BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Europa na shkeli syrin, por nuk ka hapur krahët!

Europa na shkeli syrin, por nuk ka hapur krahët!

Rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Republikës (pa emër) të Maqedonisë, padyshim që përbën lajmin më të gëzueshëm për vitin 2018! Më shumë se plotësim detyrash, ky ishte një kthim borxhi që Perëndimi ua ka shqiptarëve, që në kohën kur Gjergj Kastrioti ndali hordhitë turke në Adriatik dhe shpëtoi nderin e shumë shteteve europiane... Ky lajm i gëzueshëm ka mundin e gjakun e derdhur me dhe pa gjyq të qindra e mijëra antikomunistëve shqiptarë, të cilët nuk u pajtuan me diktaturën bolshevike, ka lidhje me studentët e qytetarët e Tiranës që shkulën diktatorin e bronxtë në mes të kryeqytetit dhe thirrën në kupë të qiellit:“E duam Shqipërinë si gjithë Europa...”! Ky lajm ka lidhje me fundin e bumerangut 28 vjeçar të politikës së mbrapshtë e mizore mbi qytetarin! Por, aspak me plotësimin e kushteve e zgjidhjen e detyrave të shtëpisë... Gjithkush mund të gënjejë veten, por jo realitetin e hidhur shqiptar! Ne jemi akoma një shtet që nuk ka në pasqyrë qytetarin, por ekuacionin ekonomik të bazuar mbi taksa të rënda dhe manipulime zgjedhjesh. Jemi akoma një shtet, që për hir të reformave agresive disa vjeçare, qytetarët përfitojnë më pak se 5 euro në ditë për frymë. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk njohim minimumin jetik real dhe vazhdojmë të mbajmë peng qytetarët me lëmoshën sociale. Janë po të njëjtët qeveritarë, është po e njëjta opozitë që çdo ditë e më shumë “po hyn në ujë”. Është e njëjta mafie që kontrollon mbi 50% të pasurisë publike dhe dikton mbi klanet politike. Është po e njëjta politikë, që për disa sezone rresht nuk e mori notën kaluese për negociata e si ka mundësi që tani i paskemi “plotësuar” kushtet...?! Është krejt e pamoralshme që të themi se dje ishim më të mirët, se e meritonim apo jemi të vonuar në këtë rrugë. Sinqerisht, nuk mund ta besoj që një Europë shumë “kurnace” në zgjerim, të na e “bëjë me sy” ne shqiptarëve për ta ndjekur atë në “shtegun” e Brukselit. Akoma nuk mundem ta përtyp andrallën me luftën kundër mafias e korrupsionit, drogës, evazionit fiskal, apo me arrestimin e kapove të Gjirit të Lalëzit, me vettingun e drejtë apo me rekrutimin e stafit cilësor në administratë! Ore, si ka mundësi që po mundohemi “të bëjmë petulla me ujë”, të gëzojmë për atë që nuk e kemi?! Turqia ka shumë e shumë vite që ka hapur negociatat, por vetëm sa pret kot tek “trau” i Bosforit, pasi euroskeptikët nuk lëshojnë terren për të realizuar ëndrrën e miliona turqve me dashuri europiane. BE e ka realizuar gabimisht planin me bullgarët e rumunët, ndaj po vuan në kurriz pasojat, por nuk ka se si të “hajë” sapunin për djathë në rastin e ballkanasve gjaknxehtë. A thua, të jete plotësuar kushti me “sakrificën” kuksiane...?! Apo ndoshta grekët janë kënaqur me kërnackat korçare...?! Cila reformë ia arriti që të bindë Mogherinin dhe Hahn? Ajo e energjisë, e ujit, e vettingut në drejtësi, arrestimi i ndonjë ministri e ish-ministri, arrestimi i ndonjë peshku të madh, apo lënia e lirë e tyre...?! Çfarë i bindi skeptikët burokratë europianë, që përnjëherësh ndërruan pllakë si me magji! Mos vallë vdekja mizore e minatorëve në Bulqizë e Mat, qenka standarti i kërkuar, apo mijëra punonjës të tjerë që mezi marrin bukën e familjes?! Administratat e tejfryra të 61 bashkive që livadhisin me taksat e të mundurve qytetarë, janë kusht i plotësuar për pijanecët burokratë të KE?! Mosfunksionimi disa vjeçar i dialogut social në Shqipëri, paska qenë kushti...?! Çfarë ndryshoi, që nuk po e shikojmë ne të mjerët! Kemi që në 2007, që po kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës për administratën policore e civile në burgje dhe akoma nuk është mundësuar uniforma e policit, as paga dinjitoze për punën që kryejnë, biles, as paguhet vjetërsia e punës siç e parashikon ligji. Pa folur për kushtet e vështira në ambjentet e punës, mungesën e ushqimit dhe higjienës deri dhe kutisë së emergjencës mjekësore. Policë që bëjnë autostop për mungesë bonusi transporti, apo policë që po vdesin për shkak të sëmundjeve kancerogjene dhe askush nuk e kthen kokën për hallet e tyre. Ndoshta, indiferenca qeveritare ndaj punonjësve në burgje, mund të ketë qenë njëri nga standartet e kërkuara nga Mogherini dhe Hahn!!! Apo dhe pamundësia e një qeverie për të blerë uniformat e një stafi të rëndësisë jetike, mund të jetë “detyrë” e plotësuar për KE?! Jo!- Europa nuk është kaq leshko sa të pranojë vërshimin e qindra mijëra hallexhinjve shqiptarë nëpër rrugët e saj. Ajo nuk mundet të mbyllë një dosje që kundërmon prej 28 vitesh nga krimi e korrupsioni politik shqiptar për shkak të një gote rakie Skrapari! Europa na ka shkelur syrin, por nuk ka hapur krahët akoma...! Bashkimi Europian është sfidë e vërtetësi dhe kërkon prova konkrete që e meritojmë një vend aty. Nuk jemi të zotët, as të bëjmë presion dhe as të tregojmë “përralla me rusë e turq”, por të zbatojmë detyrat dhe të ndjekim me durim rrugën e gjatë drejt Brukselit, si të vetmen alternativë shpëtimi. Dhe sido që të shkojnë gjërat, të paktën kemi fituar të drejtën e protestës në dyert e Brukselit duke shmangur përgjithnjë Tiranën me skutat e errëta të politikës ordinere 28 vjeçare. *Drejtues Sindikate në Shërbimet Policore të Shqipërisë/Nga Valentin MACAJ