashkuar nga ana tjetër presupozon që në momente politike të vështira që kalon një vend antar i saj, ajo për të ruajtur në mënyrë koherente bashkësinë e vet dhe për të zgjatur jetën është e gatshme të shtypë me zjarr e hekur çdo lloj kryengritje të popujve të këtij rajoni dhe jashtë tij sidomos kur bëhet fjalë për revolucionin proletar. Jo pa qëllim ajo i pranon në bashkësinë e Paktit të Atlantikut Verior dhe disa vende ish-socialiste vetëm e vetëm me qëllimin strategjik që t’i shtyjë tashmë sa më tutje kufijtë ndaj konkurrentit të vet tashmë imperialist... perandorisë Ruse të Putinit. Askush të mos e mendojë se kontradiktat Europë-Rusi apo Rusi-USA, sikurse Kinë-USA si dhe Kinë-Europë janë për çështje ideologjike. Jo aspak këto kontradikta janë kontradikta ndërimperialiste për të shtrirë zonat e tyre të influencës. Po të vërejmë me kujdes shigjetat e sulmit dhe ofensivave ekonomike, ato janë të drejtuar në zonat naftëmbajtëse të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës. Të gjitha këto vende imperialiste që përmenda më sipër e që tashmë kanë marrë plotësisht pozicionet e superfuqive kanë atje interesat e tyre ekonomike, por dhe janë në luftë ku të heshtur e ku të hapur me njëra-tjetrën. Një luftë e ardhshme botërore, e cila nuk është kurrë sesi natyrë e popujve, por është natyrë e domosdoshme e ekzistencës së imperializmit, në rastin konkret të polarizimit të këtyre superfuqive do të jetë me pasoja shumë edhe më të mëdha se ajo e Luftës së Dytë Botërore. Popujt e botës do të ngrihen mbi nivelin e tyre për të kuptuar këtë tragjedi të madhe që po u përgatitet? Vallë mos do bëhen ushtarë të bindur të një superfuqie për t’u hedhur në luftën kacafytesë kundër popujve ushtarë të superfuqive të tjera, apo do të ngrihen në nivelin e revolucionarëve të vërtetë, për ta ndaluar luftën e madhe apokaliptike dhe nëse ajo fillon ta kthejnë në një luftë të madhe për të çliruar një herë e përgjithmonë globin nga shtypja dhe shfrytëzimi i egër kapitalist, për të vendosur një herë e përgjithmonë, paqen, lumturinë, barazinë shoqërore dhe vëllazërimin e popujve me njëri-tjetrin.